Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 26.05.2020

Mbretëria e Bashkuar autorizon përdorimin e remdesivirit kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Ilaçi i quajtur, remdesivir, që besohet se zvogëlon kohën e shërimit të pacientëve nga koronavirusi, është miratuar për përdorim nga Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka thënë se ky trajtim mund të përbëjë hapin më të madh në rrugën e trajtimit të koronavirusit, prej ditëve të para të shpërthimit. Remdesivir është ilaç anti-viral, që është përdorur kundër Ebolas. Rregullatorët britanikë kanë thënë se ka mjaftueshëm të dhëna... Читать дальше...

Samiti i G7-ës “do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë”

Evropaelire.org 

Samiti i liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara në botë do të zhvillohet “në fund të muajit qershor” në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, pavarësisht situatës së krijuar me koronavirus, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany. Ajo ka thënë në një konferencë për media se presidenti amerikan, Donald Trump e konsideron samitin si shembull të hapjes graduale të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara. “Ne do të mbrojmë liderët botërorë që vijnë këtu, ashtu si mbrojmë njerëzit në Shtëpinë e Bardhë”, McEnany. Читать дальше...

Nëntë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të martën nëntë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 220 testeve. "Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan", është thënë në njoftim. Po të martën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në  794. Marrë parasysh të dhënat e fundit... Читать дальше...



Japonia ndihmon Kosovën me mbi 700 mijë dollarë në luftën kundër Covid-19

Evropaelire.org 

Ministria në detyrë e Shëndetësisë ka njoftuar është informuar që Japonia ka ndarë mbi 700 mijë dollarë për Kosovën me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri. Në një komunikatë për media është thënë se lajmi për këto fonde i është kumtuar kësaj ministrie nga i ngarkuari me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara. Në një takim mes Ministrit në detyrë të Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia dhe Ogasawaras, ky i fundit është cituar të ketë thënë se Japonia e konsideron situatën... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut hoqi orën policore, ende s’ka vendim për kufijtë

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut hoqi të gjitha kufizimet e lëvizjes brenda këtij shteti duke nisur nga dita e mërkurë. Ndalesa për lëvizje deri tani ka qenë nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit ndërsa fundjavave ishte aplikuar edhe karantinë shtetërore, por me propozimin e ri ajo do të hiqet tërësisht. Megjithatë kryeministri Oliver Spasovski ka bërë thirrje për respektimin e masave, në veçanti mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike si dhe përdorimin e dezinfektuesve. “Virusi është këtu... Читать дальше...

Danimarka hap kufijtë për çiftet e ndara nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Danimarka ka rihapur kufijtë për çiftet që janë ndarë nga partnerët e tyre si pasojë e koronavirusit. Të hënën, partnerët e ndarë që jetojnë në shtetet nordike apo në Gjermani, janë lejuar të hyjnë në Danimarkë. Aktualisht rregullat kërkojnë që njerëzit të vërtetojnë lidhjen e tyre para autoriteteve përmes fotografive, mesazheve të shkruara apo shkëmbimit të adresave elektronike. Mirëpo Ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup, ka thënë se këto rregullore do të lehtësohen në ditët në vijim, dhe... Читать дальше...

Lëvizja Vetëvendosje kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të martën se kryetari i Qendrës së saj në Podujevë, Bajram Ajeti ka dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) kërkesën për mbajtje të zgjedhjeve komunale më 14 qershor. “Pezullimi i zgjedhjeve komunale për kryetar komune është bërë me datën 14.03.2020, nga presidenti për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Situata e krijuar në vend e posaçërisht në komunën tonë ku nuk kemi asnjë rast aktiv të infektuar me covid19 mbi një muaj. Vlerësojmë se... Читать дальше...

Gjykatat mbesin të mbyllura përkundër lehtësimit të masave

Evropaelire.org 

Që nga raportimi i rasteve të para me koronavirusin e ri në muajin mars, gjykatat edhe prokuroritë në Kosovë nuk janë duke u marrë me raste tjera përveç atyre që lidhen me paraburgime ose dhunë në familje. Kjo mënyrë e funksionimit është duke vazhduar ende, pavarësisht lehtësimit të masave për lëvizje të lirë nga autoritetet përkatëse. Ibrahim Fazliu nga Peja, tha për Radion Evropa e Lirë, se për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, rasti i tij për një çështje pronësore, disa herë është shtyrë... Читать дальше...



The Ickabog, libri i ri i autores JK Rowling

Evropaelire.org 

Autorja e librave Harry Potter, JK Rowling, ka befasuar adhuruesit e saj kur ka njoftuar se do të publikojë një libër të ri për fëmijë në faqen e saj online. The Ickabog ka treguar se është përrallë, njëherësh libri i parë i saj për fëmijë që nuk lidhet me Harry Potterin. Ajo ka thënë se e ka shkruar atë libër më shumë se një dekadë për parë për fëmijët e saj, mirëpo ka vendosur ta publikojë atë në kohën e pandemisë me koronavirus. Është për “fëmijët në izolim, apo për ata që janë kthyer në shkollë... Читать дальше...

Aktakuzë ndaj një gruaje nga Kosova për pjesëmarrje në grup terrorist

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur të martën aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurës me inicialet J.L. nën dyshimet për kryerje të veprës penale, “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, duke përmendur grupin militant, Shteti Islamik (IS). Në një komunikatë për media, kjo Prokurori ka thënë se e pandehura J.L. më 12.09.2014,  përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” ka udhëtuar për në Stamboll “ me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake... Читать дальше...

Ambasadori britanik: I rëndësishëm respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese këtë javë

Evropaelire.org 

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott e ka konsideruar shumë të rëndësishëm respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këtë javë, rreth kushtetushmërisë së vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë së re. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka thënë se pavarësisht vendimit që do të prezantohet, i njëjti do të ndikojë në ndryshim, qoftë me zgjedhje të reja, apo qeveri të re. Читать дальше...

Maqedoni e Veriut: Çdo i dyti adoleshent shpreh probleme të shëndetit mendor

Evropaelire.org 

Pothuajse gjysma e fëmijëve nga mosha 11 deri në 15 vjeç në Maqedoninë e Veriut, që janë anketuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë shprehur se kanë probleme që lidhen me shëndetin mendor. Në raportin e Zyrës për Evropën të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se të anketuarit kanë shprehur pakënaqësi të ndryshme, si simptoma psikosomatike (kokëdhimbje, dhimbje të stomakut, nervozë, probleme me gjumin, mungesë të disponimit si dhe pakënaqësi të tjera. Në bazë të këtij studimi... Читать дальше...

Rusia do të zhvillojë paradë në përkujtim të Luftës së Dytë Botërore

Evropaelire.org 

Rusia do të zhvillojë një paradë ushtarake për të shënuar 75-vjetorin e Ditës së Fitores përgjatë Luftës së Dytë Botërore, pas shtyrjes së festimeve, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ka njoftuar presidenti rus, Vladimir Putin. Putin është detyruar të anulojë paradën për shënimin e kësaj dite më 9 maj, pasi shtimit të numrit të personave të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi. Zakonisht, në Ditën e Fitores në Rusi shihen radhë të gjatë të ushtarëve, veteranëve, pajisje moderne ushtarake... Читать дальше...

Nga 1 qershori, Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut, nga data 1 qershor, pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje. Kështu propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e së martës, ku u propozua edhe heqja e orës policore, si dhe hapja e restoranteve dhe e kafeneve. Këto kufizime janë ndërmarrë qysh në muajn mars, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Propozimet e Komisionit për heqjen e tyre do të diskutohen në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të martën pasdite. "Ne do të marrim vendime... Читать дальше...

BE-ja nuk komenton deklaratën e Thaçit për bisedimet e udhëhequra nga Lajçaku

Evropaelire.org 

Për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova duhet të bashkohet me të gjithë, por duhet të bëjë edhe diferencimin e partnerëve të saj strategjikë se kush mund të zhvillojë negociatat, të përmbyllë marrëveshjen dhe të zbatojë atë, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Lidhur me këtë, ai theksoi se ka besimin e plotë në rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do ta dinamiziojnë procesin dhe ta përmbyllin në mënyrë të suksesshme. “Pa një rol udhëheqës të SHBA-së, nuk ka faktorë që mund t’i lëvizë këto gjëra... Читать дальше...

Danimarka pret tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Evropaelire.org 

Ekonomia e Danimarkës po përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të masave të izolimit kundër koronavirusit. “Është serioze”, tha të martën ministri danez i Financave, Nicolai Wammen. “Kriza e koronavirusit me gjasë do të ndikojë ekonominë e Danimarkës edhe për disa vite. Por, ne kemi shtruar rrugën për dalje nga kriza dhe kemi ndërmarrë tashmë hapat e parë të rëndësishëm”, tha ai. Në muajin prill, Wammen ka thënë se Danimarka përballet me një nga “kapitujt më të errët” në historinë e saj... Читать дальше...

Shpresë për vaksinën derisa virusi po shkatërron ekonominë botërore

Evropaelire.org 

Studiuesit po testojnë një “koktej të antitrupave” kundër koronavirusit, përderisa studimet në majmunë po japin rezultate premtuese për zbulimin e vaksinës. Përkundër pandemisë, shumë persona vazhdojnë të vriten në botë si pasojë e konflikteve të armatosura. (Përgatitën: Donika Alihajdaraj & Bujar Tërstena)

Serbia kritikon Malin e Zi për moshapje të kufirit me të

Evropaelire.org 

Ministrja e Transportit e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë me Serbinë është në kundërshtim me parimet e lirisë së lëvizjes, mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian, dhe se nuk u kontribuon marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon. “Mali i Zi, në procesin e integrimit evropian, ka përparuar më shumë se Serbia dhe disa vende të tjera të rajonit. Në përputhje me këtë, ai do të duhej të ishte shembull për të tjerët. Por, në vend të kësaj, midis njerëzve krijohen artificialisht barriera"... Читать дальше...

Gjermania planifikon rihapjen e kufijve me 31 vende

Evropaelire.org 

Qeveria e Gjermanisë planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor. Gjermania, sikur edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, ka mbyllur kufijtë në mes të marsit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Sipas një propozimi të parë nga agjencia e lajmeve DPA, Gjermania planifikon t’i rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës së lëvizjes së lirë, Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.


Музыкальные новости
Баста

Баста: если Акинфеев на десять минут выйдет за «СКА‑Ростов», мы все будем плакать





Персональные новости
Коммерсантъ

«Коноплянка» гнездится в России // Московский «Кристалл» начнет выпуск белорусской водки





Kurti: Pres nga Kushtetuesja të interpretojë dhe jo të shkruajë Kushtetutën

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se se pret nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë intepretimin e Kushtetutës dhe jo, siç tha ai, shkrimin e saj. Kurti iu referua rastit që ka dërguar Lëvizja e tij Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar kushtetushmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për dekretimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Qendrën e Studentëve në Prishtinë... Читать дальше...

Brazili mban rekomandimin për hidroksiklorinë, pavarësisht paralajmërimit të OBSH-së

Evropaelire.org 

Brazili tha se nuk do të ndryshojë rekomandimin e tij për përdorimin e hidroksiklorinës dhe të klorokinës kundër koronavirusit, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e pezulloi testimin e këtyre dy ilaçeve, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka promovuar disa përfitime të supozuara të tyre kundër koronavirusit. Javën e kaluar, një studim në revistën mjekësore The Lancet ka konstatuar se hidroksiklorina nuk sjell përfitime në trajtimin e pacientëve... Читать дальше...

Spanja kërkon rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve

Evropaelire.org 

Spanja kërkoi nga partnerët e Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën e ashtuquajtur Schengen. Vendet e BE-së, por edhe të tjerat, i kanë mbyllur kufijtë qysh në mes të muajit mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Me rënien e numrit të rasteve të reja, vendet veç e veç kanë nisur lehtësimin e masave kufizuese, përshirë edhe rihapjen e kufijve. "Ne duhet të punojmë me partnerët tanë evropianë për... Читать дальше...

Dy pacientë me koronavirus në QKUK, në gjendje të rëndë

Evropaelire.org 

Nëntë pacientë të infektuar me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në njoftimin për media të kësaj klinike thuhet se dy pacientë janë në gjendje të rëndë dhe se po trajtohen në repartin e mjekimit intensiv. Prej të tjerëve, dy po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa pesë raste janë në gjendje stabile. Në Kosovë, që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë konfirmuar gjithsej 1,038 të infektuar. Prej tyre, 791 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur. Читать дальше...

Republika Çeke rihap kufijtë me disa kushte

Evropaelire.org 

Republika Çeke rihapi të martën kufijtë me Austrinë dhe Gjermaninë, edhe pse kufizimet për ata që lejohen të hyjnë në këtë vend do të mbeten. Autoritetet thanë se vetëm shtetasit çekë, banorët e huaj, studentët e Bashkimit Evropian dhe biznesmenët do të lejohen të hyjnë. Pasagjerët do të duhet të kenë një certifikatë që dëshmon se nuk janë të infektuar me koronavirus - në të kundërtën, përballen me dy javë karantinë. Çekia, sikurse të gjitha vendet e BE-së dhe të tjerat, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars... Читать дальше...

OBSH paralajmëron valë të dytë të koronavirusit, nëse masat hiqen shpejt

Evropaelire.org 

Derisa shumë vende të botës kanë lehtësuar masat kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paralajmëruar ato se mund të përballen me “valën e menjëhershme të dytë” të të infektuarve. Në pjesën më të madhe të Evropës dhe Azisë Lindore, virusi duket se është zbehur, por pjesa tjetër e botës është ende duke luftuar valën e parë të tij. Shefi i programit për emeregjenca të OBSH-së, Mike Ryan, tha se virusi tani po përhapet në pjesë të Amerikës Latine, Azisë së Jugut dhe Afrikës. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Магаданцы завоевали медали на Чемпионате России по борьбе джиу-джитсу


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Свентек стала первой полуфиналисткой турнира WTA-1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Воспитанник Московского дворца пионеров стал лауреатом конкурса «Эксперимент в космосе. Космос для всех»





Путин в России и мире
Москва

Путин: пример поколения ветеранов Великой Отечественной войны вдохновляет и сейчас


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Киеве СБУ проводит облавы против нелояльных Зеленскому


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Николай Басков

«Гостевой брак»: Басков раскрыл странные подробности личной жизни



Москва

В Королеве завершены монолитные работы по возведению здания музыкальной школы

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net