Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2022

Propozimi francez në pritje të miratimit në Kuvendin maqedonas

0
Propozimi francez në pritje të miratimit në Kuvendin maqedonas

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ende nuk ka vendosur për seancën në të cilën duhet të debatohet për miratimin e konkluzionit të Qeverisë për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Por, grupet parlamentare kanë kërkuar nga Qeveria që të plotësojë konkluzionin me të gjitha dokumentacionet përcjellëse që kanë të bëjnë me detyrimet e Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhën e bisedimeve me BE-në. Kjo u kërkua nga opozita maqedonase, e cila e ka vlerësuar si të turpshëm konkluzionin e Qeverisë, duke e akuzuar për fshehje të propozimit, që sipas VMRO-DPMNE-së është i dëmshëm për interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase.

“Gjithashtu kërkojmë që urgjentisht të dorëzohet protokolli maqedono-bullgar, i cili është dokumenti më i rëndësishëm dhe kyç në këtë proces. Nëse deputetët e shumicës janë të gatshëm për një poshtërim të tillë, ne nga opozita nuk jemi dhe prandaj kërkojmë që të gjitha dokumentet të dorëzohen sipas procedurës parlamentare”, tha Goran Micevski, kryetar i Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së.

“Kuvendi duhet të jetë i gatshëm të dëgjojë reagimet e qytetarëve, ekspertëve, sektorit joqeveritar dhe të gjithë aktorëve të tjerë dhe të organizojë një debat dhe shqyrtim të këtij propozimi. Duhet t'u jepet kohë edhe grupeve punuese që janë formuar në Kuvend për të shqyrtuar të gjitha dokumentet që i ka Qeveria, si dhe të gjitha propozimet e mundshme që ky proces të bëhet sa më transparent”, shtoi ai.

Propozimi i modifikuar francez është i pranueshëm për Qeverinë e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, si mundësi e vetme për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.

Grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate ka thënë se është për transparencë në procedurën e miratimit të vendimit nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duke siguruar se me propozimin francez, nuk rrezikohet identiteti dhe gjuha maqedonase.

“Publikisht e themi se jemi të hapur të bisedojmë, sot, në mbrëmje apo nesër, kur të vlerëson opozita, jemi të gatshëm të bisedojmë për konkluzionet që duhet t’i miratojë Kuvendi. Dëshiroj t’iu bind se propozim-konkluzionet që do të miratojmë do të hedhin poshtë të gjitha insinuatat se rrezikohet gjuha maqedonase me propozimin francez. Janë gënjeshtra se rrezikohet gjuha, identiteti apo çështjet historike. Ato janë të mbrojtur dhe do të jemi dëshmitarë për këtë që themi”, tha Jovan Mitrevski, kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM).

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerësoi se një refuzim i propozimit francez do të kishte pasoja për Maqedoninë e Veriut, pasi pala bullgare sërish mund të kontestojë çështjet që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas.

“Nëse nuk e zgjidhim problemin, nëse nuk e pranojmë propozimin, çfarë do të ndodhë? Sërish do të kontestohet gjuha jonë, identiteti dhe gjithçka tjetër. Ne do të izolohemi dhe si një ishull i izoluar do të bëjmë përpjekje të mbijetojmë. Kjo është zgjidhja, sigurisht se jo. Pra, me këtë propozim nuk rrezikohet asgjë që është nuk maqedonase dhe duhet të pranohet si i tillë”, deklaroi Arbër Ademi, kryetar i Grupit Parlamentar të BDI-së.

Ndërkohë, partitë opozitare nga 10 korriku kanë rikthyer protestat kundër propozimit francez, ndërsa pritet të intensifikohen në momentin kur propozimi do të nisë të debatohet në Kuvend.

Dokumenti për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është prezantuar gjatë kryesimit të Francës me Presidencën e BE-së dhe përbëhet nga shtatë pika. Qeveria maqedonase e ka publikuar dokumentin më 1 korrik. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë edhe në propozimin francez.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

Не успели программисты сдать ГТО. Теперь УМО?


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев с трудом одолел 121-ю ракетку мира на турнире в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

РЭО выступит информационным партнером фестиваля Eco Friendly Fest в Москве





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о перспективном развитии соцполитики государства


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко надеется на восстановление транспортных маршрутов с Израилем




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мечтающего по победе Киева Макаревича* проверят на экстремизм


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Юрий Лоза

Певец Юрий Лоза обвинил в убийстве Владислава Листьева «финансовых воротил»



Москва

Китайский кроссовер чуть не сжёг своего владельца

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net