Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Ноябрь
2018

Новости за 28.11.2018

Presidenti afgan prezanton planin për bisedime për paqe me talibanët

Evropaelire.org 

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, tha se qeveria e tij ka formuar një ekip negociator që do të përpiqet të arrijë paqe me talibanët. "Kërkojmë marrëveshje për paqe, me të cilën talibanët afganë do të jenë të përfshirë në një shoqëri demokratike", tha Ghani në një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin që u mbajt në Gjenevë. Këtë muaj, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Zalmay Khalilzad, mbajti bisedime me talibanët në Katar. Talibanët i kanë refuzuar prej kohësh kërkesat e SHBA-së për... Читать дальше...

Ana tjetër e tregimit: Rrëfehen prindërit e boshnjakut që shkoi në luftë në Siri

Evropaelire.org 

Ibro Çufuroviq ka marrë rrugën nga Bosnja për në Siri, në vitin 2013. Sot e kësaj dite, nëna e tij Zekija thotë se rrallë herë ka pasur kontakt me djalin e saj, përderisa babai i tij thotë se Çufuroviq e ka ndërprerë kontaktin me të para se të largohej nga Bosnja dhe Hercegovina. Prindërit e Ibros rrëfejnë anën e tyre të historisë se si djali i tyre shkoi në Siri.

VMRO mban protestë kundër Qeverisë

Evropaelire.org 

Partia opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE ka organizuar një protestë ku ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë së Zoran Zaevit. Protestuesit janë nisur nga selia e VMRO-së drejt Qeverisë, ku kreu i kësaj partie, Hristijan Mickovski tha se tubime të këtilla do të ketë çdo javë para Qeverisë deri në rrëzimin e kësaj të fundit.



Mogherini flet me Thaçin: Të tërhiqet taksa

Evropaelire.org 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e Mogherinit, kjo e fundit tha se "vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina në 100%, vetëm se e komplikon më tej situatën dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje për problemet e njerëzve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj". ... Читать дальше...

Gjermania kritikon Kosovën dhe Serbinë, bën thirrje për dialog

Evropaelire.org 

Qeveria e Gjermanisë u bëri thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve midis tyre dhe t'i rikthehen dialogut. Zëdhënësi Steffen Seibert kritikoi edhe fushatën e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në agjencinë ndërkombëtare të policisë, Interpol, edhe Kosovën për vendosjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia. "U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin", tha Seibert në Berlin, duke shtuar se normalizimi... Читать дальше...

Së paku 30 civilë afganë të vrarë në një sulm ajror

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë thanë se së paku 30 civilë janë vrarë në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara në provincën Helmand - bastion i talibanëve. Misioni i NATO-s në Afganistan tha se forcat afgane dhe këshilltarët amerikanë janë sulmuar nga luftëtarët talibanë në një kompleks në qarkun Garmsir dhe kanë kërkuar një sulm ajror, porse forcat tokësore nuk kanë pasur informacione për civilë pranë kompleksit. Guvernatori i Helmandit, Mohammad Yasin Khan, tha se trupat afgane kanë bërë thirrje për një... Читать дальше...

Zgjedhjet e reja në komunat veriore, një “mision i pamundur”

Evropaelire.org 

Katër komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe, nga dita e martë kanë mbetur pa kryetarë, pasi që ata dhanë dorëheqje, si kundërpërgjigjeje ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e tarifës doganore në 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia. Me dorëheqjet e tyre, kryetarët e komunave, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, ligjërisht i dërgojnë këto komuna në zgjedhje të jashtëzakonshme, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Në Ligjin për Zgjedhjet Lokale në Kosovë... Читать дальше...

Mickoski paralajmëron "revolucion" kundër Qeverisë së Zaevit 

Evropaelire.org 

Protesta e të enjtes e VMRO-DPMNE-së shënon edhe fillimin e revolucionit kundër Qeverisë aktuale, ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në shënimin e një vjetorit të arrestimeve të përfaqësuesve të kësaj partie, por edhe të personave të tjerë lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill 2017. Kreu i VMRO-së ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, për siç ka thënë, dhunimin e institucioneve dhe politikat e tjera të gabuara. “Me protestën... Читать дальше...



Racizmi ndaj njerëzve me ngjyrë mbetet i përhapur në Evropë

Evropaelire.org 

Njerëzit me prejardhje afrikane përballen me "paragjykime dhe përjashtime" në gjithë Bashkimin Evropian, thuhet në një studim. Dhuna e lidhur me racën dhe diskriminimi gjatë kërkimit të një vendi të punës apo strehimit janë gjëra të zakonshme për shumë njerëz, konstatoi Agjencia për të Drejta Themelore e BE-së (FRA). Sipas saj, Finlanda ka normën më të lartë të ngacmimit dhe dhunës për shkak të racës. "Është një realitet i turpshëm dhe i egër: racizmi i bazuar në ngjyrën e lëkurës së një njeriu... Читать дальше...

SHBA akuzon 6 rusë, 2 kazakë për reklama të rreme në internet

Evropaelire.org 

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara akuzuan tetë vetë, shumica prej tyre rusë, për një mashtrim të dyshuar në internet me reklama të rreme, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë. Sipas tij, skema e dyshuar, që ka nisur në vitin 2015, ka bërë që kompanitë të humbin dhjetëra miliona dollarë. Dy nga të akuzuarit kanë operuar me një rrjet të reklamave të rreme, që ka prekur 1.7 milion komjuterë dhe u ka kushtuar bizneseve mbi 29 milionë dollarë në të ardhurat nga reklamat, tha Departamenti i Drejtësisë. Читать дальше...

Përdorimi i cunguar i flamurit shqiptar në Maqedoni

Evropaelire.org 

Flamuri kombëtar shqiptar në Maqedoni mund të përdoret zyrtarisht, por vetëm nëpër komunat ku mbi 50 për qind e banorëve i takojnë këtij komuniteti apo komuniteteve tjera. Në ligjin e vitit 2011 nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për flamur shqiptar, apo të një etniteti tjetër, por në nenet 2, 3, 4 dhe 5 të Ligjit për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive, thuhet se “pjesëtarët e bashkësisë që janë më tepër se 50 për qind e popullsisë në atë njësi të vetëqeverisjes... Читать дальше...

Mbretëria e Bashkuar "do të jetë më e varfër" pas Brexit-it

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar do të jetë më e varfër ekonomikisht pas daljes nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-it, tha Thesari britanik. Sipas shifrave të tij, ekonomia britanike mund të dobësohet për 3.9% pas 15 vjetësh. Kjo, nëse Britania del nga BE-ja në bazë të planit aktual të kryeministres britanike, Theresa May. Nëse nuk ka marrëveshje për Brexit, ekonomia mund të dobësohet për 9.3 përqind, paralajmëroi Thesari. Britania duhet të dalë nga Bashkimi Evropian deri më 29 mars të vitit të ardhshëm. Читать дальше...

Putin fajëson Kievin për konfrontimin në det

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, fajësoi Kievin për një konfrontim, në të cilin roja bregdetare ruse hapi zjarr ndaj anijeve të Ukrainës, duke aneksuar tri sosh dhe duke kapur dhjetëra marinarë. Putin tha se Ukraina e provokoi qëllimisht përplasjen dhe se ajo është përpjekje e presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, për të rritur popullaritetin e tij, përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në mars. Komentet e Putinit para një audience ndërkombëtare në një forum të biznesit në Moskë... Читать дальше...

Trump mund të anulojë takimin me Putinin për shkak të Ukrainës

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se po shqyrton anulimin e takimit të tij të planifikuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në samitin e G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të arrestimit të dhjetëra marinarëve ukrainas nga Rusia. Ai i bëri këto komente në një intervistë për gazetën Washington Post, derisa presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, paralajmëroi për kërcënimin e “luftës në shkallë të plotë” me Rusinë. Udhëheqësit evropianë po ashtu... Читать дальше...

Foggo: Pakënaqësitë për taksën të zgjidhen përmes dialogut

Evropaelire.org 

Admirali amerikan, James Foggo, komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli, tha se e kupton frustrimin e qytetarëve serbë në veri të Kosovës, të cilët po protestojnë kundër vendosjes së tarifës 100% që u ka vënë Qeveria e Kosovës prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. “Unë sigurisht se e kuptoj frustrimin e njerëzve, të gjithë njerëzve që preken nga rritja e tarifave. Po ashtu e di se ka pasur disa protesta dhe në demokraci, në një shtet demokratik - dhe këtu po flasim për dy demokraci... Читать дальше...

Qytetarët serbë protestuan edhe të mërkurën në Mitrovicë

Evropaelire.org 

Qytetarët serbë nga komunat veriore të Kosovës protestuan edhe të mërkurën në veri të Mitrovicës, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Protesta pasoi edhe dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave veriore, të banuara me shumicë serbe, po me të njëjtin motiv. Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se “nuk ka më parti politike” dhe se ky unitet, sipas tij, po u pengon disave. Protestuesit mbanin në duar pankarta me porositë... Читать дальше...

Sllovenia, vendi i parë i NATO-s që zgjedh një grua në krye të ushtrisë

Evropaelire.org 

Alenka Ermenc, gjeneral-majore, mori të mërkurën postin e shefes së shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Sllovenisë. Në këtë mënyrë, Sllovenia u bë vendi i parë i NATO-s që zgjodhi një grua në krye të ushtrisë së saj. Ermenc, 55 vjeçe, deri më tash ka qenë zëvendëse e kreut të ushtrisë. Ajo ka filluar karrierën ushtarake në vitin 1991, kur Sllovenia ka fituar pavarësinë nga ish-Jugosllavia. Presidenti slloven, Borut Pahor, kryekomandant i ushtrisë sllovene, shfaqi shpresën se Ermenc do të përmirësojë performancën e trupave. Читать дальше...

Marrëveshjet Kosovë – Shqipëri, me shumë barriera

Evropaelire.org 

Kosova dhe Shqipëria në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive ndër vite kanë nënshkruar marrëveshje të cilat kishin për qëllim qeverisje të përbashkët strategjike me një vizion euroatlantik. Këto dy shtete kanë të nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ndërqeveritar, i cili përfaqëson kornizën e plotë institucionale të marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve në të gjitha fushat, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi. Përveç këtij protokolli bashkëpunimi, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008... Читать дальше...

Rusia forcon mbrojtjen në Krime; Ukraina në gjendje lufte

Evropaelire.org 

Rusia tha se do të rrisë mbrojtjen në Krime – rajonin që ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014 – pasi gjendja e luftës në disa pjesë të Ukrainës hyri në fuqi të mërkurën. Parlamenti i Ukrainës i ka dhënë mbështetje shpalljes së gjendjes së luftës, pasi forcat ruse, të dielën, kanë aneksuar tri anije të Ukrainës dhe kanë ndaluar dhjetëra marinarë të saj, në brigjet e Krimesë. Rusia ka thënë se anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat e saj, por Kievi e ka mohuar një gjë të tillë, duke e cilësuar veprimin rus si “agresion”. Читать дальше...


Музыкальные новости
Полина Гагарина

Полина Гагарина — про уход на пенсию и особые способности Сергея Лазарева





Персональные новости
30

Яндекс Погода выяснила, как за последние 30 лет изменились майские заморозки





Presidenti ukrainas cakton datën e zgjedhjeve presidenciale

Evropaelire.org 

Ukraina ka caktuar datën e zgjedhjeve presidenciale më 31 mars të vitit 2019. Një rezolutë e caktimit të datës së zgjedhjeve u nënshkrua nga kryetari i Parlamentit ukrainas, Andriy Parubiy më 28 nëntor. Rezoluta erdhi pas zotimit të presidentit Petro Poroshenko se shpallja e gjendjes së luftës për 30 ditë në 10 rajone, nuk nënkupton shtyrjen e zgjedhjeve. Ukraina ka shpallur gjendje lufte në rajonet që kufizohen me Rusinë,  pasi Rusia të dielën kishte rrethuar tri anije luftarake me brigadën e saj afër ujërave të Krimesë. Читать дальше...

Gjashtë kryetarët serbë të komunave nuk ndjekin shembullin e veriut për dorëheqje 

Evropaelire.org 

Kryetarët e gjashtë komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilat gjenden në anën jugore të lumit Ibër, përmes një komunikate për medie, të dalë nga Lista Serbe, kanë shprehur mbështetjen për kryetarët e katër komunave veriore, të cilët ditën e martë kanë dhënë dorëheqje. Në komunikatë thuhet se ata i mbështesin kolegët e tyre në veri, por nuk do të marrin masat e njëjta. “Ndonëse nuk do të marrim masat e njëjta për shkak të rrethanave të ndryshme në të cilat jetojmë, në mënyrë solidare ne do... Читать дальше...

Ambasadori ukrainas në Gjermani kërkon rritje të sanksioneve ndaj Rusisë

Evropaelire.org 

Diplomati ukrainas në Berlin, Andrij Melnyk, ka kërkuar nga Berlini dhe shtetet e tjera perëndimore të dënojnë Rusinë me rritje të sanskioneve, ndalim të importit të energjisë dhe me ndaljen e procesit të gazsjellësit NordStream 2, pasi Moska ka rrethuar tri anije të Ukrainës afër Krimesë. Ambasadori ka dhënë edhe mundësinë e dërgimit të trupave gjermane në rajon. Shumë përfaqësues politikë evropianë kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja kundër Rusisë pas incidentit të dielën, për të cilin... Читать дальше...

Republikanja Hyde-Smith fiton zgjedhjet e Senatit në Misisipi

Evropaelire.org 

Republikanja Cindy Hyde-Smith ka fituar balotazhin në zgjedhjet e Senatit të Shteteve të Bashkuara për Misisipin, duke lënë prapa garuesin me ngjyrë, Mike Espy, pas fushatës që rikujtoi historinë e dhunës raciste në shtetin verior. Hyde-Smith, 59 vjeçare, është gruaja e parë e zgjedhur në Kongres nga Misisipi. Nëse kundërkandidati Mike Espy do të fitonte, do të bëhej senatori i parë me ngjyrë nga Misisipi që nga Lufta Civile. Hyde-Smith u përfshi në një stuhi politike, për shkak të një videoje... Читать дальше...

Në festa me dy flamuj

Evropaelire.org 

Dita e Flamurit, 28 Nëntori, është vetëm një nga festat që mbushë sheshet e qyteteve të Kosovës me ngjyrat e flamurit, kuq e zi. Qytetarët thonë se kanë ndjenja e emocione të veçanta për këtë flamur, por nuk e fshehin që edhe flamuri shtetëror i Kosovës, i bën ata të ndihen krenar gjatë përfaqësimit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Shtëpia e Bardhë: Tani është koha për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje

Evropaelire.org 

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë mundësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre të gjata dhe të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Tani është koha për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje”, shkroi Bolton në Twitter, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë. "Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ndihmojnë të dyja palët të arrijnë këtë qëllim historik”, shtoi ai. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Спорт объединяет поколения: в Москве прошёл праздник ко Дню Победы для детей с ОВЗ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Энди Роддик

Энди Роддик: «У меня было несколько типов рака кожи с тех пор, как я завершил карьеру»


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Метеоролог Шувалов рассказал, когда в Москве закончится снег и отступят холода





Путин в России и мире
Москва

Россия ждет поставки фруктов и овощей из Узбекистана, как и в прошлом году


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко пригрозил мгновенным ответом на агрессию против Белоруссии




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В США прокомментировали подготовку покушения на Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Queen

White Queen Birthday party «Королева морей»



Москва

Несколько автомобилей столкнулись в Можайском районе

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net