Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2019

Новости за 15.05.2019

Kancelarja Merkel përshëndet unitetin e BE-së kundrejt Iranit

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Evropa duhet të “ripozicionohet” në një botë që po ndryshon vazhdimisht dhe është duke mirëpritur unitetin e fuqive të Bashkimit Evropian kundrejt Iranit, në krahasim me ndasitë e thella lidhur me luftën 16-vjeçare në Irak. Merkel ka thënë në një intervistë për të përditshmen gjermane, Sueddeutsche Zeitung se Evropës i duhen arguemente më largpamëse, pasi sipas saj vetëm duke “përmendur shtatë dekada të paqes nuk është mjaftueshëm për të arsyetuar Evropën”. Читать дальше...

Presidenti kinez kërkon përafrim mes shteteve në botë

Evropaelire.org 

Presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje për përafrim të shteteve dhe ka cilësuar “budallallëk” supremacinë raciste, në kohën kur janë rritur tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara. Këto janë deklaratat e para publike të presidentit kinez, prej kur është përshkallëzuar konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Kinës, me rritjen e tarifave nga të dyja palët. Xi nuk ka përmendur SHBA-në, apo luftën tregtare në mënyrë të drejtpërdrejtë, mirëpo është fokusuar në prezantimin e Kinës si shtet “i hapur”. Читать дальше...

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, 8 faktet që duhet ditur

Evropaelire.org 

Kur do të votohet dhe kush merr pjesë në zgjedhje? Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen prej 23 deri më 26 maj. Qytetarët e 28 vendeve anëtare u drejtohen kutive të votimit të dielën më 26 maj. Rezultatet paraprake do të prezantohen mbrëmjen e së dielës përmes një organizimi të madh në ambientet e Parlamentit Evropian në Bruksel. Cilat janë partitë dhe fraksionet kryesore? Në Parlamentin Evropian janë shtatë familje të mëdha politike, katër prej të cilave mund të konsiderohen shumë pro-evropiane. Читать дальше...



Kongresi amerikan kërkon informacione lidhur me Iranin

Evropaelire.org 

Liderët kryesorë në Kongresin amerikan do të njoftojnë për gjendjen në Lindje të Mesme, teksa ligjvënësit kërkojnë përgjigjje nga Shtëpia e Bardhë rreth hapave që ka marrë presidenti amerikan, Donald Trump kundrejt Iranit. Disa burime të agjencisë së lajmeve, Associated Press kanë thënë të mërkurën se liderët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit kanë kërkuar që të informohen nga administrata. Pompeo: Nuk duam luftë me Iranin Një gjë e tillë është planifikuar të ndodhë në kohën e rritjes së tensioneve në Gjirin Persik... Читать дальше...

Prodhuesit vendorë përfitojnë nga taksa

Evropaelire.org 

Zbatimi i taksës 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka sjell si efekt rritje në industrinë e prodhimit vendor, thonë përfaqësues të kompanive prodhuese në Kosovë. Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha për Radion Evropa e Lirë se shumë prodhues vendorë kanë arritur të zgjerojnë tregun, duke arritur të rrisin sasinë e prodhimit dhe numrin e të punësuarve. “Informatat që kemi nga sektori i prodhimit tregojnë se ka rritje në sektorin e ndërtimit, ushqimit dhe sektorë të tjerë. Читать дальше...

Putin mund të takohet me Trumpin muajin e ardhshëm

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai mund të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në margjina të samitit të 20 vendeve më të industrializuara (G20), muajin e ardhshëm në Japoni. Trump ka thënë më 14 maj se ai ka planifikuar të takohet me Putinin në atë samit. Duke folur në një konferencë të përbashkët më 15 maj në Soçi, bashkë me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, Putin ka thënë se Rusia është plotësisht e gatshme për të normalizuar marrëdhëniet me Uashingtonin... Читать дальше...

Kujtohen fëmijët e vrarë në luftën e Kosovës

Evropaelire.org 

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 1,133 fëmijë. Në një ekspozitë në bibliotekën Hivzi Sylejmani në Prishtinë, janë ekspozuar gjësende personale të fëmijëve të vrarë.

Gruevski, azilant në Hungari, deputet në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherit deputet në Parlamentin e vendit, Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari për gjashtë muaj, nuk është aktiv në punën e Parlamentit. Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut, vlerëson se janë plotësuar të gjitha kushtet që t'i merret mandati i deputetit për shkak të mungesës pa arsye në Parlament. Por, VMRO DPMNE bën të ditur se deputetët e kësaj partie nuk do të votojnë për heqjen e mandatit të deputetit, Nikolla Gruevski. ​Sipas partisë maqedonase në opozitë... Читать дальше...



May e konsideron shokues arrestimin e punëtores së Këshillit Britanik në Iran

Evropaelire.org 

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se ajo është “thellësisht e shqetësuar” për burgosjen e një punëtoreje të Këshillit Britanik në Iran, nën akuzat për spiunim. “Kjo është absolutisht shokuese”, ka thënë May para parlamentit më 15 maj, duke thënë se gruaja ka qenë duke punuar për një organizatë legjitime që synon të promovojë marrëdhënie më të mira në mes të të dyja shteteve. Autoritetet e gjyqësorit në Iran kanë njoftuar më 13 maj se një grua e paidentifikuar iraniane, që ka punuar në Këshillin Britanik... Читать дальше...

Facebook kufizon mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropaelire.org 

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se do të kufizojë mundësinë për transmetim të drejtëpërdrejtë pak para mbajtjes së një samiti për ekstremizmin online, që është organizuar pas sulmeve në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re. Gjiganti teknologjik ka thënë se fillimisht do të ketë paralajmërime për shkelje të rregullave të reja të Facebook-ut. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka konsideruar këto masa “si hapa të mirë”. Në muajin mars, një i vetëquajtur supremacist i bardhë ka sulmuar dy xhami në Kristçërç... Читать дальше...

Si "të votohet" kur nuk ka votues?

Evropaelire.org 

Të martën, gjatë një seance të Parlamentit të Ukrainës, shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë filmoi deputetin Anton Yatsenko, nga Partia Vidrodzhennya, duke votuar disa herë për kolegët e tij që mungonin. Votimi në vend të deputetëve që mungojnë është i ndaluar me rregulloret e Parlamentit të Ukrainës, që në këtë vend njihet si Verkhovna Rada. (Video: Shërbimi i Ukrainës i REL-it)

Ndotja e ajrit në Meksiko Siti detyron banorët të qëndrojnë brenda

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Meksiko Siti kanë shpallur emergjencë të ambientit pasi ndotja e ajrit në kryeqytetin meksikan ka arritur nivele të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ata kanë bërë thirrje për të qëndruar në ambiente të mbyllura dhe kanë treguar se vetëm një numër i veturave mund të qarkullojnë në qytet. Kësaj situate është thënë t’i ketë kontribuuar edhe zjarri në pyjet e afërta. Në zonën kryesore të këtij qyteti besohet se jetojnë rreth 21 milionë persona. Nivelet e ndotjes së ajrit patën rënë dukshëm në vitet 1990 në këtë vend... Читать дальше...

Qeveria “pajtohet” me kritikat e ambasadës së SHBA-së

Evropaelire.org 

Kritikat dhe shqetësimet e shprehura nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë në lidhje me emërimet e individëve të pakualifikuar në pozita të larta dhe individë të dënuar për krime lufte, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se i mirëkuptojnë dhe i shohim si këshilla të vlefshme. Ndonëse komunikata e lëshuar nga ambasada amerikane fliste për një shqetësim tejet serioz, zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, duke i “mirëkuptuar” kritikat, thonë se kriteret profesionale duhet të jenë parakusht për përballimin e detyrave. Читать дальше...

Pilotët kanë ngritur çështjen e sigurisë të Boeing-ut qysh më 2018

Evropaelire.org 

Pilotët e kompanisë ajrore amerikane American Airlines i kanë tërhequr vërejtjen prodhouesit Boeing, në lidhje me sigurinë e avionëve të llojit 737 Max qysh në nëntor të vitit të kaluar, raportojnë mediat amerikane. Ata kanë kërkuar veprim të shpejtë pasi një avion i tillë është rrëzuar në Indonezi në muajin tetor, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord, thonë CBS dhe New York Times. Boeing-u raportohet se u ka rezistuar këtyre thirrjeve, porse ka premtuar rregullimin e softuerit. Çështja... Читать дальше...

SHBA largon stafin "jo të domosdoshëm" nga Iraku

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane në Bagdad ka thënë se Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar “punëtorët qeveritarë jo të domosdoshëm” që të largohen nga Iraku pas rritjes së tensioneve me Iranin. Ambasada ka thënë përmes një deklarate më 15 maj se urdhri vlen për punëtorët që punojnë në ambasadën dhe konsullatën amerikane në qytetin verior Irbil. “Shërbimet normale për vizat në të dyja vendet do të pezullohen përkohësisht. Qeveria amerikane ka kufizuar kapacitetin për të ofruar shërbime urgjente për qytetarët amerikanë në Irak”... Читать дальше...

Për apo kundër vrasjes së ariut?

Evropaelire.org 

Një ari që dyshohet se i kanë vrarë të vegjëlit ka shkaktuar dëme në një fshat të Prizrenit. Agjencia Pyjore e Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e këtij ariu, pavarësisht pse Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka thënë përmes një postimi në Facebook se ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet dhe qëndrimet e komisionit profesional të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që është ngritur për vlerësimin e kësaj gjendjeje. Por si mendoni ju, a duhet vrarë këtë kafshë?

Thaçi shprehet i zhgënjyer nga mosuniteti i BE-së kundrejt Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të mërkurën se është befasuar për të keq kur ka mësuar që për takimin e mbajtur në Berlin ditë më parë me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk kishte koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai i bëri këto komente në një takim me ambasadorët dhe shefat e zyrave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, në të cilin ka shprehur zhgënjimin e tij se si në takimin e Berlinit nuk ka pasur unitet në vendet e Bashkimit Evropian rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Читать дальше...

Haradinaj kërkon përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradianj ka kërkuar që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, të jetë pjesë e agjendës së Bashkimit Evropian në një proces të përshpejtuar. Ai i ka bërë këto komente në një takim me ambasadorët dhe diplomatët finlandezë të rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj ka konsideruar se Finlanda, e cila më 1 korrik do të marrë kryesimin e këshillit të BE-së “do të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e BE-së”. Читать дальше...

Sa orë zgjat agjërimi?

Evropaelire.org 

Varësisht se ku jetojnë myslimanët në botë, ata agjërojnë me orare të ndryshme.


Музыкальные новости
Вадим Самойлов

Вадим Самойлов: В фильме «Дуэль» не будет отсылок к «Агате Кристи»





Персональные новости
Чемпионат

Магаданцы завоевали медали на Чемпионате России по борьбе джиу-джитсу





Alabama miraton projektligjin që ndalon abortin

Evropaelire.org 

Ligjvënësit në Alabama kanë miratuar një projektligj që ndalon pothuajse të gjitha abortet. Senati i dominuar nga Republikanët miratoi projektligjin që lejon abortet vetëm në rastet kur jeta e gruas është në rrezik. Ligjvënësit mposhtën një amendament të propozuar nga Demokratët për të lejuar abortet në rastet e përdhunimeve dhe incestit. Tani projektligji do të shkojë te guvernatorja republikane, Kay Ivey. Ajo nuk ka thënë nëse do ta nënshkruajë atë, por ajo shihet si një kundërshtare e zëshme e abortit. Читать дальше...

Akreditohen mbi 450 vëzhgues për zgjedhjet e 19 majit në komunat veriore

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka akredituar 464 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 19 maj. Sipas një njoftimi për media të KQZ-së thuhet se këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, Komisionin Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambasada, 1 organiziatë joqeveritare ndërkombëtare, dhe 4 vendore si dhe 15 media. Zgjedhjet e parakohshme në Mitrovicën Veriore... Читать дальше...

Komisioni i Kuvendit fton Prokurorinë Speciale të hetojë rastin e dëbimit të shtetasve turq

Evropaelire.org 

Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit të Kosovës, për rastin e dëbimit të shtetasve turq, ka miratuar të mërkurën draft raportin e tij. Komisioni i cili ishte funksionalizuar në korrik të vitit të kaluar, për të hetuar se çfarë kishte ndodhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka evidentuar 31 shkelje ligjore gjatë procesit të arrestimit dhe dëbimit të shtetasve turq. Shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të këtij Komisioni, ishin bërë nga dy agjencitë kryesore të sigurisë në Kosovë... Читать дальше...

Kriza në Sudan: Ushtria dhe opozita pajtohen për tranzicionin e pushtetit

Evropaelire.org 

Udhëheqësit ushtarakë të Sudanit kanë njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje me aleancën e opozitës për një periudhë tranzicioni tre-vjeçar të pushtetit. Këshilli Ushtarak Kalimtar tha se në bazë të marrëveshjes aleanca e opozitës do të ketë dy të tretat e vendeve në një Këshill legjislativ. Sudani është qeverisur nga Këshilli Ushtarak që nga rrëzimi nga pushteti dhe arrestimi i presidentit, Omar al-Bashir. Protestat që çuan në rrëzimin e tij kanë vazhduar me kërkesën për qeverisje të plotë civile. Читать дальше...

San Francisko ndalon përdorimin e teknologjive për njohjen e fytyrës

Evropaelire.org 

Ligjvënësit në San Francisko kanë votuar për të ndaluar përdorimin e teknologjisë për njohjen e fytyrës. Ky është qyteti i parë amerikan që e miraton këtë masë. Teknologjia për njohjen e fytyrës nuk do të lejohet të përdoret nga agjencitë lokale, siç është autoriteti i transportit të qytetit. Përveç kësaj, çdo plan për të blerë ndonjë teknologji të re të mbikqyrjes tani duhet të miratohet nga administratorët e qytetit. Kundërshtarët e këtij vendimi thanë se kjo do të vë në rrezik sigurinë... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Rusia me paralajmërime të ndërsjella për ndërhyrje në zgjedhje

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi Rusinë të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në SHBA. “Nëse do të ketë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje, atëherë kjo do përkeqësonte marrëdhëniet tona”, tha Pompeo. Sekretari Pompeo po qëndron në Soçi të Rusisë ku takoi presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Ndërkohë, Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara për financimin e organizatave joqeveritare ruse, me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet e Rusisë. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Полина Гагарина опровергла «уход на пенсию» и рассказала о новом рубеже


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Свентек стала первой полуфиналисткой турнира WTA-1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии «зеленой» экономики в РФ





Путин в России и мире
Москва

Больше 4 тысяч ветеранов войны из Новосибирска получат письма от Путина к 9 мая


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фрэнк Синатра

ДиКаприо споет голосом Синатры



Москва

Сотрудники и ветераны УИС Дагестана посетили Музей боевой славы

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net