Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 23.05.2020

Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën shtatë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 306 testeve. "Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë", është thënë në njoftim. Po të shtunën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë... Читать дальше...

Mijëra persona protestojnë kundër masave të izolimit në Spanjë

Evropaelire.org 

Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Spanjë, kundër menaxhimit të koronavirusit nga ana e qeverisë. Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të vozitin makinat nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke mbajtur distancën fizike. Protestuesit në kryeqytetin Madrid kanë mbajtur flamuj spanjollë nëpër duar, teksa i kanë bërë thirrje kryeministrit socialist, Pedro Sanchez që të japë dorëheqje. Spanja ka aplikuar disa prej masave më të ashpra në Evropë... Читать дальше...

Tajlanda po teston në majmunë një vaksinë për koronavirus

Evropaelire.org 

Tajlanda ka nisur testimin e një vaksine për koronavirus në majmunë pas rezultateve pozitive në minj, ka njoftuar Ministri tajlandez për Edukim të Lartë dhe Hulumtime Suvit Maesincee. Maesincee ka thënë se hulumtuesit shpresojnë se do të kenë më shumë të dhëna rreth efektit të vaksinës, deri në muajin shtator. “Ky projekt është për racën njerëzore, jo vetëm tajlandezët. Kryeministri (Prayuth Chan-ocha) ka theksuar politikën se ne duhet ta zbulojmë vaksinën dhe t’i bashkohemi komunitetit që po punon në këtë drejtim”... Читать дальше...



Vuhani kryen 1.4 milion teste pë​r koronavirus brenda ditës

Evropaelire.org 

Vuhani, qyteti kinez ku ka shpërthyer fillimisht koronavirusi i ri vitin e kaluar, ka testuar 1,470,950 persona për këtë virus të premten, kanë thënë zyrtarët. Më herët gjatë këtij muaji, autoritetet kineze kanë vënë një shënjestër ambicioze për testim të gjithë popullsisë 11 milionë banorëshe në më pak se dy javë. Ata besojnë se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar rihapje të sigurt të bizneseve dhe shkollave. Kjo fushatë synon të identifikojë bartësit pa simptoma – personat që janë... Читать дальше...

Pandemia pezullon projektet e reja kapitale

Evropaelire.org 

Të gjitha projektet e reja kapitale, të parapara në buxhetin e Kosovës për vitin 2020, janë pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vlera e përgjithshme e projekteve të reja kapitale për këtë vit është 122,8 milionë euro, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Ministrisë në detyrë të Financave dhe Transfereve. Nga vlera e përgjithshme, mbi 51,3 milionë euro ishin ndarë për nivelin qendror, kurse 71,5 për nivelin komunal. Disa nga projektet e reja, që janë paraparë në Ligjin për Buxhet të këtij viti... Читать дальше...

Kroacia pa asnjë rast të ri në 24 orët e fundit

Evropaelire.org 

Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, ka bërë të ditur Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile. “E 89-ta ditë që nga shfaqja e koronavirusit: 2,243 të sëmurë dhe 2,023 të shëruar. Sot i gëzohemi numrit, të cilin e kemi arritur me përgjegjësi dhe disiplinë, zero të infektuar të rinj”, ka shkruar në rrjetin social, Twitter, Ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh. Në Kroaci deri më 23 maj, 99 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Aktualisht mësohet se 121 persona janë të sëmurë... Читать дальше...

Bosnja shtyn zgjedhjet lokale

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Bosnjë e Hercegovinë njoftuan sot se do të shtyjnë zgjedhjet lokale, që ishin paraparë të mbaheshin më 4 tetor, për shkak të krizës buxhetore nëpër të cilën po kalon vendi. Qeveria ende nuk ka miratuar buxhetin për vitin 2020 dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se nuk mund të nisë përgatitjen për zgjedhje, pasi qeveria nuk ndau paratë për një gjë të tillë, pavarësisht se afati i fundit për këtë gjë ishte më 22 maj. “Zgjedhjet nuk mund të mbahen sipas Ligjit për zgjedhje dhe ato do të shtyhen deri më 15 nëntor”... Читать дальше...

Spanja paralajmëron rikthimin e La Ligës në qershor

Evropaelire.org 

Liga spanjolle e futbollit, La Liga mund të rikthehet në fushë nga 8 qershori, ka thënë kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Presidenti i Ligës, Javier Tebas ka thënë se shpreson që ndeshjet të nisin më 12 qershor, ndonëse La Liga ende nuk ka konfirmuar datën përfundimtare. Lojtarët e kësaj lige kanë nisur stërvitjet në grupe të më pak se 10 personave gjatë kësaj jave. “Spanja ka bërë atë që është dashur dhe tani horizontet e saj janë duke u hapur për secilin. Ka ardhur koha për të rikthyer aktivitetet e përditshme”, ka thënë Sanchez. Читать дальше...



Pandemia ndryshon mënyrën e të ushqyerit

Evropaelire.org 

Paraqitja e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19, ka ndryshuar edhe mënyrën e të ushqyerit të njerëzve. Shpallja e koronavirusit si pandemi, ka çuar në shpalljen edhe të gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut dhe rrjedhimisht kufizimin e lëvizjes, por edhe të karantinës shtetërore. Të përballur me rrethana të reja, kategoritë e njerëzve që kanë bërë jetë dinamike e cila ka imponuar ushqime të shpejt dhe jo të shëndetshme, tani dy muaj kanë aplikuar një regjim krejt të ndryshëm ushqimor, duke e përgatitur në shtëpi.

Një i vdekur dhe 20 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktima është një burrë 63 vjeç, i cili kishte qenë në trajtim mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Shkupit, që nga 6 maji. Me këtë numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend ka arritur në 113. Numri më i madh i vdekurve është në Shkup, gjithsej 24 persona, ndërsa qyteti i dytë me më shumë viktima është Kumanova, me 21 vdekur. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 20 raste të reja të të infektuarve në 24 orët e fundit. Читать дальше...

Irani do të lehtësojë masat e izolimit

Evropaelire.org 

Presidenti iranian, Hassan Rohani tha se autoritetet do të lejojnë që të rihapen më shumë biznese, vende kulturore dhe objekte fetare, si pjesë e lehtësimit të masave që u vendosën kundër koronavirusit. Rohani tha se vendet historike dhe muzetë po ashtu do të hapen duke filluar nga 24 maji, që përkon edhe me festën e Fitër Bajramit. Ai tha se objektet fetare – ku shumë persona ishin infektuar në fillim kur shpërtheu pandemia – do të rihapen një ditë më pas dhe besimtarët duhet të mbajnë distancë... Читать дальше...

Demokratët kritikojnë Shtëpinë e Bardhë për dërgimin e ventilatorëve në Rusi

Evropaelire.org 

Ligjvënësit amerikanë janë ankuar në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të dërgimit të dhjetëra ventilatorëve të prodhuar në SHBA për në Rusi. Ata kanë thënë se ky veprim është bërë pa justifikim dhe se potencialisht mund të privojë amerikanët e prekur nga koronavirusi, që të trajtohen. Letra, që është nënshkruar nga pesë ligjvënës demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, është zhvillimi i fundit sa i përket dërgesave të pajisjeve mjekësore nga SHBA-ja në Rusi. Rusia po ashtu ka bërë një gjest të ngjashëm gjatë kësaj jave. Читать дальше...

Ndalohen katër persona, nuk respektuan masat kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Katër persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar masat e ndërmarra nga autoritetet për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit. Sipas njoftimit të policisë, dy persona janë ndaluar në Komunën e Prizrenit dhe nga një person është ndaluar në Mitrovicë të Jugut dhe Pejë. Që prej 18 majit, në Kosovë ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Në këtë fazë – e cila pritet të zgjasë deri më 2 qershor – janë hapur një sërë biznesesh. Читать дальше...

Kosovarët, më të dhunshëm gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje për 30 për qind që nga koha kur në Kosovë është shpallur pandemia dhe vendi hyri në izolim. Organizatat që monitorojnë këto raste besojnë se kjo shifër do të ishte shumë më e madhe sikur të gjitha viktimat, sidomos gratë, të kishin mundësinë dhe guximin të lajmëronin ushtrimin e dhunës ndaj tyre. Erza Kurti nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se jo të gjitha rastet janë raportuar në polici në periudhën e pandemisë së koronavirusit të ri. Читать дальше...

OBSH: Në Afrikë, nivel i ulët i vdekshmërisë nga COVID-19

Evropaelire.org 

Në 54 shtete të Unionit Afrikan janë raportuar 103,933 raste me koronavirus të shtunën, ka njoftuar Qendra Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve. Deri më tani, shtetet afrikane kanë raportuar për 3,183 të vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, ndërkaq, 41,473 pacientë janë shëruar. Ka pasur parashikime të ndryshme lidhur me ndikimin që mund të ketë pandemia e koronavirusit në Afrikë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pandemia në Afrikë “duket se po merr një kahe tjetër”. Читать дальше...

Gjermania dhe Franca kërkojnë rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë. Përmes një artikulli të përbashkët, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian kanë thënë se moszgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor. “Së bashku me Serbinë dhe Kosovën, ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim të gjitha pengesat e mbetura. Çështjet e pazgjidhura ndërmjet të dyja shteteve vazhdon të mbetet... Читать дальше...

Kina nuk raporton asnjë rast të ri me koronavirus

Evropaelire.org 

Kina nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo është hera e parë që në këtë shtet – ku u shënuan rastet e para me koronavirus në dhjetor – që nuk regjistrohet asnjë rast i ri me sëmundjen COVID-19. Komisioni Shtetëror Shëndetësor gjithashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. Që prej se rastet e para u raportuan në qytetin kinez të Vuhanit, mbi pesë milionë persona në mbarë botën... Читать дальше...

Në Brazil rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Evropaelire.org 

Brazili ka regjistruar një numër të madh të rasteve të reja me koronavirus, duke u bërë vendi i dytë në botë me numrin më të madh të infektimeve, pas Shteteve të Bashkuara. Tani, në Brazili ka kaluar Rusinë dhe në këtë shtet të Amerikës Latine janë 330,890 raste dhe 21,048 vdekje nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Numri ditor i vdekjeve në Brazil në tre ditët e fundit ka qenë mbi 1,000. Ekspertët shëndetësorë thonë se mungesa e testimeve bën që të dyshojnë se shifrat në Brazil të jenë edhe më të larta. Читать дальше...

Australia u kërkon të rinjve të testohen për COVID-19

Evropaelire.org 

Shteti me popullsinë më të madhe në Australi u ka bërë thirrje të rinjve që të testohen për koronavirus, teksa vendi po përgatitet që të lehtësojë edhe më tej masat e izolimit, duke hapur restorantet dhe kafeteritë. Shteti australian Nju Sauth Uells – ku përfshihet edhe qyteti i Sidnejt – është vendi që ka pothuajse gjysmën e numri të përgjithshëm të rasteve me koronavirus në Australi. Ky vend po planifikon që nga 1 qershori të rihapë restorantet. Ekspertët shëndetësorë kanë kërkuar nga qytetarët... Читать дальше...

Pandemia ndryshon traditën e myslimanëve për festën e Bajramit

Evropaelire.org 

Këtë fundjavë, myslimanët në mbarë botën shënojnë festën e Fitër Bajramit, me të cilën edhe përfundon Muaji i shenjtë i Ramazanit. Por, këtë vit për shkak të masave kundër pandemisë, shumë myslimanë në botë nuk do të mund ta shënojnë këtë festë, sipas traditave të zakonshme. Në varësi të pozicionit të hënës, festimet e Bajramit, këtë vit, fillojnë më 23 maj ose më 24 maj. Shumë ceremoni të lutjeve të festës së Bajramit, festivale në natyrë dhe festime të tjera publike janë anuluar në të gjithë botën për shkak të pandemisë së COVID-19. Читать дальше...

Kisha bëhet "xhami" për myslimanët që s'kanë ku të falen në Gjermani

Evropaelire.org 

Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters. Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me qëllim të luftimit të koronavirusit. Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В дивизии имени Ф.Э. Дзержинского Росгвардии стартовал турнир по боксу «Кубок Победы»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Полина Михайлова

Россиянка Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Минэкологии требует возместить ущерб в 19 млн руб от свалки в Ленинском округе





Путин в России и мире
Москва

Участников СВО обучат для работы в органах власти


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Волочкова сообщила подписчикам об очередной поездке на Мальдивы



Москва

Павла Десяткова назначили главным тренером ХК «Витязь»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net