Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Август
2023

Новости за 25.08.2023

Hermoso pasi u puth nga shefi i futbollit spanjoll: U ndjeva si viktimë e dhunës

Evropaelire.org 

Futbollistja e ekipit kombëtar të grave të Spanjës, Jennifer Hermoso, ka thënë të premten se u ndje sikur ishte sulmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, kur ai e puthi me forcë atë pas finales së Kupës së Botës. “U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në një deklaratë në rrjetet sociale më 25 gusht. Veprimi i Rubiales... Читать дальше...

Presidenti uzbek e emëron të bijën sekretare të veten

Evropaelire.org 

Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev, e ka emëruar vajzën e vet Saida Mirziyoev, si sekretare të presidentit më 25 gusht, njoftoi zyra e presidencës në Telegram. Emërimi i të afërmeve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore. Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov e pasoi babanë e vet, Gurbanguly Berdymukhammedov. Në Taxhikistan, djali i madh i Emomali Rahmonit, Rustam Emomali, mban pozita të rëndësishme, përfshirë edhe... Читать дальше...

Ka apo s’ka sivjet zgjedhje në veri?

Evropaelire.org 

Drafti i udhëzimit administrativ, që u mundëson qytetarëve të komunave të Kosovës shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, do të dalë në diskutim publik më 26 gusht, thonë zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Një dokument i tillë vjen në kohën kur Bashkimi Evropian është duke i kërkuar me ngulm Kosovës që të shpallë zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Këto komuna aktualisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë. Читать дальше...



Çka kërkon tregu i punës e çka studiojnë të rinjtë?    

Evropaelire.org 

Mjekësia e përgjithshme, inxhinieria kompjuterike dhe softuerike, gjuha gjermane dhe infermieria janë disa nga programet më të kërkuara nga studentët e rinj në vitin akademik 2023/24, tregojnë të dhënat e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.    Por, a janë këto profesione që i kërkon tregu i punës në Kosovë?    Mjekët dhe infermierët - po. Institucionet shëndetësore, prej vitesh, raportojnë mungesa të stafit.  Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga... Читать дальше...

Kryetari i Prizrenit e çon në Kushtetuese Ligjin për tatimin në pronë

Evropaelire.org 

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë, me arsyetimin se ai e shkurton buxhetin e komunave në Kosovë. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, tha për Radion Evropa e Lirë më 25 gusht se lënda e dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Totaj përfshin edhe komunat tjera. Ligji, i cili hyri në fuqi më 14 gusht të këtij viti, parasheh që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë për vitin tatimor 2023. Читать дальше...

Shefi i Federatës së Futbollit të Spanjës refuzon të japë dorëheqje pasi puthi futbollisten

Evropaelire.org 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, tha më 25 gusht se nuk do të jepte dorëheqje përballë presionit nga politikanët, lojtarët, sindikatat dhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA) pasi puthi futbollisten Jenni Hermoso në buzë pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës. Duke folur në një asamble urgjente të RFEF-së, Rubiales u ankua se “feministët e rremë” po “përpiqen të më vrasin”. Ai e përshkroi puthjen si një veprim “të lirë, të ndërsjellë dhe konsensual”. “A do të më nxjerrë nga këtu një puthje konsensuale?

Escobar në Shkup: Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju shohim në BE 

Evropaelire.org 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar të premten në Shkup se SHBA-ja e inkurajon Maqedoninë e Veriut që ta vazhdojë rrugën e integrimit evropian, pasi siç tha ai, “SHBA-ja dëshiron ta shohë këtë vend pranë strukturave evropiane”. Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, janë pjesë e Marrëveshjes së Shkupit me Sofjen, dhe kusht për Maqedoninë e Veriut për vazhdimin e bisedimeve... Читать дальше...

Danimarka planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit

Evropaelire.org 

Qeveria e Danimarkës bëri të ditur më 25 gusht se planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit pasi një varg incidentesh të djegies të librit të shenjtë të mysalimanve shkaktuan zemërim në mesin e vendeve myslimane. Danimarka do ta miratojë një projektligj që do ta “ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të madhe fetare për një komunitet fetar”, u tha gazetarëve ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard. Ai tha se legjislacioni synonte veçanërisht djegiet dhe përdhosjet në hapësira publike. Читать дальше...



Hapet platforma për subvencionimin e teksteve shkollore

Evropaelire.org 

Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre. Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro. Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore... Читать дальше...

Ministria e Mbrojtjes e Kinës i kërkon SHBA-së “ta ndalë armatosjen e Tajvanit”

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Kinës u kërkoi më 25 gusht Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë “armatosjen” e Tajvanit, pasi Departamenti amerikan i Shtetit e miratoi një shitje potenciale prej 500 milionë dollarësh të sistemeve të gjurmimit të avionëve luftarakë F-16 dhe pajisjeve të tjera në Tajvan. “Kina i kërkon palës amerikane ta përmbushë në mënyrë efektive angazhimin e saj për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit, ta ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit dhe ta ndalojë rritjen e lidhjeve ushtarake SHBA-Tajvan”... Читать дальше...

OKB-ja paralajmëron për rrezikun nga një katastrofë rajonale shkaku i luftës në Sudan

Evropaelire.org 

Zyrtari më i lartë humanitar brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martin Griffiths, shprehu shqetësimin për dhunën e shtuar në Sudan dhe tha se vazhdimi i këtij konflikti mund ta çojë të gjithë rajonin në “katastrofë humanitare”. “Ky konflikt – si dhe uria, sëmundjet dhe shpërngulja të shkaktuara nga ai – tani kërcënojnë ta shkatërrojnë të gjithë vendin”, tha Martin Griffiths në një deklaratë dërguar gazetarëve më 25 gusht. “Qindra mijëra fëmijë janë tejet të kequshqyer dhe në rrezik... Читать дальше...

Katër aktakuza ndaj Trumpit: Ja ku qëndrojnë të gjitha rastet kundër tij

Evropaelire.org 

AP Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përball me akuza penale, më 24 gusht, për herë të katërt këtë vit. Këtë herë, akuzat ndaj tij ishin të fokusuara në përpjekjet e tij për ta përmbysur humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Xhorxhia. Hetimet nga prokurori i Fultonit, Fani Willis, filluan menjëherë pas publikimit të një telefonate të 2 janarit të vitit 2021, mes Trumpit dhe Sekretarit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, në të cilën presidenti i atëhershëm sugjeronte që Raffensperger mund t’i "gjente 11.780 vota”... Читать дальше...

Shtyhet aksioni për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti komunal në Mitrovicë të Veriut

Evropaelire.org 

Komuna e Mitrovicës së Veriut shtyu aksionin për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti i saj në Lagjen e Boshnjakëve, mësoi Radio Evropa e Lirë nga disa burime të afërta me autoritetet lokale. Arsyet e këtij vendimi, tash për tash, nuk janë të qarta. Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria gjenden në atë objekt prej kohësh. Më 22 gusht, inspektorati komunal kërkoi prej tyre që... Читать дальше...

Hyn në fuqi ligji që e bën shpifjen vepër penale në Republikën Sërpska

Evropaelire.org 

Amendamentet e Kodit Penal të Republikës Sërpska, të cilat kanë hyrë zyrtarisht në fuqi më 25 gusht në këtë entitet të Bosnje dhe Hercegovinës, duke e bërë shpifjen vepër penale. Më 25 gusht skadoi afati ligjor prej tetë ditësh pas publikimit të ndryshimeve në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska dhe ato dispozita hynë në fuqi. Sipas ndryshimeve ligjore të miratuara në seancën e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska më 20 korrik, shpifja u shndërrua në vepër penale. Bërja e deklaratave... Читать дальше...

Zjarret në Greqi nxisin ndjenjat kundër emigrantëve

Evropaelire.org 

Pasi Greqia është goditur nga valë të shumta zjarresh këtë javë, pretendimet e pabaza se azilkërkuesit qëndrojnë prapa tyre nxitën urrejtjen kundër emigrantëve në internet. Spekulimet u shtuan pasi një grup prej 13 burrash pakistanezë dhe sirianë u akuzuan nga vendasit se u kapën në flagrancë duke u përpjekur ta ndiznin një zjarr jashtë qytetit Alexandroupoli, në rajonin Evros, në kufi me Turqinë. Njëri nga vendasit e publikoi më 22 gusht një video të drejtpërdrejtë në Facebook, ku shiheshin emigrantë të grumbulluar në një rimorkio... Читать дальше...

Trumpit i grumbullohen të dhënat personale në burgun e Atlantës, pas akuzave për zgjedhjet

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u largua nga burgu i Fultonit në Atlanta, pasi u akuzua për 13 vepra penale më 24 gusht, si pjesë e një padie që rrjedh nga përpjekjet e tij për ta përmbysur humbjen e tij në Xhorxhia gjatë zgjedhjeve të vitit 2020. Trump u largua nga burgu rreth 20 minuta pasi hyri dhe u nis drejt aeroportit Hartsfield-Jackson të Atlantës, ku avioni i tij privat po e priste për ta kthyer atë në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi. 77 vjeçari... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Пресс-служба «Лужников» опровергла информацию о концерте Канье Уэста в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

После победы в Мадриде Рублев поднялся с 8-го на 6-е место в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Бывший глава центра оценки техногенного воздействия при Росприроднадзоре Новиков арестован в Москве





Путин в России и мире
Москва

Начались переговоры Путина с Пашиняном


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о мгновенном ответе Минска на любую агрессию




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В США прокомментировали подготовку покушения на Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анна Нетребко

Почему муж Анны Нетребко женился на 70-летней певице и куда пропала оперная дива?



Москва

Есть нюанс. Даст ли Канье Уэст концерт в России

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net