123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 23.11.2021

Erdogan paralajmëron “luftë ekonomike” pas rënies së lirës turke

Evropaelire.org 

Lira turke ka shënuar rënie rekorde të martën pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përforcoi mbështetjen e tij për uljen e normave të interesit, duke paralajmëruar se vendi ishte në një "luftë për pavarësi ekonomike". Monedha turke pësoi rënie drastike pasi aktualisht 13 lira shkëmbehen për një dollar, një rënie prej 15 për qind. Turqia po përballet me krizën më të rëndë të monedhës së saj nga gushti i vitit 2018, kur vlera e lirës arriti në nivelet më të ulëta historike gjatë një... Читать дальше...

Sllovakia drejt bllokimit të plotë

Evropaelire.org 

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputiva ka bërë thirrje që vendi të futet në një izolim të rreptë pas rritjes së rasteve me COVID-19. Presidentja Caputiva ka thënë se bllokimi duhet të ndodh sidomos për shkak se sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit. Ajo nuk mund të merr vendimin për bllokim nga pozita e presidentes porse zëri i saj ka peshë pasi është politikania më popullore në vend. Anëtarët e partisë në pushtet u thanë mediave gjithashtu se rregulla më të ashpra mund të priten të mërkurën... Читать дальше...

E mërkura ditë zie në Kosovë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të mërkurën, më 24 nëntor, ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari. Në njoftimin për media të zyrës së presidentes thuhet se presidentja Osmani “ka marrë vendim që të mërkurën, më 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”. Ndërkohë... Читать дальше...



Projektligji për pagat konfronton Qeverinë me sindikatat

Evropaelire.org 

Pagat që marrin mësimdhënësit, sidomos në arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët, nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme, thotë Merita Sabedini, arsimtare e gjuhës angleze në shkollën fillore "Zenel Hajdini" në Prishtinë. Paga e saj mujore është rreth 450 euro. Sabedini thekson që bashkë me kolegët, tash e sa kohë, janë duke e pritur miratimin e Ligjit për pagat nga Kuvendi i Kosovës, përmes të cilit shpresojnë për ngritjen e koeficientit për pagat. Në të kundërtën, siç thotë ajo në një bisedë me Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

Familjarët pa lajme pas aksidentit në Bullgari

Evropaelire.org 

Të afërmit e familjarëve të personave të aksidentuar në Bullgari u mblodhën para agjencisë turistike Besa Trans në Shkup, për të kërkuar më shumë informata. Autobusi i kësaj agjencie u kaplua nga zjarri më 23 nëntor. Së paku 46 persona mbetën të vdekur. Në orët e pasdites të 23 nëntorit, Besa Trans shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe tha se kompania po bashkëpunon me organet kompetente të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të zbulohet shkaku i aksidentit.

Lajçak paralajmëron zhvillime në procesin e dialogut

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është takuar të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajçak ka shkruar në Twitter pas takimit se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe të detajuar me presidentin Vuçiq. “Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  Shumë gjëra për të bërë pas takimeve që kisha këtë javë”... Читать дальше...

Inteligjenca çeke thotë se spiunimi rus u godit nga pandemia

Evropaelire.org 

Agjencia e inteligjencës së Republikës Çeke tha të martën se aktivitetet e spiunazhit rus në territorin e saj ishin goditur gjatë vitit 2020, sidomos nga kufizimet e vendosura si pasojë e pandemisë së COVID-19. Në raportin e tij vjetor, kjo agjenci tha se kufizimet kishin reduktuar "mundësitë për shkëmbime të inteligjencës në fushat tradicionale të interesit, të tilla si politika, sfera akademike apo tregtia". Por, Agjencia e Inteligjencës çeke po ashtu raportoi një rritje të interesit rus... Читать дальше...

Izolim e protesta në mbarë Evropën

Evropaelire.org 

Mbyllja e katërt në nivel shteti, kundër koronavirusit ka filluar në Austri. Restorantet dhe dyqanet joesenciale janë mbyllur derisa qytetarët mund të largohen nga shtëpitë për arsyeje shumë të kufizuara. (Përgatitën: Teuta Arifaj dhe Bujar Tërstena)



Raportohen 15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste pozitive me COVID-19. Në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë bërë 1,440 testime. Sipas njoftimit të MSH-së,në këtë periudhë kohore nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. MSH-ja po ashtu ka njoftuar se në nivel vendi në 24 orët e fundit janë administruar 2,499 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më tani sipas këtij institucioni, 757,103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Konfirmohen kryetarët e 18 komunave të Kosovës

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave të Kosovës. KQZ-ja ka njoftuar se rezultatet e certifikuara janë për Gjakovën, Gllogocin, Gjilanin, Istogun, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Kamenicën, Obiliqin, Rahovecin, Podujevën, Prishtinën, Shtimen, Vitinë, Vushtrrinë, Malishevën, Junikun dhe Mamushën. Por rezultatet mbesin të pacertifikuara për ti komuna të tjera, atë të Dragashit, Prizrenit dhe Kllokotit. Читать дальше...

OBSH-ja u frikësohet 700,000 vdekjeve të tjera nga koronavirusi në Evropë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se në rast se vazhdon trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë këtij dimri nga kjo sëmundje në Evropë mund të vdesin rreth 700,000 persona. Duke iu referuar rritjes drastike të rasteve me COVID-19 në kontinentin evropian, OBSH-ja, tha se numri i vdekjeve mund të arrijë deri në 2.2 milionë. OBSH-ja parasheh “stres të lartë në qendrat e kujdesit intensiv në 49 nga 53 shtete nga tani e deri më 1 mars 2022”. "Vdekjet e raportuara kumulative... Читать дальше...

Rreziku nga minat në Kosovë është ende real

Evropaelire.org 

Një ditë pranvere e pasluftës është shndërruar në ditën më tragjike për Elmi Xhemën nga qyteti i Shtimes në Kosovë. Si 12-vjeçar, në maj të vitit 2001, Elmiu ka dalë për të luajtur në oborr të shtëpisë, ku edhe ka shkelur në minë. Për pasojë, ka humbur këmbën dhe dorën e majtë. “Nuk kam ditur asgjë deri kur më kanë dërguar në spital… Pastaj, e kam marrë vesh se çfarë ka ndodhur me mua”, rrëfen Elmiu për Radion Evropa e Lirë. Mina në oborrin e shtëpisë së Elmiut ka qenë një ndër mjetet e shumta... Читать дальше...

Kina regjistron shkallën më të ulët të natalitetit në katër dekada

Evropaelire.org 

Në Kinë, shkalla e natalitetit ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se katër dekada. Zyra e Statistikave ka thënë se më 2020 është vërejtur rënie prej 18 për qind. Për pasojë janë regjistruar 12 milionë foshnje, kryesisht për shkak të pandemisë. Mirëpo ekspertët kanë vënë në pah edhe faktorë tjerë si çmimet e larta të jetesës, edukimi, kujdesi shëndetësor dhe mosgatishmëria për t’u martuar. Shkalla e natalitetit në vendin me popullsinë më të madhe në botë, ka rënë në numër njëshifror për herë të parë prej vitit 1978... Читать дальше...

SHBA këshillon amerikanët të mos udhëtojnë në Gjermani

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar amerikanët kundër udhëtimit në Gjermani, ndërkohë që Evropa vazhdon të jetë epiqendër e përhapjes së koronavirusit. “Shmangni udhëtimin në Gjermani! Nëse duhet të udhëtoni në Gjermani, sigurohuni që jeni të vaksinuar plotësisht para udhëtimit!”, kanë thënë Qendrat për Paradalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara. “Për shkak të situatës aktuale në Gjermani, edhe udhëtarët e vaksinuar plotësisht mund të rrezikohen nga variantet e koronavirusit”, kanë thënë këto Qendra. Читать дальше...

Liderët e Ballkanit, SHBA-së dhe BE-së solidarizohen me Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Liderët nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Maqedoninë e Veriut, pas aksidentit me autobus në Bullgari, ku vdiqën të paktën 46 persona. Një autobus, që po bartte udhëtarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, u dogj në orët e para të 23 nëntorit, teksa po udhëtonte në një autostradë afër Sofjes. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë autoritetet maqedonase pas aksidentit në Bullgari. Читать дальше...

Uiskonsin: Ngasësi i makinës në turmë pritet të akuzohet për vrasje të qëllimshme

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Uiskonsin kan thënë se synojnë të akuzojnë ngasësin e makinës që ka hyrë në një paradë të Krishtlindjes, me pesë akuza për vrasje të qëllimshme. Policia ka thënë se Darrell Edward Brooks Jr, 39-vjeçar, ka vrarë pesë persona të moshave nga 52 deri në 81 vjeç dhe ka plagosur 48 të tjerë në Vaukesha, duke përfshirë një fëmijë. Ata kanë thënë se Brooks ka qenë duke ikur nga një mosmarrëveshje familjare kur ka hyrë në turmë me makinë. Sipas zyrtarëve ai mund të përballet edhe me akuza tjera, varësisht nga hetimet. Читать дальше...

Kriza me migrantë në kufirin Bjellorusi - Poloni

Evropaelire.org 

Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.

SHBA shpall terroristë tre liderë të IS-K

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit, ka njoftuar se ka shpallur terroristë tre liderë të degës së grupit militant, Shteti Islamik në Afganistan (IS-K). Në një deklaratë të publikuar më 22 nëntor, ky Departament ka thënë se tre anëtarët janë shpallur të tillë sipas aktit për terroristët globalë. Aty po ashtu është thënë se një tjetër person është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, meqë ka ofruar ndihmë financiare për IS-K. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të përdorur... Читать дальше...

Raportohet se Bjellorusia po kthen migrantët në vendlindje

Evropaelire.org 

Ministria e Brendshme në Bjellorusi ka thënë se 118 migrantë janë larguar nga shteti më 22 nëntor dhe më shumë do të mund të dëbohen më 23 nëntor, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, TASS. Bashkimi Evropian ka akuzuar Bjellorusinë se është duke marrë mijëra gra, burra dhe fëmijë nga Lindja e Mesme dhe është duke i shtyrë drejt kufijve të Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, si përgjigje ndaj sanksioneve të bllokut evropian për shtypjen brutale të protestave, në të cilat lideri autoritar... Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë: Biden synon të garojë sërish më 2024

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden synon të garojë sërish për president më 2024. Zëdhënësja, Jen Psaki, u ka thënë gazetarëve më 22 nëntor se rikandidimi është synim i tij. Ajo i ka bërë këto komente në aeroplanin presidencial, teksa Biden është nisur për të marrë pjesë në një organizim me trupat amerikane për Festën e Falënderimeve. Javën e kaluar, demokrati 79-vjeçar i është nënshtruar një ekzaminimi fizik, njëherësh të parin prej kur ka marrë detyrën e presidentit në janar të vitit 2021. Читать дальше...

Viktima dhe të plagosur pas djegies së një autobusi në Bullgari

Evropaelire.org 

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor, kanë thënë zyrtarët. Shkaku i përplasjes është duke u hetuar. Në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak

Të paktën 46 persona të vdekur pas djegies së një autobusi në Bullgari

Evropaelire.org 

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor, kanë thënë zyrtarët. Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV. Në autobus besohet se kanë qenë 53 persona. Shkaku i përplasjes është duke u hetuar. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

На окружном полуфинале конкурса «Это у нас семейное» Калмыкию представляют четыре семьи


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Швеция хочет ограничить доступ в Балтийское море российским танкерам





Путин в России и мире
Москва

Путин 22 апреля проведет в Москве переговоры с президентом Азербайджана Алиевым


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: Западу неинтересны планы Киева по атаке на Крымский мост


Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Юрий Лоза

«У меня такого не было»: Лоза предположил, почему зрители ушли с концерта Серова



Москва

Пиратские фильмы исчезли из российских кинотеатров. Как это отразится на прокатчиках

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net