Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Ноябрь
2018

Pagat, të pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve mujore

0
Pagat, të pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve mujore

Gjatë 10 vjetëve të fundit, pagat për punonjësit si në sektorin publik ashtu edhe atë privat në Kosovë, kanë pësuar ndryshime të ndjeshme. Në sektorin publik, pagat në të shumtën e rasteve janë rritur pas përfundimit të fushatave zgjedhore, kur qeveritë e reja kanë përmbushur një pjesët të zotimeve që kishin premtuar, përderisa sektori privat mbetet ende prapa atij publik për kah niveli i pagave.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2007 paga neto mesatare në sektorin publik ka qenë 197 euro, për të arritur në 384 euro në vitin 2012. Këtu, përfshihen edhe ndërmarrjet publike.

Kurse në vitin 2013, paga neto në këtë sektor ka qenë 403 euro dhe tri vite më vonë, më 2016, ka arritur në 492 euro. Së fundmi, vitin e kaluar, paga mesatare ka qenë një euro më shumë, përkatësisht 493 euro.

Bazuar në të dhënat e vitit 2017, nga buxheti i Kosovës paguhen, gjithsej 81.466 persona.

Në anën tjetër në sektorin privat, në vitin 2012 paga neto ishte 333 euro. Që nga atëherë, kjo pagë është rritur për 15 euro, ose 384 euro në muaj. Këto shifra janë aktuale edhe sot.

Në sektorin privat llogaritet se punojnë rreth 240 mijë qytetarë.

Paga minimale në Kosovë, ka më shumë se gjashtë vjet që mbetet e “ngrirë” në 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35-vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35-vjeç.

Qytetarët dhe ekspertët e çështjeve ekonomike konsiderojnë se paga që marrin punëtorët në Kosovë nuk mjafton për të siguruar gjërat themelore për një standard jetësor. Sipas tyre, çmimet e konsumit në Kosovë, viteve të fundit, vazhdimisht kanë shënuar rritje.

Valbona Azemi, me profesion ekonomiste, punon në administratën publike. Ajo thotë se me pagën që merr prej 400 euro në muaj, nuk arrin të sigurojë mirëqenie të duhur për katër anëtarët e familjes së saj.

“Çmimet, konkretisht atyre të artikujve ushqimorë janë jashtëzakonisht të shtrenjta krahasuar me vendet tjera dhe me standardin me të cilin jetojmë ne. Pagat janë të ulëta edhe në institucionet publike”, thotë Azemi.

Arben Hasani është qytetar nga Mitrovica dhe punon në një kompani private në qytetin e tij. Ai tregon se paga e tij mujore është 250 euro, të cilën e konsideron të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e nevojshme.

“Punoj në një biznes privat dhe marr 250 euro në muaj. Kjo vlerë është shumë e ulët për familjen time pesë anëtarëshe. Kjo nuk mjafton për të siguruar gjërat ushqimore”, tha Hasani.

Ndryshe, shporta mujore e një qytetari në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, llogaritet të jetë 115 euro. Që sipas një llogarie, një familjeje pesë anëtarëshe i nevojiten 575 euro në muaj. 

Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq thonë se pagat janë të ulëta, por ky është maksimumi që fuqia ekonomike e Kosovës mund t’u ofrojë qytetarëve të saj.

Njohësi i fushës së ekonomisë, Naim Gashi thotë se ka shpërputhje të mëdha në mes nivelit të pagave të qytetarëve të Kosovës dhe çmimeve të produkteve që shiten në tregun vendor, e të cilat në shumicën e rasteve përcaktohen nga standardi i vendeve të Bashkimit Evropian.

“Nëse i shohim çmimet dhe pagat, atëherë standardi jetësor i qytetarëve është shumë i ulëta për mos të thënë se pjesa dërmuese është e varfër. Për arsye se 45 për qind e mallrave në Kosovë importohen nga vendet e Bashkimit Evropian të cilët kanë një standard më të lartë dhe niveli i çmimeve është i përcaktuar në bazë të pagave që ata i marrin në vendet e Evropës Perëndimore. Ndërsa, të njëjtat mallra sillen në Kosovë dhe shiten në tregun e Kosovës me pagat e nivelit të Kosovës”, tha Gashi.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Bruto Produkti Vendor për vitin 2017 ishte mbi 6.4 miliardë euro, kurse Bruto Produkti Vendor për kokë banori ka qenë 3,566 euro, përderisa rritja reale ekonomike ka qenë 4.2 për qind.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин посетил фестиваль "Москва – на волне. Рыбная неделя"


Спорт в России и мире
Москва

Певица Пелагея разделила имущество с бывшим мужем


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Надежда Петрова

Теннисистка Петрова: Хачанов совершил недопустимую ошибку на "Ролан Гаррос"


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Портал «Малый бизнес Москвы» насчитывает более 200 тыс пользователей





Путин в России и мире
Москва

Путин провел совещание с членами Совета безопасности России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Путин и Лукашенко обсудили по телефону предстоящий саммит ШОС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

НАТО оказалась не готова к войне с Россией. Тайное соглашение США и Киева: Враг нацелился на Белгород - источники


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Булат Окуджава

Музыка и стихи: концерт к 100-летию со дня рождения Булата Окуджавы состоится в Троицке



Москва

Движение на Сокольнической линии метро полностью восстановлено после сбоя

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net