Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Erdogan: Reagimi i NATO-s dhe Perëndimit ndaj sulmit rus nuk është i vendosur

0
Erdogan: Reagimi i NATO-s dhe Perëndimit ndaj sulmit rus nuk është i vendosur

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se reagimi i NATO-s dhe vendeve perëndimore lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës nuk ishte i vendosur, duke shtuar se ai shpresonte se samiti i NATO-s të premten do të çonte në një pozicion më të vendosur të Aleancës.

Turqia, anëtare e NATO-s, kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja vendet. Ajo i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmin dhe shprehu mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës.

“Kjo nuk do të duhej të kthehej në një vërshim të dënimeve të zakonshme. NATO duhet të kishte ndërmarrë një hap më të vendosur”, tha Erdogan pas lutjes të së premtes në Stamboll.

“BE-ja dhe të gjitha mentalitetet perëndimore nuk kanë treguar një qëndrim të caktuar serioz. Të gjithë ata vazhdimisht po e këshillojnë Ukrainën”, u tha ai gazetarëve. “Me këshillë nuk mund të arrihet diku. Kur shikoni hapat e ndërmarra, ata nuk janë fare”.

Drejtpërdrejtë: Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Pavarësisht valës së sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, Turqia ka thënë se kundërshton lëvizje të tilla. Erdogan gjithashtu shmangu përdorimin e fjalëve të tilla si “dënoj” në reagimin e tij ose “pushtim” për të përshkruar atë që po ndodhte.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi i bëri thirrje Evropës të premten të veprojë më shpejt dhe më fuqishëm për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke akuzuar aleatët perëndimorë për politikëbërje, ndërkohë që  forcat e Moskës përparojnë drejt Kievit.

Të enjten, Ukraina i kërkoi Turqisë të mbyllte Bosforin dhe Dardanelet, që lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi me Rusinë, sipas paktit të vitit 1936. Megjithatë, Ankaraja tha të premten se nuk mund të pengojë hyrjen e anijeve ruse në Detin e Zi sepse, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare, ajo ka të drejtë të kthejë anijet në bazat e saj.

Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasil Bodnar, tha të premten se autoritetet turke dhe ukrainase ishin duke kontaktuar për t’u pajtuar për dërgimin e pajisjeve mjekësore emergjente dhe ndihmës humanitare në Ukrainë, duke përfshirë ushqimin, ilaçet dhe tendat.

Bodnar tha se lista e nevojave të Ukrainës iu paraqit Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). 

“Meqenëse listat vijnë nga Ukraina, ne do të vazhdojmë t’ua kalojmë ato autoriteteve turke”, u tha ai gazetarëve në Ankara.

Në një bisedë telefonike të premten, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, i tha homologut të tij ukrainas, Alexei Reznikov, se Ankaraja ishte e gatshme të ofronte ndihmë humanitare, është komunikuar nga ministria e tij.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, tha gjithashtu, të premten, se ai diskutoi  me homologun e tij për “hapat praktikë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”.

Duke vendosur bashkëpunim të ngushtë me Rusinë në fushën e mbrojtjes dhe energjisë, Turqia i shiti gjithashtu Ukrainës dronë dhe nënshkroi një marrëveshje të përbashkët prodhimi. Ankaraja kundërshton gjithashtu politikën ruse në Siri dhe Libi, si dhe aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Erdogan, i cili më parë kishte ofruar të ndërmjetësonte krizën, tha të enjten se ishte “sinqerisht i pikëlluar” nga pushtimi i Moskës, për të cilin gjë ai tha se ishte një “goditje e rëndë” për paqen rajonale.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: 1 июня начнется фестиваль «Лето в Москве. Все на улицу!»


Спорт в России и мире
Москва

Вышел второй подкаст онлайн-лектория «Иннагрика» о возможностях аграрной генетики для молодых исследователей


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ролан Гаррос

Азаренко не смогла выйти в 1/16 финала открытого чемпионата Франции по теннису


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Синоптик рассказал, когда из Москвы уйдёт аномальная жара





Путин в России и мире
Москва

Руководство Краснодара посетило китайский Харбин. Рассказываем подробности


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Путин и Лукашенко обсудили парад в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

НАТО оказалась не готова к войне с Россией. Тайное соглашение США и Киева: Враг нацелился на Белгород - источники


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Вячеслав Бутусов

Маликов – до 75 тысяч, Бутусов – бесплатно: цены на концерты звезд в дни экономического форума в Петербурге



Москва

День защиты детей празднуют в мире 1 июня

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net