Rriten sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë
Kanë kaluar pesë muaj prej kur Visar Duriqi, gazetar hulumtues në portalin Insajder, ishte sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur. Por, të dyshuarit, tregon Duriqi, ende nuk janë zbuluar nga organet e hetuesisë. “Moszbardhja e rasteve si i imi dhe rasteve të tjetra që kanë qenë pak më lehtë të zbulueshme, realisht i trimëron ata të cilët kanë probleme me mediat, pra botën e krimit që i sheh mediat si armiq dhe dëshiron t’i sulmojë. Sulmuesit e gazetarëve i trimërojnë edhe dënimet e vogla”, thotë Duriqi për Radion Evropa e Lirë. Читать дальше...
