Radovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska
Radovan Vishkoviq, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht. Ai është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), të udhëhequr nga Millorad Dodik. Vishkoviq është një nga të dyshuarit në hetimin e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues. Për të njëjtën vepër akuzohen edhe Dodik, president i Republikës Sërpska, si dhe Nenad Stevandiq, kryetar i parlamentit të entitetit. Читать дальше...
