Shtëpia e Bardhë: Rusia tani ka forca të mjaftueshme për ta pushtuar Ukrainën
Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë “në çdo moment”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Sullivan, duke folur me gazetarët të premten, pa prezantuar të dhëna specifike, tha se amerikanët që ende gjenden në Ukrainë, duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme. Ai tha se pushtimi rus mund të nisë përmes sulmeve ajrore, gjë që do të bënte të vështirë largimin nga Ukraina. Читать дальше...