Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Ноябрь
2018

Новости за 11.11.2018

Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg

Evropaelire.org 

Institucionet tani dy ditë nuk mund ta gjejnë ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski për t’i dorëzuar vendimin refuzues për shtyrjen e vuajtjes së dënimit prej dy vjet burg. Gruevski duhet personalisht ta pranojë vendimin dhe menjëherë të shkojë në burg për vuajtjen e dënimit për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare në vlerë prej 600 mijë euro. Sipas ligjeve ekzistuese, nëse edhe të hënë nuk arrihet t’i dorëzohet vendimi, atëherë do të shpallet fletarrest për dërgimin e tij në burg. Читать дальше...

Thaçi dhe Merkel bisedojnë për marrëveshjen me Serbinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris. Përmes një postimi në Twitter, Thaçi thotë se me kancelaren Merkel ka biseduar për arritjen “e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. “Të dy jemi pajtuar se mbështetja e Gjermanisë është qenësore për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian”, shkruan Thaçi. Thaçi dhe Merkel janë në mesin e 70 udhëheqësve botërorë, të cilët gjenden në Paris... Читать дальше...

Irani dënon me vdekje dy persona për krime ekonomike

Evropaelire.org 

Një Gjykatë Speciale e Iranit, që është formuar për të luftuar krimet ekonomike, ka dënuar dy persona me dënim me vdekje, ka raportuar sot media shtetërore. Gjykatat për krimet ekonomike janë formuar në muajin gusht, pasi lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei bëri thirrje për veprime ligjore për t’u përballur me atë që ai e cilësoi si “luftë ekonomike” nga armiqtë e huaj, transmeton Reuters. Zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei citohet të ketë thënë se janë dënuar dy persona, pasi... Читать дальше...



Hoxhaj: Nëse nuk liberalizohen vizat do ta kushtëzojmë dialogun

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë, nëse nuk liberalizohen sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hoxhaj ka folur edhe për taksën që Kosova i ka vendosur mallrave serbe, duke thënë se mund të ketë edhe masa të tjera nëse Serbia vazhdon të sillet me agresivitet ndaj Kosovës. Hoxhaj ka folur edhe për mungesën e njohjeve dhe pasivitetin e diplomacisë kosovare në këtë drejtim. Читать дальше...

Iraku thotë se po vazhdon bisedimet me SHBA-në lidhur me sanksionet ndaj Iranit

Evropaelire.org 

Presidenti i Irakut tha sot se janë duke vazhduar bisedimet me Shtetet e Bashkuara, lidhur me kushtet e posaçme të vendit të tij lidhur me atë se a duhet marrë parasysh sanksionet ndaj Iranit. “Ne nuk duam që Iraku të mbajë barrën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Iranin”, tha Braham Salih, presidenti i ri i Irakut. Shtetet e Bashkuara ka thënë se Iraku mund të vazhdojë të importojë gaz natyror dhe furnizime të energjisë nga Irani për një periudhë prej 45 ditësh. Këto komente Uashingtoni... Читать дальше...

Shpërthimi i fundit i Ebolës, “më i keqi” në historinë e Kongos

Evropaelire.org 

Shpërthimi i fundit i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, është më i keqi në historinë e këtij vendi, ka thënë Ministria e Shëndetësisë. Pothuajse 200 persona kanë vdekur që prej muajit gusht, thanë zyrtarët, ndërkaq mbi 300 raste të tjera janë konfirmuar se janë të infektuar me këtë virus. Programi i vaksinimit kundër Ebolës deri më tani ka përfshirë rreth 25 mijë njerëz. Kongo ka vuajtur për shumë gjatë vite me jostabilitet dhe përpjekjet për të parandaluar përhapjen e këtij... Читать дальше...

Rriten gjobat për ata që u shesin alkool e duhan personave nën 18-vjeç

Evropaelire.org 

Të rinjtë nën moshën 18-vjeçare, deri së voni, kanë mund të blejnë të gjitha produktet, përfshirë edhe alkoolin dhe duhanin. Fëmijët apo adoleshentët, i kanë blerë këto produkte nëpër dyqane, ndërkaq nuk ka munguar as dukuria e konsumimit të tyre nëpër kafeteri apo restorante.  Ndonëse Ligji për mbrojtjen e konsumatorit ekziston, dhe ka paraparë ndalesën për shitjen e produkteve të duhanit dhe alkoolit nën moshën 18-vjeçare, kjo nuk është respektuar. Ndërkaq, së fundmi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë... Читать дальше...

Thaçi: Trump mbështet 100% marrëveshjen me Serbinë 

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka takuar të shtunën mbrëma në Paris presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.   Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se Trump shprehu “100% mbështetje për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme midis Kosovës dhe Serbisë".    “Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, shkroi Thaçi.   Thaçi dhe dhjetëra liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, qëndruan në Paris ku morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Читать дальше...



Vuçiq dhe Merkel biseduan edhe për Kosovën

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Paris, ku morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Në një komunikatë nga Presidenca e Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, thuhet se dy zyrtarët biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon dhe integrimin evropian të Serbisë. Vuçiq, siç thuhet, e informoi Merkelin për rrjedhën e dialogut me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve... Читать дальше...

Osmani: Për pajtimin do të merren për bazë praktikat më të mira botërore

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia në këtë moment ka nevojë për pajtim kombëtar, sepse siç thotë ai, vendi ndodhet para sfidës më të madhe, atë të integrimit në strukturat euroatlantike dhe për këtë çështje nevojitet të shfrytëzohet potenciali nga të gjitha palët. Osmani, thekson se pajtimi nuk do të thotë amnisti për ata që kanë thyer ligjin dhe kanë ushtruar dhunë gjatë ngjarjeve të 27 prillit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë... Читать дальше...

Ministrja euroskeptike mbështet May lidhur me Brexitin

Evropaelire.org 

Andrea Leadsom, udhëheqëse e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik tha se mbështetë kryeministren, Theresa May dhe nuk pret që ministra të tjerë të japin dorëheqje për shkak të Brexitit. Leadsom – që njëherë ka qenë kundërshtare e May, që ka bërë fushatë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian përmes referendumit të mbajtur më 2016 – mohoi disa raportime të mediave lokale se ajo është e gatshme të japë dorëheqje. “Jam optimiste (se do të ketë marrëveshje për Brexitin)... Nuk besoj se dikush dëshiron... Читать дальше...

Macron bën thirrje që bota të bashkohet për “të luftuar për paqe”

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur rreth 70 liderë botërorë sot në Paris, të cilët morën pjesë ceremoninë për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Armëpushimi hyri në fuqi më 11 nëntor, 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la të vdekur të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë. Macron mbajti një fjalim te Harkun e Triumfit, ku është varrosur një ushtar i panjohur që është vrarë gjatë luftës. ​Në këtë ceremoni, ku morën... Читать дальше...

Të paktën 25 të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Evropaelire.org 

Të paktën 25 persona kanë vdekur pas zjarreve të mëdha në Kaliforni, thonë zyrtarët. Vlerësohet se 250,000 mijë njerëz janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, për t’iu shmangur tri zjarreve të mëdha që kanë kapluar këtë shtet amerikan, raporton BBC. Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shprehur zemërimin e tij, duke thënë se menaxhimi i dobët i pyjeve është shkaktari i zjarreve. Zjarret nisën në qarkun Butte të enjten dhe zjarrfikësit ishin të pafuqishëm që ta ndalnin atë. Читать дальше...

Lufta e Parë Botërore: Skena të jetës dhe vdekjes

Evropaelire.org 

Në orën 11:00, në Francë më 11 nëntor, 1918 – ora e 11 e ditës së 11 të muajit të 11-të – armët e Luftës së Parë Botërore pushuan së shtëni. Pas pothuajse më shumë se katër vjet luftë brutale, ku mbi 16 milionë ushtarakë dhe civilë u vranë, një armëpushim hyri në fuqi. Lufta ndryshoi harta, prezantoi metoda të tmerrshme të luftës dhe ndryshoi balancën gjeopolitike të pushtetit me dhënien fund të perandorive dhe krijimin e republikave të pavarura demokratike në Evropë. Këto fotografi paraqesin skena... Читать дальше...

Separatistët në Ukrainë mbajnë zgjedhje

Evropaelire.org 

Separatistë e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës po mbajnë zgjedhje, të cilat po konsiderohen nga Kievi dhe Perëndimi si “të paligjshme”. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se zgjedhjet e sotme të mbajtura në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut do të pengojnë edhe më tej përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit që ka vrarë më shumë se 10,300 persona, që prej prillit të vitit 2014. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se zgjedhjet... Читать дальше...

Besueshmëri relative në media

Evropaelire.org 

Në Kosovë, aktualisht ka një numër të madh të medieve dhe platformave të informimit. Por, sa janë të besueshme ato dhe çfarë efektesh kanë në opinion? Të rinjtë, në rubrikën e tyre të përjavshme, VOX në Radion Evropa e Lirë, shprehin mendime të ndryshme lidhur me këtë temë. Në parim, sipas tyre, besueshmëria në medie duhet të ekzistojë, por ajo është relative dhe varet nga vetë mediet.

Спорт в России и мире
Москва

Жители и гости Москвы смогут посетить фестиваль «Московская весна»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Анастасия Потапова вышла во второй круг турнира WTA-1000 в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Песков рассказал, как аномальная погода повлияла на парад Победы в Москве





Путин в России и мире
Москва

Путин поблагодарил Рахмона за соболезнования в связи с терактом в «Крокусе»


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил, что парад в Москве организовали «умно, тонко и в точку»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве налоговая потребовала взыскать долг с Алексея Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Желдорреммаш

Экзаменационный центр «Воронеж-НК» на базе Воронежского ТРЗ Желдорреммаш сертифицирует до 200 дефектоскопистов ежегодно.



Москва

Минобороны опубликовало видео Парада Победы в Москве глазами лётчиков ВКС

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net