Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 09.11.2021

Dodik në takim me Erdoganin: “Paqja nuk ka alternativë”

Evropaelire.org 

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, takoi të martën në Ankara presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Sipas ueb-faqes zyrtare të presidentit turk, dy zyrtarët patën një drekë pune. Detajet e takimit nga zyra e presidentit turk nuk u bënë të ditura. Dodik tha për Radion Republika Sërpska se “ata janë pajtuar se paqja nuk ka alternativë”. “Kërcënimi me forcë nuk mund të zgjidhë asnjë problem. Të tjerët e kanë imponuar atë temë. Erdogan është i njoftuar... Читать дальше...

Moderna kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët 6-11 vjeç

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike Moderna tha se ka aplikuar tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, për fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç. Fëmijët do të merrnin dy doza prej 50 mikrogramësh, në krahasim me grup-moshat më të vjetra që marrin 100 mikrogramë. “Jemi të lumtur të njoftojmë për paraqitjen e këtij variacioni në EMA”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel. Vaksina Moderna aktualisht është e miratuar për personat 12 vjeç e lart në Evropë. Читать дальше...

Kryeministri polak: Putini, organizator i krizës me migrantë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për, siç tha, orkestrimin e një vale të paprecedentë migrantësh, që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni. Polonia mbylli të martën një vendkalim kufitar me Bjellorusinë, pasi migrantët në anën bjelloruse u përpoqën të çanin një gardh, për të hyrë në territorin e saj. Kriza me migrantë në këtë zonë po vazhdon tash e sa muaj. Bashkimi Evropian e akuzon udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë... Читать дальше...



Ndalohet dhe lirohet aktivistja që hodhi vezë në muralin e Mlladiqit

Evropaelire.org 

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Aida Qoroviq, u ndalua të martën nga policia në Beograd, pasi hodhi vezë në një mural me imazhin e Ratko Mlladiqit, ish-komandant i ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë. Pas disa orësh në mbajtje, Qoroviq u lirua. Deri në publikimin e lajmit, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me arrestimin e saj. Qoroviq, e njohur për publikun serb që nga fillimi i viteve 1990... Читать дальше...

Rekord i viktimave nga koronavirusi në Bullgari

Evropaelire.org 

Bullgaria raportoi të martën 334 viktima nga koronavirusi - shifra më e lartë në këtë vend që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar. Autoritetet shëndetësore raportuan gjithashtu 5,286 raste të reja të të infektuarve, brenda 24 orëve. Sipas tyre, mbi 8,500 pacientë janë të shtruar në spitale, ndërsa 723 prej tyre ndodhen nën kujdes intensiv. Bullgaria, me 7 milionë banorë, ka normën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian. Më pak se një e treta e të rriturve në këtë vend janë vaksinuar plotësisht. Читать дальше...

Pa masa për t’u përballur me shtrenjtimin e rrymës

Evropaelire.org 

Pas 39 vjetësh punë në kompaninë metalurgjike “Ferronikeli”, Fehmi Nika për herë të parë në karrierën e tij si metalurg rrezikon të mbesë pa pagë. Nika thotë për Radion Evropa e Lirë se ka mbetur pa shpresë dhe pa ide sesi do ta kalojë sezonin e dimrit pa të ardhura financiare. Që nga 8 tetori, kompania “Ferronikeli”, që gjendet në Drenas, ka ndërprerë prodhimin duke i lënë të pasigurt rreth 2,000 punëtorë. Ndërprerja u bë për shkak se kompania nuk mundi të përballojë vazhdimin e prodhimit... Читать дальше...

Zgjedhjet lokale lënë në harresë pandeminë

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar rritje të numrit te viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus në tre muajt e fundit, në veçanti nga fillimi i muajit tetor deri në javën e parë të muajit nëntor. Sipas analizave të Ministrisë së Shëndetësisë, shumica e të infektuarve nga 6 gushti deri më 4 nëntor ishin të pavaksinuar. Nga afro 49,000 raste pozitive gjatë kësaj periudhe, 72 për qind nuk ishin të vaksinuar. Të dhënat e ministrisë gjithashtu tregojnë se shkalla e vdekshmërisë te të pavaksinuarit është shumë më e lartë. Читать дальше...

KE pezullon pjesërisht marrëveshjen për vizat me Bjellorusinë

Evropaelire.org 

Këshilli Evropian pezulloi pjesërisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Bjellorusinë, për shkak të, siç tha, nxitjes së krizës me migrantë në kufirin me Poloninë. Këshilli Evropian e cilësoi këtë si “sulm hibrid” të Minskut. Sipas vendimit të tij, pezullimi i pjesëve të marrëveshjes - e cila i redukton kërkesat për dokumente dhe tarifat e aplikimit për vizë - nuk do t’i prekë qytetarët e zakonshëm bjellorusë, por vetëm zyrtarët. “Ne e dënojmë dhe kundërshtojmë fuqishëm instrumentalizimin... Читать дальше...



Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë. Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre. Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth 8-9 për qind. Qeveria njoftoi se rreth 4 miliardë denarë (rreth 65 milionë euro) do të transferohen nga buxheti te kompanitë energjetike, për të kapërcyer... Читать дальше...

Kosova regjistron 11 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Njëmbëdhjetë raste me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,719 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 26 pacientë. Raste aktive aktualisht janë 447. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit. Deri më tash, mbi 742,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të martën... Читать дальше...

Vallaçi, fushëbeteja e Serbisë me Kosovën

Evropaelire.org 

Nënstacioni elektrik në Vallaç është aset i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), është i vjetër si nënstacion dhe ka nevojë që të rehabilitohet, deklarojnë zyrtarët e KOSTT-it. Nënstacioni elektrik në Vallaç është një prej pikave e cila i furnizon me energji elektrike katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe hidrocentralin e Ujmanit (Gazivodës), si dhe i takon rrjetit të shpërndarjes së Kosovës edhe sipas Marrëveshjes së Brukselit... Читать дальше...

Rusia me rekord të ri të viktimave nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Rusia shënoi të martën rekord të ri të viktimave nga koronavirusi: 1,211. Autoritetet spitalore raportojnë për mbingarkesë në spitale dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Vladimir Chulanov, specialist i sëmundjeve infektive që shpesh punon me Ministrinë ruse të Shëndetësisë, tha se rreth 300,000 shtretër janë ndarë për pacientët me koronavirus. Sipas tij, rreth 1 milion njerëz po trajtohen në baza ambulatore. Qendra e Krizës tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe  39,610 raste të të infektuarve. Читать дальше...

Shoqëria civile i kërkon SHBA-së të shqyrtojë thirrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci

Evropaelire.org 

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, të organizuar më 9 dhe 10 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden. Radio Evropa e Lirë ka siguruar letrën nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, e cila i është dërguar Zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Koordinatores... Читать дальше...

Rriten tensionet në kufirin Bjellorusi-Poloni

Evropaelire.org 

Autoritetet polake e kanë akuzuar Bjellorusinë se po përpiqet të nxisë një konfrontim serioz, teksa pamjet kanë shfaqur qindra emigrantë duke ecur drejt kufirit me Poloninë. Komisioni Shtetëror Kufitar i Bjellorusisë ka publikuar pamje nga droni, që shfaqin policinë polake me pajisje kundër trazirave, duke bërë rojë në kufi, teksa emigrantët po mblidheshin në anën bjelloruse të tij, prapa telave me gjemba. SHBA-ja i ka bërë thirrje Bjellorusisë të ndalë menjëherë fushatën e saj të orkestrimit dhe... Читать дальше...

Në Kosovë mund të vaksinohen edhe të huajt

Evropaelire.org 

Në Kosovë do të mund të vaksinohen kundër koronavirusit edhe shtetasit e huaj, bëri të ditur më 9 nëntor Ministria e Shëndetësisë (MSH). “Vaksinimi edhe i qytetarëve jo-kosovarë bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në këtë periudhë të fundvitit kur ka edhe fluks më të madh të ardhjeve të qytetarëve nga vende të ndryshme në Kosovë dhe kur institucionet kosovare kanë mundësi që të ofrojnë vaksina për të gjithë qytetarët në Kosovë, të moshës mbi 12 vjeç, pa marrë parasysh se a janë shtetas të Republikës së Kosovës apo jo”... Читать дальше...

Heihe i shpërblen ata që ofrojnë të dhëna për shpërthimin e fundit të COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet e qytetit kinez, Heihe, janë duke ofruar 15.000 dollarë amerikanë për secilin që mund të ofrojë detaje për shpërthimin e fundit të koronavirusit. Kina ka regjistruar 43 raste lokale më 9 nëntor, dhe shpërthimi i fundit ka prekur 20 provinca dhe rajone. Vala e fundit ka rezultuar me miliona persona nën izolim, me ashpërsim të trafikut të brendshëm, duke përfshirë anulimin e shumë udhëtimeve me aeroplanë dhe trena. Ndonëse shumica e vendeve të Azisë janë duke hequr kufizimet në lëvizje... Читать дальше...

BE akuzon Bjellorusinë për abuzim me migrantë

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian ka akuzuar liderin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka se është duke joshur migrantët me premtime të rreme për hyrje të lehtë në Bashkimin Evropian. Veprimet e Lukashenkas janë konsideruar “jonjerëzore, dhe të stilit të bandave”. Të paktën 2,000 migrantë tani janë në kufirin bjellorus me Poloninë. “Pasi të arrijnë në Bjellorusi, ata dërgohen drejt kufirit dhe detyrohen të bëjnë kalime ilegale në Bashkimin Evropian”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano. Читать дальше...

OBSH dyshon në pretendimet e Turkmenistanit se nuk ka prezencë të COVID-19

Evropaelire.org 

Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur dyshime rreth pretendimeve të Turkmenistanit se në këtë vend nuk ka pasur kurrë prezencë të koronavirusit. Chatherine Smallwood, zyrtare e lartë për emergjenca, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se “nga aspekti shkencor, ka pak mundësi që virusi të mos ketë qarkulluar në Turkmenistan”. Komentet e saj përbëjnë reagimin e parë publik të OBSH-së ndaj pretendimit të Turkemistanit. Turkmenistani ka insistuar se ky shtet nuk ka pasur raste të infektimit... Читать дальше...

Obama kritikon Rusinë dhe Kinën për "mungesë të urgjencës" për klimën

Evropaelire.org 

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar Kinën dhe Rusinë për “mungesë të rrezikshme të urgjencës” për të zvogëluar emetimet e tyre të karbonit. Duke folur në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, që po mbahet në Glasgou, Obama ka thënë se është “dekurajuese” që presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë vendosur të mos jenë pjesë e organizimit. “Planet e tyre kombëtare reflektojnë atë që duket se është mungesë e rrezikshme e urgjencës dhe gatishmërisë për... Читать дальше...

SHBA lehtëson procedurat e imigrimit për afganët e evakuuar

Evropaelire.org 

Qeveria amerikane do të lehtësojë procedurat e imigrimit për afganët që kanë arritur së fundmi në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare. Rreth 70,000 mijë afganë kanë arritur në Shtetet e Bashkuara prej kur ushtria amerikane ka evakuuar dhjetëra mijëra persona nga Afganistani, pasi talibanët kanë marrë pushtetin. Afganët që kanë arritur në SHBA, me apo pas 30 korrikut të këtij viti, do të mund të shfytëzojnë përparësinë e lehtësimit të procedurave për të marrë lejeqëndrim të përhershëm... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

RU.TV превращает Русскую Музыкальную Премию в Мюзикл


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Кудерметова выиграла турнир WTA в Штутгарте в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Кабардино-Балкарии стартует крупнейшая экологическая акция «Вода России»





Путин в России и мире
Москва

Строители мостов и дорог удостоены государственных наград


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко убежден, что белорусы «никогда еще так хорошо не жили»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире
Москва

Проводивший панихиду по Навальному* священник запрещен в служении



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Девушке сделали предложение на концерте Басты: "Бери кольцо"



Москва

В Адлере спасли туристку из Ростова, которую унесло в море на сапборде

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net