Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Shpallje “e vonuar” e krizës energjetike

0
Shpallje “e vonuar” e krizës energjetike

Ekspertët e energjetikës thonë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut reaguan me vonesë sa i përket krizës energjetike, pasi kjo krizë në Evropë u paralajmërua që nga muaji prill.

Këto reagime vijnë pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 9 nëntori shpalli krizën energjetike për një periudhë prej 30 ditësh që mundëson dhënien e mjeteve plotësuese te kompanitë energjetike për të mbuluar humbjet dhe për të rritur likuiditetin e tyre.

Nga buxheti i shtetit do të transferohen 65 milionë euro te kompanitë e energjisë në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që ato të blejnë energji elektrike në tregun evropian, ku çmimet e rrymës janë shumë të larta.

Çka do të sjellë kriza energjetike për qytetarët?

Gjendja e krizës parasheh edhe shkyçjen e të gjitha reklamave ndriçuese. Ndriçimi i rrugëve, shesheve dhe objekteve me karakter publik do të ulet në nivelin minimal, aq sa mos rrezikohet siguria. Po ashtu parashihet ndalimi i përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje plotësuese  të objekteve zyrtare dhe atyre afariste.

Autoritetet zyrtare të Maqedonisë së Veriut janë shprehur të prerë se gjendja e krizës energjetike nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nuk garantojnë stabilitet të çmimit të energjisë elektrike.

Nga ndihmat e shtetit varet çmimi i energjisë elektrike

Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit rregullator për Energjetikë thotë për Radion Evropa e Lirë se deri në vitin e ri nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.  Por, shton se nga janari i vitit të ardhshëm gjithçka do të varet nëse qeveria do të vazhdojë të subvencionojë kompanitë energjetike.

“Pasi kompanitë të hapin tenderë do të shihet se çfarë oferta do të marrin, cilat do të jenë çmimet dhe shpenzimet që do kenë. Njëkohësisht do të duhet të shihet nëse shteti do të ndihmojë ose jo kompanitë energjetike edhe gjatë vitit 2022 dhe pastaj do të mund të flasim nëse do të këtë ose jo rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe në çfarë niveli do të jetë ajo rritje”, thotë Bislimovski.

Ndërkohë, disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se çdo ditë ballafaqohen me rritjen e çmimeve që ka imponuar kriza energjetike.  

“Me krizën energjetike njëkohësisht rriten çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve, ndërkohë që pagat mbeten të njëjta”, thotë Emilija Andrevska.

Ekspertët thonë se nëse nuk stabilizohet çmimi i energjisë elektrike në tregun evropian, Maqedonia e Veriut do të detyrohet të blejë qymyr nga Kosova për të prodhuar energji elektrike për nevojat e brendshme, gjë që do të çonte në rritjen e kostos së prodhimit të rrymës dhe rrjedhimisht edhe shtrenjtimin e energjisë.

Sipas Marija Zaerezankovës, ligjëruese në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, thotë se kriza me energjinë elektrike bëhet edhe më e komplikuar pasi një pjesë e kompanive energjetike janë privatizuar. 

Ajo thotë se kompanitë që janë me interes strategjik për shtetin nuk do të duhej të privatizoheshin.

“Nuk mundet energjetika të shkojë në sektorin privat sepse nuk është kjo fabrikë bonbonesh që nëse investon sot,  nesër siguron profit, por bëhet fjalë për energjetikë që edhe një krizë më e vogël godet më shumë sektorë andaj siguria energjetike duhet vendosur në krye të prioriteteve të shtetit”, thotë ajo.

Ndërkaq, eksperti i energjetikës, Konstandin Dimitrov thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi për shpalljen e krizës energjetike është i vonuar. Ai thotë se Maqedonia e Veriut tash e një kohë të gjatë është në krizë energjetike pasi nuk ka një strategji afatgjate për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme, që do të mundësonin siguri energjetike.

Dimtrov thotë se vendimet merren në favor të politikës dhe jo sigurisë energjetike.

“U ndalua thirrja publike për ndërtimin e dy hidrocentraleve atë Çebrent dhe Galishtës që në një mënyrë duhet të stabilizojnë furnizimin me energji elektrike. Këtu bëhet  fjalë për krim, pasi lufta mes strukturave udhëheqëse politike, pavarësisht se cila është në pushtet, nuk vënë në plan sigurinë energjetike e cila duhet parë në rrafshin e sigurisë kombëtare, por vendosin prioritet interesat e tyre”, thekson Dimitrov.

Teksa Maqedonia e Veriut po përballet me krizë energjetike, për shkak të problemeve teknike, pati ndërprerje disaditore të prodhimit të energjisë elektrike në termocentralin e Manastirit. Ekspertët thonë se përderisa shteti mbetet i varur nga tregu i jashtëm sa i përket rrymës, do të jetë edhe më vështirë që të menaxhohet kriza energjetike.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о программе развития туризма столицы до 2030 года


Спорт в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о чемпионате по профмастерству в авиастроении


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Елена Рыбакина выступила с критикой в адрес WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Как выбрать идеальный район для семейной жизни в Москве





Путин в России и мире
Москва

«Известия» показали репетицию инаугурации Путина на Соборной площади


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фрэнк Синатра

Леонардо ДиКаприо споет голосом Фрэнка Синатры



Москва

Лесохрана Воскресенска напомнила о начале пожароопасного сезона

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net