Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Më shumë shtete vendosin sanksione ndaj Rusisë

0
Më shumë shtete vendosin sanksione ndaj Rusisë

Më shumë vende perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë.

Australia më 23 shkurt tha se do të bashkohej me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë duke shënjestruar dy banka ruse dhe duke vendosur ndalime udhëtimi për tetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Putinit.

Kryeministri Scott Morrison – si udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani – tha se sanksionet ishin grupi i parë në një arsenal sanksionesh të mundshme që Australia mund të përdorë kundër Rusisë.

Ndërkohë, kryeministri japonez, Fumio Kishida, më 23 shkurt përshkroi gjithashtu masat kundër Rusisë, duke thënë se qeveria e tij do të ndalojë  shpërndarjen e re të letrave me vlerë të qeverisë ruse në Japoni.

Japonia do të ndalojë gjithashtu udhëtimin e njerëzve të lidhur me dy rajonet separatiste ukrainase dhe do të ngrijë asetet e tyre në Japoni, tha Kishida.

Lëvizjet vijnë pas vendimit të Putinit për të njohur dy rajone separatiste në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe për të dërguar trupa atje, veprime që u dënuan nga Perëndimi, Kombet e Bashkuara dhe vende e organizata të tjera.

Pavarësisht veprimeve të tij, Putin më 23 shkurt tha se vendi i tij ishte gati të kërkonte "zgjidhje diplomatike" për krizën aktuale, por ai theksoi se interesat e Rusisë nuk ishin të negociueshme.

“Vendi ynë është gjithmonë i hapur për dialog të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm, për kërkimin e zgjidhjeve diplomatike për problemet më komplekse”, tha Putin në një fjalim.

Megjithatë, ai shtoi se: "interesat e Rusisë, siguria e qytetarëve tanë, janë të panegociueshme për ne".

Perëndimi e ka akuzuar Putinin se po kërkon një pretekst për një pushtim të plotë të Ukrainës pasi Rusia grumbulloi më shumë se 150,000 trupa përgjatë kufirit, duke fajësuar shpesh Kievin për dhunën në rajon.

"Askush prej nesh nuk do të mashtrohet" nga pretendimet e Putinit për Ukrainën, tha presidenti i SHBA Joe Biden në një fjalim  më 22 shkurt, ndërsa shpalli sanksionet e para kundër Rusisë për agresionin e saj.

"Ky është fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës," tha Biden, duke iu referuar planeve të deklaruara të Putinit për të dërguar trupa përtej rajoneve në Ukrainën lindore që separatistët e mbështetur nga Rusia pretendojnë se i kontrollojnë.

Masat e Uashingtonit përfshijnë sanksione ndaj dy bankave ruse dhe sanksionet për të bllokuar qasjen e Moskës në institucionet financiare perëndimore.

Britania, BE-ja dhe Kanadaja njoftuan sanksione të ngjashme kundër Moskës, ku shumica thonë se mund të vendosen masa më serioze nëse Rusia kryen një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës.

Në anën tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi i tij po pezullonte procesin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia në reagim ndaj veprimeve të Moskës në Ukrainë.

Scholz u tha gazetarëve se kishte kërkuar të pezullonte procesin e rishikimit nga rregullatori gjerman për tubacionin prej 11 miliardë dollarësh që është projektuar për të ofruar gaz natyror në Gjermani nga Rusia nëpërmjet Detit Baltik.

Tubacioni është kundërshtuar prej kohësh nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, të cilët thonë se do të rriste varësinë e Evropës nga furnizimet ruse të energjisë.

Uashingtoni ka thënë gjithashtu se do të shkaktojë dëm ekonomik për Ukrainën, duke i mundësuar Moskës të ridrejtojë eksportet e gazit rreth Ukrainës, duke e privuar vendin nga miliarda dollarë në vit tarifa tranziti.

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë votoi njëzëri më 22 shkurt për të plotësuar kërkesën e Putinit për të përdorur forcën ushtarake jashtë vendit, një veprim që ndez më tej krizën me vendet perëndimore.

Votimi erdhi pasi Putin i dërgoi një letër Këshillit të Federatës duke kërkuar zyrtarizimin e një dislokimi ushtarak në rajonet në Ukrainën lindore që separatistët e mbështetur nga Rusia pretendojnë se i kontrollojnë një ditë pasi Putin njohu pavarësinë e tyre.

Putini më vonë shtroi kushtet për t'i dhënë fund krizës që ka kërcënuar ta fusë Evropën në luftë. Këto përfshijnë heqjen dorë nga Ukraina nga ambicia e saj për t'u bashkuar me NATO-n.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

«БЛИЦ», «БИТВА СТРАТЕГИЙ», «ДУАТЛОН» инсайд новых дисциплин в спортивном программировании


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Кто транслирует бой Табило против Джоковича на турнире Rome Masters 1000?


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

"Погода идёт на поправку": Синоптик прогнозирует долгожданное потепление в Москве





Путин в России и мире
Москва

Амурские семьи могут попасть в кино и отправить особенную открытку благодаря душевному проекту


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко надеется на восстановление транспортных маршрутов с Израилем




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Последняя ставка. Киев в отчаянии из-за успехов российских сил. Зеленский прибегает к немыслимому способу спастись


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Бато Багдаев

В День Пушкина театр кукол «Ульгэр» в райцентре Бурятии: Россия, Культура, Дети



Москва

«Ожившая» Мона Лиза, репродукции Арчимбольдо и Босха на выставке «Арт-Ростов»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net