Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Opozita kërkon fokusim në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë 

0
Opozita kërkon fokusim në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë 

Deputetë të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kërkuan nga Qeveria që të ndërpresë dialogun teknik me Serbinë dhe të vazhdojë me bisedimet e nivelit të lartë, me qëllim arritjen e marrëveshjes përfundimtare.  

Në një seancë parlamentare, të mbajtur të premten, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si kërkues i kësaj seance, tha se çështja e dialogut është interes kombëtar.   

“Të kalojë në fazën finale dialogu, në marrëveshjen e madhe, me të cilën do të kërkohet njohja reciproke Kosovë-Serbi, në kufijtë ekzistues. Bazuar në tri parimet e dakorduara edhe me negociatorët ndërkombëtarë, pra: integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetueshmëria”, tha Haradinaj.

    Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011, fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më vonë në nivel politik midis kryeministrash dhe presidentësh. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti i Kosovës nuk është i varur nga njohja e Serbisë.   

“Ne nuk e kemi shpallur pavarësinë që ta zëvendësojmë varësinë nga Serbia me varësi nga njohja e saj. Kemi treguar që shteti dhe populli i Kosovës janë të përcaktuar në rrugën evropiane dhe euroatlantike, që ne e bëjmë shtetndërtimin demokratik, e bëjmë sundimin e ligjit dhe zhvillimin socio-ekonomik, përkundër problemit që kemi me Serbinë”, tha Kurti.     

Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq - si bartës të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve - nuk janë takuar qysh në korrik të vitit të kaluar.  

Më 22 shkurt, kryenegociatorët e çështjeve teknike, Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq i Serbisë, kanë zhvilluar takime dypalëshe me zyrtarët e BE-së, por nuk ka pasur takim të përbashkët midis tyre.  

Një ditë në vonë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se palët kanë arritur progres drejt një marrëveshjeje, por nuk ka dhënë më shumë detaje.   

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se gjatë takimeve është folur për energjetikën në kuadër të një marrëveshjeje ekzistuese.  

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kërkoi të premten nga Qeveria e Kosovës që të fokusohet te marrëveshja përfundimtare me Serbinë.   

“Të insistojë në qëllimin kryesor të dialogut dhe të dialogojë më shumë me partnerët tanë, me shtetet e QUINT-it [SHBA-në, Britaninë, Italinë, Gjermaninë dhe Francën], sesa me Serbinë. Vetëm dakordimi me to mund të sigurojë sukses në këtë proces”, u shpreh Hoti.   

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se është i vetëdijshëm se dialogu Kosovë-Serbi është një proces i vështirë, por, pavarësisht kësaj, shtoi ai, Qeveria duhet t’i tregojë popullit të Kosovës se si do të veprojë.  

Më 16 shkurt, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Uashingtoni ia ka bërë të qartë Qeverisë së Kosovës, se për të arritur deri te njohja reciproke me Serbinë, duhet të bëjë kompromise.   

Bisedimet duket se kanë ngecur për shkak të mospajtimit të palëve për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Edhe pse ka një marrëveshje për këtë asociacion qysh në vitin 2013, ai nuk është krijuar. Kurti insiston se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik, Vuçiq kërkon formimin e tij. 

Escobar dhe Lajçak kanë qëndruar në Kosovë dhe Serbi në fillim të shkurtit, ku kanë bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis palëve dhe angazhim më të madh të tyre në dialog.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил об открытии Мемориальной квартиры Пушкина


Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка Росгвардии установила рекорд в командном спринте на «Гран-при Санкт-Петербурга»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ролан Гаррос

Мирра Андреева обыграла представительницу Франции Грачеву на "Ролан Гаррос"


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве арестовали экс-замглавы Росприроднадзора Долматова из-за мошенничества





Путин в России и мире
Москва

Путин заявил, что Москва рада приросту исламского населения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске начал работу 30-й Форум "ТИБО"




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве силовики сорвали вечер памяти Алексея Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Филипп Киркоров

Обманул сына, бросил жену в 90 лет и потерял дочь: яркая жизнь Бедроса Киркорова



Москва

За досмотром на ЕГЭ предложили следить родителям

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net