Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2021

Biden pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët federalë

0
Biden pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët federalë

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të kërkojë nga të gjithë punëtorët federalë në Shtetet e Bashkuara që të vaksinohen kundër koronavirusit, apo të bëjnë teste të rregullta, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarë të afërt me këtë çështje, kanë thënë se Biden pritet ta bëjë publike një politikë të re të enjten, teksa rriten shqetësimet për variantin tejet ngjitës të koronavirusit, Delta, i cili po rrit numrin e të infektuarve në nivel global.

Njoftimi i Bidenit do të prekë 4.2 milionë punëtorë federalë në gjithë SHBA-në, përfshirë ata në ushtri.

Ky vendim pritet të publikohet pak pasi autoritetet në qytetin e Nju Jorkut kanë thënë se do t’iu kërkojnë punëtorëve shtetërorë të vaksinohen kundër koronavirusit deri në fillim të shtatorit, apo do të duhet të bëjnë teste javore për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

Guvernatori, Andrew Cuomo, i cili është duke ndjekur politika të ngjashme me ato të Kalifornisë dhe qytetit të Nju Jorkut, u ka bërë thirrje qeverive lokale në Nju Jork që të veprojnë njëjtë.

Kompanitë private, administratorët në spital dhe universitetet në disa pjesë të SHBA-së , tashmë kanë bërë të ditura njoftimet për vaksinim, ndonëse të paktën 18 shtete të udhëhequra nga republikanët kanë refuzuar pasaportën për vaksinim apo kërkimin e dëshmisë për vaksinim, në mënyrë që qytetarët të fitojnë qasje në institucione publike.

Gjigantët teknologjikë si Facebook dhe Google, janë bërë kompanitë e fundit që kanë thënë se mund t’iu kërkojnë punëtorëve të tyre që të jenë të vaksinuar, kur të kthehen nëpër zyre.

Obligimi për vaksinë vjen në periudhën e rezistencës së disa republikanëve për imunizim dhe atyre që janë të shqetësuar për liritë e tyre.

Aktualisht një rekomandim nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, që përcakton se amerikanët e vaksinuar plotësisht duhet të vendosin sërish maskën në ambiente të brendshme, ka shkaktuar zemërim.

Një numër i agjencive federale në Shtetet e Bashkuara, më 28 korrik kanë rikthyer vendimin për vendosje të maskës në ndërtesa federale, në linjë me udhëzimet e bëra nga Shtëpia e Bardhë.

Rekomandimi i këtij institucioni, që vlen për dy të tretat e SHBA-së, që kanë nivele të larta të infektimit, nuk është obligativ me rregulloret shtetërore dhe ato lokale.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, republikan që konsideroht kandidat i mundshëm për president të SHBA-së në të ardhmen, ka qenë në mesin e atyre që ka kritikuar udhëzimin e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, rreth vendosjes së maskës në ambiente të brendshme dhe në shkolla.

Për disa muaj, Shtetet e Bashkuara është dukur se kanë pasur pandeminë nën kontroll.

Mirëpo shifrat ditore janë rritur gati për pesë herë, në krahasim me muajin e kaluar, duke arritur në 57,000, ndërkohë që fushata e vaksinimit ka humbur momentumin, për shkak të hezitimit dhe faktorëve tjerë.

Ndonëse numri i të infektuarve në baza ditore është ende larg pikut të janarit, trendi është shqetësues në kohën kur varianti Delta konsiderohet se nxit shumicën e infektimeve.

Në muajin maj, Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë thënë se amerikanët e vaksinuar mund të mos vendosin maskat, përveç kur përdorin transportin publik, apo kur shkojnë nëpër spitale.

Mirëpo udhëheqësja e këtij institucioni, Rochelle Walensky, ka thënë se rekomandimi për vendosje të maskës është rikthyer, pasi sipas të dhënave të reja për variantin Delta, ka dalë se disa persona mund të përhapin virusin te të tjerët.

Përgatiti: Krenare Cubolli






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: В дома и соцобъекты Москвы будет возобновлена подача тепла


Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия приняла участие в обеспечении безопасности при проведении футбольных матчей в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Лесопожарные станции в Подмосковье получили новые грузовики





Путин в России и мире
Москва

А броня, как у вертолета: какие автомобили предпочитает Владимир Путин


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о мгновенном ответе Минска на любую агрессию




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Queen

В день рождения White Queen собрала гостей на вечеринку в ARBAT 21



Москва

С начала весны УК Подмосковья очистили от мусора около 200 подъездных козырьков

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net