Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 09.02.2022

Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

Evropaelire.org 

Mali i Zi Demokratik, një parti pjesë e shumicës së mëparshme qeverisëse në Mal të Zi, kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këtë kërkesë kjo parti e bëri gjatë një proteste më 9 shkurt në Podgoricë. Protesta e së mërkurës, me sloganin “Mbrojtja e vullnetit elektoral të qytetarëve”, u drejtua nga zyrtarët e Demokratëve. Protesta u mbështet edhe nga deputetët dhe zyrtarët e Frontit Demokratik pro-serb. Ata po ashtu shprehën pakënaqësi për formimin e mundshëm të një qeverie të pakicës... Читать дальше...

Sekretarja e Jashtme britanike: Pushtimi i Ukrainës do të ishte gabim i madh

Evropaelire.org 

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka arritur në Moskë më 9 shkurt për një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Vizita e Truss në Rusi vjen në kohën kur liderët evropianë po tentojnë që të ulin tensionet, pas grumbullimit të trupave ruse në afërsi të Ukrainës, në atë që Perëndimi dyshon se mund të jetë përgatitje për një pushtim të mundshëm. “Në Moskë për t’u takuar me ministrin e Jashtëm, Lavrov dhe për ta bërë të qartë se Rusia duhet menjëherë të tërheqë trupat e saj dhe të respektojë sovranitetin e Ukrainës... Читать дальше...

Kush dhe sa do të paguajë më shtrenjtë për rrymë?

Evropaelire.org 

Mbi 5 euro e lart do të jetë diferenca e faturës së rrymës që do të paguajnë ata qytetarë të Kosovës, që shpenzojnë mbi 800 kilovatë rrymë në muaj. Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi më 8 shkurt faturat e reja me rritje - vetëm për një kategori të konsumatorëve - të cilat hynë në fuqi një ditë më vonë. Te ky ndryshim erdhi pas rritjes së çmimeve të gazit në nivel botëror. Marrë parasysh faktin se Kosova nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike, ajo u detyrua të importojë rrymë me çmime më të shtrenjta. Читать дальше...



Lituania dëshiron prani të përhershme të trupave amerikane

Evropaelire.org 

Presidenti i Lituanisë thotë se ky shtet i Baltikut do të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara që të kenë prani të përhershme ushtarake në këtë vend, teksa aleatët perëndimorë po kërkojnë që të forcojnë sigurinë, pas shqetësimeve lidhur me krizën në Ukrainë. “Patjetër, ne do të flasim me SHBA-në që të sigurohemi që forcat amerikane të jenë përgjithmonë në Lituani”, tha presidenti Gitanas Nauseda gjatë një konference për media më 9 janar. “Ky do të ishte forcimi më i mirë për sigurinë dhe mundësia... Читать дальше...

Mbi 170 euro për një poç elektrik

Evropaelire.org 

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, nisi të mërkurën publikimin e, siç tha, aferave korruptive të ish-kryetarëve të komunave të Maqedonisë së Veriut - kuadro të partisë tani në pushtet, Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Nisma e opozitës maqedonase vjen tre muaj pas zgjedhjeve lokale, në të cilat VMRO-ja fitoi shumicën e komunave. Tani, kjo parti tha se "po zbulon skandalet në punën e ish-kryetarëve të komunave". VMRO-DPMNE akuzon Velimir Smilevskin, ish-kryetarin e Butelit, një komune urbane të Shkupit... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron 34 viktima me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 34 viktima me COVID-19 si dhe 1,554 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 4,153 apo 37.4 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, numri i viktimave është më i lartë në muajin e fundit, teksa numri i përgjithshëm të viktimave ka arritur në 8,658. Më së shumti viktima janë regjistruar në Shkup, gjithsej 13 persona. Sipas raportit, 1,843 persona janë... Читать дальше...

Deri te puna përmes Agjencisë së Punësimit

Evropaelire.org 

Egzon Ahmeti, 28 vjeç, master i juridikut, është i regjistruar si i papunë në Zyrën e Punësimit në Viti - qytet në pjesën juglindore të Kosovës.  Përmes kësaj zyre, ku figuron tash e katër muaj, thotë se shpreson të gjejë një vend pune. “Zyrtarja që punon aty, më ka thënë se nëse ka ndonjë vend pune, trajnim apo diçka tjetër, më thërrasin”, tregon Egzoni për Radion Evropa e Lirë. Zyra e Punësimit në Komunën e Vitisë është njëra prej më shumë se 30 zyrave të tilla që funksionojnë në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Kosovës. Читать дальше...

Turqia kërcënon me bllokim Zërin e Amerikës dhe mediat e tjera ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Autoriteti mbikëqyrës i mediave në Turqi i ka dhënë afat prej 72 orësh tri agjencive ndërkombëtare të lajmeve që të marrin licencë për operim, ose në të kundërtën qasja në platformat e tyre do të bllokohet. Ilhan Tasci, deputet opozitar, kritikoi këtë vendim të Këshillit Suprem për Radio dhe Televizion (RTUK). Ky këshill ka kërkuar nga ueb-faqet në gjuhën turke të Zërit të Amerikës, të transmetuesit gjerman, Deutsche Welle, dhe të Euronews të bëjnë kërkesë për licencë. Sipas Tasci, ky vendim shënon... Читать дальше...



Çeku: Presim vazhdimin e projektit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Evropaelire.org 

Kosova pret që projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë të Jugut të vazhdojë, tha të mërkurën ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Ai tha se njoftimi i 8 shkurtit nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për pezullimin e projektit, nuk nënkupton që programi është anuluar plotësisht. “Ne i kuptojmë shqetësimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Unë jam në komunikim të përditshëm me të gjithë, përfshirë edhe me... Читать дальше...

Kosovë: Pesë viktima dhe mbi 1,100 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë janë regjistruar pesë viktima dhe 1,140 raste të reja me koronaviurs. Sipas njoftimit, rastet dolën pas testimit të 6,767 mostrave, që i bie se 16.84 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19. Në 24 orët paraprake 3,624 persona janë shëruar nga koronavirusi. Raste aktive janë 18,506. Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 1,312 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Deri më tani... Читать дальше...

Në veri as fatura, as rritje çmimesh  

Evropaelire.org 

“Nuk e di nëse ia vlen të diskutohet fare”, thotë Ymer Fejzullahu, nga i cili Radio Evropa e Lirë kërkoi të komentojë faktin se veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, nuk paguan rrymën e shpenzuar tash e dy dekada. Fejzullahu është kryetar i Bordit Drejtues të Zyrës së Rregullatorit për Energji të Kosovës dhe aktualisht është në pozitën e atij që shpjegon arsyet se përse çmimi i energjisë elektrike është duke u rritur gjithandej, përveç në katër komunat në veri të Lumit Ibër. “Ky është problem... Читать дальше...

Kosova sanksionon individë dhe entitete bjelloruse

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka sanksionuar 183 individë dhe 26 entitete të Bjellorusisë, që janë të lidhur me regjimin e udhëheqësit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur të mërkurën, u tha se Kosova do të zbatojë sanksionet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Zëvendësminsitrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, tha se të gjitha masat kufizuese janë ndërmarrë në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Kanadanë.  “Duke... Читать дальше...

Sllovakia miraton traktatin për dhënien e dy bazave ajrore SHBA-së

Evropaelire.org 

Parlamenti i Sllovakisë të mërkurën ka miratuar një traktat për mbrojtje ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja për Bashkëpunim të Mbrojtjes kaloi me 79 vota për dhe 60 kundër. Ky traktat do t’i lejojë ushtrisë amerikane që të përdorë dy baza ajrore – bazën Malacky-Kuchyna dhe Sliac – për dhjetë vjet në Sllovaki, shtet anëtar të NATO-s. Si shpërblim Sllovakia do të marrë 100 milionë dollarë nga SHBA-ja, me qëllim të modernizimit të bazave. Marrëveshja u nënshkrua nga sekretari amerikan i Shtetit... Читать дальше...

HRW kërkon hetime të pavarura për protestat në Kazakistan

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare, Human Rights Watch (HRW), u ka bërë thirrje autoriteteve kazake që të ftojnë ekspertë ndërkombëtarë në hetimet e brendshme për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut gjatë trazirave vdekjeprurëse në këtë shet të Azisë Qendrore, një muaj më parë. Në një deklaratë të lëshuar më 9 shkurt, kjo organizatë ka thënë se duhet të ketë hetim të pavarur “për t’u siguruar se rezultatet janë të besueshme”. Deklarata është publikuar pas bisedimeve mes shefit të HRW-së, Kenneth Roth dhe ministrit të Jashtëm kazak... Читать дальше...

Heqja e kufizimeve herët mund ta zgjasë pandeminë

Evropaelire.org 

Ministri gjerman i Shëndetësisë tha se heqja e kufizimeve kundër koronavirusit shumë herët, mund ta zgjasë ndjeshëm kohëzgjatjen e pandemisë; Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e shqetësuar me numrin në rritje të viktimave nga koronavirusi; në Pekin, zyrtarët e Lojërave Olimpike Dimërore thonë se kuptojnë zhgënjimin e atletëve të izoluar, ndërsa në Kanada policia ndjek protestat masive, të nxitura nga detyrimi për vaksinim.

Kuvendi diskuton për rrymën në seancë të jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës po mban të mërkurën seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë elektrike. Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë të martën, 8 shkurt, se rritjen e çmimit në fatura do të vërejnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit. Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij ka kërkuar mbajtjen e seancës, duke e... Читать дальше...

Kurti: Në kriza energjetike nuk ka zgjidhje ideale

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën, 9 shkurt, se gjatë muajve të dimrit, Kosova ka importuar 40 për qind të energjisë elektrike. Sipas tij, çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta sesa zakonisht dhe se në “kriza energjetike, sikurse në çdo krizë tjetër, nuk ka zgjidhje ideale”. “Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet një situatë si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin sa më shpejtë prej krizës për sa më shumë prej jush”. Kurti... Читать дальше...

K.Jugore heq dorë nga strategjia "testo, gjurmo"

Evropaelire.org 

Koreja Jugore ka hequr dorë nga programi “gjurmo, testo dhe trajto”, pasi shtrirja e variantit Omicron të koronavirusit kërcënon mbingarkimin e sistemit shëndetësor të këtij shteti. Pas shpërthimit të pandemisë më 2020, Koreja Jugore është goditur nga një prej valëve më të rënda të koronavirusit, por e ka menaxhuar situatën me testime masive dhe gjurmim agresiv të kontakteve. Strategjia është përshëndetur, mirëpo Seuli tani ka vendosur të anulojë sistemin pasi ka tejkaluar shifrën e një milion rasteve të infektimit në fundjavë... Читать дальше...

Talibanët në Zvicër për të kërkuar ndihma

Evropaelire.org 

Një delegacion i talibanëve pritet të takohet me pjesëtarë të Kryqit të Kuq, zyrtarë evropianë dhe zviceranë në Gjenevë, për të biseduar për ndihma, në kohën e përkeqësimit të situatës humanitare në Afganistan. Konferenca shënon herën e dytë që përfaqësuesit e Qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, marrin pjesë në negociata humanitare, nikoqire e të cilave është një shtet evropian. Ministria e Jashtme zvicerane ka insistuar se prezenca e këtij delegacioni në Zvicër nuk nënkupton njohjen e Qeverisë së udhëhequr nga talibanët. Читать дальше...

Liderët evropianë shfaqin unitet për krizën rreth Ukrainës

Evropaelire.org 

Liderët evropianë janë zotuar se do të qëndrojnë të bashkuar në qëllimin e tyre për ulje të tensioneve pas pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse afër Ukrainës. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se sheh rrugë përpara në zgjidhjen e krizës, pas negociatave të nivelit të lartë që ka realizuar në Moskë dhe Kiev. Duke folur nga Berlini, Macron ka bërë thirrje për vazhdim të dialogut me Kremlinin, duke e konsideruar këtë si mënyrën e vetme për të ulur frikën se Rusia do ta pushtojë Ukrainën. Читать дальше...

Edhe 16 miliardë dollarë të nevojshme për të luftuar pandeminë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se edhe 16 miliardë dollarë duhen për të mbështetur shtetet me të ardhura të ulëta për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Sipas saj, ky buxhet është i nevojshëm për të furnizuar shtetet me vaksina, teste dhe ilaçe, përmes një programi të lansuar nga Kombet e Bashkuara. “Shkenca na ka dhënë mjetet për të luftuar COVID-19; nëse ato ndahen në botë në shenjë solidariteti, ne mund t’i japim fund koronavirusit si emergjencë globale këtë vit”, ka thënë shefi i OBSH-së... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Спортсменка из Бутово выиграла «золото» на турнирах по художественной гимнастике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Самсонова победила Осаку и вышла в третий круг турнира WTA 1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Прокуратура Москвы: тело мужчины нашли в лесопарке в Сокольниках





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Валерий Гергиев

Оркестр Мариинского театра под управлением Валерия Гергиева выступил в Нижнем Новгороде



Москва

Туроператор Пегас сделал важное заявление по летним турам

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net