Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2019

Новости за 30.05.2019

BE-ja reagon pas deklaratave të kryeministres serbe

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se në Kosovë, sipas saj ka zyrtarë shtetërorë "që vërtet kanë dalë prej malit”, duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ka... Читать дальше...

Narendra Modi betohet për herë të dytë si kryeministër i Indisë

Evropaelire.org 

Narendra Modi është betuar për mandatin e dytë si kryeministër i Indisë, pasi partia e tij ka fituar shumicën në zgjedhjet e mbajtura së fundmi në këtë shtet. Mijëra persona janë ftuar për të qenë pjesë e kësaj ceremonie në Delhi, duke përfshirë edhe shumë liderë rajonalë, ndonëse në këtë listë është përjashtuar emri i kryeministrit pakistanez, Imran Khan. Zgjedhjet e fundit janë konsideruar si referendum për 68-vjeçarin Modi, i cili pavarësisht mbështetjes nga një pjesë, akuzohet edhe për krijim të ndasive. Читать дальше...

Rusia i konsideron provokime deklaratat e SHBA-së për testime bërthamore

Evropaelire.org 

Rusia ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së gjeneralit amerikan, Robert Ashley, se Moska “mund të jetë” duke shkelur një traktat ndërkombëtar, pasi po kryen testime bërthamore. Kjo deklaratë është “provokim i pastër”, ka thënë ministria e Jashtme ruse, përmes një deklarate. Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Agjencia amerikane për Inteligjencë dhe Mbrojtje, ka supozuar se Moska nuk është duke zbatuar Traktatin Gjithpërfshirës për Testime Bërthamore, dhe është duke kryer testime të shkallës së ulët. Читать дальше...



Inspektorati Policor i Kosovës vazhdon aksionin duke arrestuar edhe dy zyrtarë

Evropaelire.org 

Inspektorati Policor i Kosovës, (IPK), respektivisht, hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar dy zyrtarë policorë, njërin në pikë-kalimin kufitar në Jarinjë dhe tjetrin në Mitrovicën Jugore . Përmes një komunikate për media, Inspektorati ka bërë të ditur se arrestimet e zyrtarëve policorë të policisë kufitare me inicialet D.P dhe V.T, janë vazhdimësi e operacionit të emërtuar “Kontrabanda”, që është zhvilluar më 28 maj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në disa lokacione në veri të Kosovës dhe më gjerë... Читать дальше...

Mirëpritet vendimi detyrues i UEFA-s për shtetet që nuk e njohin Kosovën

Evropaelire.org 

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka mirëpritur vendimin e Unionit të Federatave të Futbollit të Evropës (UEFA), i cili i detyron vendet që nuk e njohin Kosovën, të luajnë kundër skuadrës së saj kombëtare dhe klubeve të saj, si nikoqir – qoftënë shtëpi apo në terren neutral – dhe si mysafir. Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, presidenti i këtij unioni, Aleksander Ceferin, njoftoi se ky komitet, ka miratuar një rregull të ri lidhur me ndeshjet e Kosovës, dhe klubeve të saj, me shtetet që nuk e njohin atë... Читать дальше...

Shtetasi rus i UNMIK-ut dërgohet për trajtim mjekësor në Beograd

Evropaelire.org 

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka njoftuar se pjesëtari rus i këtij misioni, që është arrestuar dhe më pas liruar në Kosovë, është duke u transferuar në Beograd për trajtim mjekësor. Shtetasi rus, Mikhail Krasnoshçekov, dhe një pjesëtar tjetër i UNMIK-ut, janë arrestuar më 28 maj pasi janë gjendur në afërsi të  disa barrikadave, përmes së cilave është tentuar të pengohet Policia e Kosovës, teksa ka qenë duke realizuar një  aksion policor për arrestimin e zyrtarëve policorë dhe... Читать дальше...

Thaçi: Raporti i zgjerimit nuk reflekton situatën në Kosovë

Evropaelire.org 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar të enjten, Raportin për Zgjerim të Komisionit Evropian nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. Në një komunikatë për media të lëshuar nga presidenca, presidenti Thaçi ka shprehur zhgënjimin e tij, duke thënë se raporti merret më shumë me taksën që Qeveria e Kosovës ka vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës dhe fare pak me vlerësimin real të fushave të caktuara.  “Gjuha e përdorur në raport, e cilëson... Читать дальше...

A janë përgjimet në BDI të ndërlidhura me aksionin “Fshesa”?

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale Publike është duke i analizuar të ashtuquajturat “bomba” nga bisedat telefonike, të cilat të martën në mbrëmje u bënë publike në rrjetet sociale, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë nga ky institucion. Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarre të gjitha masat që sa më parë të zbardhet ky rast dhe ndaj kryesit të veprës, do të ngrihet akuzë penale. “Tashmë është konstatuar se kush qëndron mbrapa profilit në Facebook... Читать дальше...



Trump thotë se Rusia i ka ndihmuar t'i fitojë zgjedhjet, por më pas distancohet

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Rusia i ka ndihmuar atij të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, një koment që ka qenë në kundërshtim me mohimet disamujore për këtë çështje. Trump i ka bërë këto deklarata përmes një postimi në Twitter, më 30 maj, mirëpo vetëm pak orë më vonë është distancuar nga këto deklarata kur është pyetur nga gazetarët. Presidenti amerikan ka mohuar vazhdimisht se ndërhyrja ruse i ka ndihmuar atij që të fitojë zgjedhjet kundrejt rivales së tij demokrate, Hillary Clinton. Читать дальше...

Lumenjtë e “vdekur” të Kosovës

Evropaelire.org 

Lumenjtë e Kosovës kanë nivel të lartë të ndotjes pasi në ta hidhet sasi e madhe e mbeturinave dhe derdhen ujërat e zeza. Organizatat që merren me mbrojtjen e ambientit paralajmërojnë degradim të mëtejmë të lumenjve nëse shteti nuk merr ndonjë masë.

Nisma për tribunalin merr kahe të paqartë

Evropaelire.org 

Nisma për themelimin e një tribunali ndërkombëtar për krime lufte po merr kahe të paqartë, ngase jo të gjitha grupet parlamentare e shohin si të realizueshme idenë, që me të madhe ishte proklamuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Debati rreth kësaj nisme, është zhvilluar edhe të enjten në Kuvendin e Kosovës dhe pas mospajtimeve dhe paqartësive, është vendosur që të formohet një grup, i cili do të merret me përpilimin e dokumenti në bazë të së cilit, eventualisht do të vazhdojë procesi në të ardhmen. Читать дальше...

Dënohet sulmi fizik ndaj gruas rome në Lipjan

Evropaelire.org 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, (KMDLNj), ka dënuar sulmin ndaj një qytetareje me përkatësi rome, e cila ishte raportuar nëpër rrjete sociale dhe disa media elektronike se “kishte rrëmbyer fëmijë nëpër shkolla”. KMDLNJ e ka cilësuar sulmin fizik nga një grup i të rinjve, në qytetin e Lipjanit si “linçim i një qytetareje të pafajshme”. “KMDLNj e dënon ashpër këtë dhunim të të drejtave të njeriut, të lirisë së lëvizjes dhe të drejtës për jetë të një qytetareje të pafajshme... Читать дальше...

Trump: SHBA-ja po bën punë të mirë në bisedimet me Kinën

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara janë duke bërë punë të mirë në bisedimet për tregti me Kinën dhe se Pekini kërkon që të arrijë marrëveshje me Uashingtonin. “Kina do të dëshironte shumë që të arrinte marrëveshje me ne. Ne kemi pasur një marrëveshje dhe ata e kanë shkelur atë. Mendoj që nëse do t’iu duhej ta bënin sërish atë që kanë bërë, ata nuk do të vepronin njëjtë”, ka thënë Trump teksa është larguar nga Shtëpia e Bardhë, për të mbajtur një fjalim... Читать дальше...

Gjashtë persona të vdekur nga sulmi i IS-it në Kabul

Evropaelire.org 

Një sulm vetëvrasës në hyrje të një qendre ushtarake të trajnimit në Kabul, ka lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe ka plagosur gjashtë të tjerë, kanë njoftuar zyrtarë të sigurisë. Sulmuesi ka shpërthyer bombën jashtë Universitetit për Mbrojtje Kombëtare, Marshal Fahim, në lindje të kryeqytetit të Afganistanit. Grupi militant, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve, Amaq, që është e lidhur me këtë grup. Shpërthimi ka ndodhur teksa disa... Читать дальше...

Deklarata e kryeministres Bërnabiq

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se e shqetëson situata në Kosovë, sepse, sipas saj, ka “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”.

Lideri opozitar në Britani sheh rrezik të Brexitit pa marrëveshje

Evropaelire.org 

Lideri i Partisë Laburiste në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn ka thënë se ekziston një rrezik i largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje dhe se partia e tij opozitare do të bëjë gjithçka për ta parandaluar një gjë të tillë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. “Mendoj se ekziston një rrezik i madh i largimit pa marrëveshje, pas largimit të kryeministres nga zyra dhe bazuar në agjendën e kandidatëve për këtë pozitë nga Partia Konservatore”, ka thënë Corbyn. “Ne do të bëjmë... Читать дальше...

Assange-it i përkeqësohet gjendja shëndetësore në burg

Evropaelire.org 

Gareth Peirce, njëri nga avokatët e themeluesit të organizatës, Wikileaks, Julian Assange, ka thënë se kërkesa e Shteteve të Bashkuara për ekstradim është shtyrë për muajin qershor, sepse klienti i tij është shumë i sëmurë për t’u paraqitur përmes video-lidhjes nga një burg në Britani. Uashingtoni është duke kërkuar ekstradimin e Assange, 47-vjeçar, i cili është arrestuar pasi është larguar nga Ambasada e Ekuadorit në Londër më 11 prill, për shkak të dyshimeve rreth rolit që ka pasur në publikimin... Читать дальше...

Thaçi kërkon që BE-ja ta dënojë "gjuhën raciste" të kryeministres serbe

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është "edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës".  Komentet e Thaçit vijnë një ditë pasi Bërnabiq, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se e shqetëson situata në Kosovë, sepse, sipas saj, ka “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”. Thaçi kërkoi nga Bashkimi Evropian që... Читать дальше...

Foshnja më e vogël në botë lirohet nga spitali

Evropaelire.org 

Një foshnje që ka lindur vetëm 245 gramë, dhe që besohet se është fëmija më i vogël që ka mbijetuar ndonjëherë sa u përket lindjeve të parakohshme, është liruar nga spitali në Shtetet e Bashkuara. Foshnja Saybie ka peshuar sa një mollë e madhe kur ka lindur në javën e 23-të të zhvillimit, në dhjetor të vitit 2018. Duke luftuar për jetë, ajo është trasferuar në kujdes intensiv në një spital në San Diego të Kalifornisë. Doktorët u kanë thënë prindërve të foshnjës fillimisht se ajo ka vetëm disa orë për të jetuar. Читать дальше...


Музыкальные новости
Концерт

Концерт «Пасхальная радость» пройдет в Музеях Московского Кремля





Персональные новости
Кубок

«Кубок футбольных мам» прошел на стадионе «Москвич» в Лобне





Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë

Evropaelire.org 

Një helikopter ushtarak Mi-8 u rrëzua gjatë stërvitjeve në perëndim të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e të katër anëtarëve të ekuipazhit. Lajmi u konfirmua të enjten nga zyra për media e Forcave Tokësore të Ukrainës. Sipas saj, Forcat Tokësore e kanë humbur kontaktin me helikopterin të mërkurën mbrëma, në orën 23:27, sipas kohës lokale. Agjencitë e zbatimit të ligjit ndodhen në vendin e ngjarjes në rajonin Rivne. Duke reaguar ndaj lajmit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha... Читать дальше...

Deklaratat e Muellerit shtojnë thirrjet për votëbesim ndaj Trumpit

Evropaelire.org 

Demokratët në Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për nxjerrjen e presidentit Donald Trump në votëbesim, pasi këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, i bëri komentet e para publike. Duke folur të mërkurën, Mueller tha se hetimet e tij nuk e kanë shfajësuar Trumpin nga pengimi i drejtësisë. Mueller është ngarkuar me hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Ai tha se akuzat për krim kundër një presidenti nuk kanë qenë opsion. Çështja e votëbesimit e ka ndarë Partinë Demokratike... Читать дальше...

UEFA i detyron vendet të jenë nikoqire të Kosovës

Evropaelire.org 

Federata Evropiane e Futbollit - UEFA - tha se po i shtrëngon rregullat e saj, në mënyrë që vendet që nuk e njohin Kosovën, të mos refuzojnë të jenë nikoqire të ekipit të saj kombëtar të futbollit. Kosova ka ende shanse të kualifikohet për Kampionatin Evropian më 2020 dhe katër nga 11 vendet që do t''i organizojnë lojërat e turneut të vitit të ardhshëm, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Në mesin e tyre janë: Azerbajxhani, Rumania, Rusia dhe Spanja. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin,... Читать дальше...

Turqia liron shkencëtarin e NASA-s

Evropaelire.org 

Një shkencëtar turko-amerikan, i cili ka punuar për agjencinë hapësinore të Shteteve të Bashkuara NASA, u lirua nga një burg në Turqi. Serkan Golge, i cili është mbajtur tre vjet në izolim nën akuza që lidhen me terrorizmin, u lirua pas një bisede telefonike midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Shpjegim zyrtar për lirimin e 40-vjeçarit nuk u dha. Uashingtoni i ka kërkuar vazhdimisht Turqisë të lirojë Golgen. Golge është arresuar në vitin 2016, derisa ka qenë për pushime në Turqi. Читать дальше...

Rruga e humbur për në BE

Evropaelire.org 

Kosova po e humb betejën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, vlerësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile. Pas publikimit të Pakos së zgjerimit të Komisionit Evropian, si një prej dokumenteve me të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë në procesin e integrimit në BE, organizatat joqeveritare në Kosovë që përcjellin nga afër procesin integrues, kanë dalë me disa gjetje përmes së cilave i bëjnë fajtore institucionet e Kosovës për ngecjet e theksuara në raportin e Komisionit Evropian. Читать дальше...

Shtatë të vdekur nga përmbytja e anijes në Budapest

Evropaelire.org 

Së paku shtatë njerëz vdiqën dhe 19 mbeten të zhdukur, pasi një anije u përmbyt në lumin Danub në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Tridhjetetre njerëz, shumica turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur ajo u përplas nga një anije tjetër, derisa po ankorohej, raporton agjencia e lajmeve MTI. Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Lumi Danub raportohet të jetë fryrë si pasojë e reshjeve të mëdha, që  shkaktuan rryma të forta. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 jugkoreanë janë të zhdukur. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

«Кубок футбольных мам» прошел на стадионе «Москвич» в Лобне


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

«У меня больше нет сил бороться». Елена Рыбакина раскритиковала WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Чиновники в Эртиле, рекультивируя полигон ТКО за 484,72 млн рублей, создали новую свалку в 2 га





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии социально-экономического потенциала территорий России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Валерий Гергиев

Собянин поздравил народного артиста России Валерия Гергиева с днём рождения



Москва

Производство Boeing 787 пострадало после начала СВО из-за санкций Запада против РФ

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net