123ru.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 22.07.2021

BE-ja me fonde për ndaljen e refugjatëve afganë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të re të ndihmës financiare për Afganistanin dhe fqinjët e tij, për të ndihmuar që të kufizohet fluksi i refugjatëve, që mund të shkaktohet nga intensifikimi i luftimeve mes forcave qeveritare dhe militantëve talibanë, thanë dy zyrtarë. Tërheqja e trupave të huaja nga Afganistani pas pothuajse dy dekadave ka galvanizuar talibanët, të cilët mund të rimarrin kontrollin e pjesëve të mëdha të shtetit, që do të nxiste një fluks të ri refugjatësh. Plani i BE-së... Читать дальше...

Presidenti i Francës ndërron telefonin pas skandalit me Pegasus

Evropaelire.org 

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka ndërruar telefonin e tij mobil dhe numrin e telefonit pas skandalit të spiunazhit me softuerin Pegasus. Kështu ka bërë të ditur një zyrtar të enjten duke bërë publik njërin ndër veprimet e para konkrete në lidhje me skandalin. “Ai i ka disa numra të telefonit. Kjo nuk do të thotë se është spinuar. Është vetëm siguri shtesë”, tha ai për Reuters. Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal tha se protokollet e sigurisë së presidentit po adaptohen pas incidentit me Pegasus. Читать дальше...

Bien përkohësisht uebfaqet e disa kompanive nëpër botë

Evropaelire.org 

Uebfaqet e disa kompanive të fluturimit, bankave dhe uebfaqeve të teknologjisë u rikthyen pas një rënieje masive të enjten. Ky incident i gjerë ishte i treti i shënuar në vetëm dy muaj, duke ngritur alarm nëpër rrjete sociale. Në këtë incident ishin të përfshira edhe disa uebfaqe të Radios Evropa e Lirë. Ofruesi i shërbimeve “Akamai” ka alarmuar për incidentin në shërbim duke theksuar se ka ndodhur një ndërprerje e pjesshme në uebfaqen e tyre. “Ne kemi zbatuar një zgjidhje për këtë çështje dhe duke u bazuar në vrojtimet momentale... Читать дальше...



BE-ja ka dhuruar më pak se 4 milionë vaksina kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkimit Evropian (BE) deri më tani kanë dhuruar vetëm një pjesë të vogël të vaksinave kundër COVID-19 të planifikuara për vendet e varfra. Shumica e donacioneve janë vaksina AstraZeneca. Një dokument i BE-së tregon se deri më tani janë dhuruar më pak se 3 për qind nga 160 milionë doza të planifikuara të dhurohen për të ndihmuar në zbutjen e pandemisë globale. BE-ja është e vendosur që të ndihmojë në vaksinimin e personave më të ndjeshëm nëpër botë, por ngjashëm me shtetet e tjera të pasura... Читать дальше...

Paqartësi rreth aplikimeve në organizata ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Në gati 12 muajt e fundit, Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur pasi në shtator të vitit 2020, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova u pajtua që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo pikë ishte pjesë e Marrëveshjes për normalizim ekonomik, e cila u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësim të administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump. ... Читать дальше...

Gratë saudite bëjnë rojë sefte në Mekë

Evropaelire.org 

Që nga muaji prill, dhjetëra ushtare në Arabinë Saudite janë bërë pjesë e shërbimeve të sigurisë, të cilat monitorojnë pelegrinët në Mekë dhe në Medinë, gjatë haxhillëkut. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Njëzet e tetë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 të enjten (22 korrik), në Kosovë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto rezultate dolën nga 2 mijë e 577 mostra të testuara. Tetëmbëdhjetë pacientë u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, raste aktive mbeten 114, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Kosova ka regjistruar gjithsej 107,954 raste me koronavirus. Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,575 janë shëruar. Читать дальше...

OBSH paralajmëron ndikim afatgjatë të COVID-19 në shëndetin mendor

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë “afatgjatë dhe i gjerë”. Ekspertët kanë bërë thirrje për veprim lidhur me ankthin dhe stresin e lidhur me COVID-19 “Të gjithë janë të prekur në një mënyrë apo tjetër”, OBSH-ja deklaroi në fillim të një takimi dy ditor në Athinë me ministra të shëndetësisë nga disa shtete. Organizata tha se “ankthi i lidhur me shpërndarjen e virusit dhe ndikimi psikologjik i mbylljes dhe vetizolimit”, kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor... Читать дальше...



Vuçiq: Nëse dikush njeh Kosovën, ne nisim fushatën e çnjohjeve

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se “nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur”, Serbia “do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”. “Kam shumë respekt për presidentin turk [Recep Tayyip] Erdogan dhe duam marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne kemi vendin tonë dhe interesat tona dhe do të sillemi në përputhje me to”, tha Vuçiq. Ai i bëri këto komente pas deklaratave të Erdoganit këtë javë, se ai do të punojë me presidentin amerikan... Читать дальше...

Kina refuzon planin e OBSH-së për hetime të reja të virusit

Evropaelire.org 

Kina refuzoi një plan të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për hetime të reja mbi origjinën e koronavirusit. Ditë më parë, OBSH-ja propozoi një fazë të dytë të hetimeve që do të përfshinin auditim të laboratorëve dhe tregjeve në Vuhan - qytetin ku koronavirusi u shfaq për herë të parë. “Ne nuk do të pranojmë një plan të tillë të hetimit të origjinës, pasi ai, në disa aspekte, sfidon shkencën”, u tha gazetarëve Zeng Yixin, zëvendësministër i Komisionit Kombëtar Shëndetësor të Kinës. OBSH-ja... Читать дальше...

Dyzeteshtatë filma - 3 nga Kosova - në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Evropaelire.org 

Dyzeteshtatë filma do të konkurrojnë për çmime në Festivalin e 27-të të Filmit në Sarajevë, bënë të ditur zyrtarë të Festivalit. Gara më e madhe e filmit në Ballkanin Perëndimor do të zhvillohet nga data 13 deri më 20 gusht. Tetëmbëdhjetë prej filmave do të kenë premierë botërore, tre ndërkombëtare, një evropiane, 24 rajonale dhe një boshnjake. Nga Kosova, në konkurrencë do të jenë tre filma: “Në kërkim të Venerës” me regji nga Norika Sefa, “Luaneshat e Kodrës” me regji nga Luana Bajrami dhe “Pa vend” me regji nga Samir Karahoda. Читать дальше...

Mijëra shqiptarë në pritje të miratimit të Ligjit për shtetësinë

Evropaelire.org 

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, të enjten është vendosur në procedurë parlamentare miratimi i ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë, që është propozuar nga opozita shqiptare, që përbëhet nga Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët.  Ndryshimet e këtij ligjit të diskutueshëm tani një kohë të gjatë synojnë zgjidhjen e problemit të mijëra qytetarëve, kryesisht shqiptarë, të cilët edhe 30 vjet nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë arritur të pajisen me shtetësi. Por, ky propozim-ligj që mbështetet edhe nga partitë në pushtet... Читать дальше...

Merkel kërkon veprime të shpejta kundër ndryshimeve klimatike

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi nevojën për të përshpejtuar luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Gjermani arriti të enjten në 177. Merkel tha se Gjermania dhe vendet e tjera “nuk kanë bërë aq sa duhet” për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius - një qëllim ky i vendosur me Marrëveshjen e Parisit për Klimën. “Nuk duhet të pretendojmë se nuk kemi bërë asgjë, por është e vërtetë që nuk është bërë aq sa duhet për të qëndruar nën 2 gradë dhe sa më afër 1.5-shit”... Читать дальше...

Norvegjia shënon 10-vjetorin e sulmeve që lanë dhjetëra të vrarë

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, bëri thirrje të enjten që vendi të ngrihet kundër urrejtjes që vrau 77 vetë më 22 korrik të vitit 2011. Norvegjia shënon sot 10-vjetorin e sulmeve të kryera nga ekstremisti i djathtë, Anders Behring Breivik. “Ne nuk duhet të lejojmë që urrejtja të rritet pa u sfiduar”, tha Solberg. “Dhemb kur mendojmë për atë ditë të errët të korrikut, dhjetë vjet më parë. Sot, vajtojmë së bashku. Sot, kujtojmë 77 personat që nuk u kthyen kurrë në shtëpi”. “Terrori... Читать дальше...

Bota nuk është e përgatitur për mot ekstrem

Evropaelire.org 

Shkencëtarët paralajmërojnë se ngjarje të motit ekstrem do të ndodhin gjithnjë e më shumë në të ardhmen. Sipas tyre, bota është më e nxehtë se në kohërat para-industriale dhe kjo i bën më intensive përmbytjet, stuhitë apo valët e nxehtësisë. Hayley Fowler, ligjëruese e ndryshimeve klimatike në Universitetin Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ngjarjet e tilla i ndikon edhe faktori njeri dhe bën thirrje për zvogëlimin urgjent të gazrave serë. Читать дальше...

Sistemi i paralajmërimit të përmbytjeve në Gjermani “s’ishte optimal”

Evropaelire.org 

Kreu i agjencisë kombëtare të menaxhimit të katastrofave në Gjermani pranoi se ka pasur probleme me sistemet paralajmëruese të përmbytjeve. Gjermania, javën e kaluar, u përfshi nga përmbytje masive, që shkaktuan numër të lartë viktimash dhe shkatërrime të mëdha. “Tragjedia nuk mund të përshkruhet siç duhet me fjalë”, tha kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile, Armin Schuster. Kur bëhet fjalë për sistemin e paralajmërimit, Schuster tha se ai “nuk ka funksionuar në mënyrë optimale”. “Zyra ime ka shumë njohuri dhe pak juridiksion. Читать дальше...

Pezullohet vendimi për taksën 5 euro për veturat

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka pezulluar vendimin për taksën prej 5 euro për tiketat ngjitëse, që do të dëshmonin se një veturë është e regjistruar. Kështu bëri të ditur të enjten gjatë seancës plenare, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili shtoi se do të shqyrtohet i gjithë procesi deri te ky vendim. “Duhet të ju njoftoj që për çështjen e taksës 5 euro, për tiketat ngjitëse sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën sesi ka ardhur deri te ky vendim. Читать дальше...

Nuk ka burg për ata që nuk e deklarojnë pasurinë

Evropaelire.org 

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë në Kosovë, sipas Kodit Penal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Derisa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. Mirëpo, për një çështje të tillë asnjë nga zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë nuk janë dënuar me burg. Madje edhe në rastet kur ndodh të shqiptohet dënim me burg, i njëjti me pëlqim të palëve, shndërrohet në dënim me gjobë. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD)... Читать дальше...

YouTube heq videot e presidentit brazilian për koronavirusin

Evropaelire.org 

YouTube tha se i ka hequr videot e postuara nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, sepse ato përhapin dezinformata në lidhje me koronavirusin. Gjiganti i teknologjisë tha se vendimi nuk bazohet në ideologji ose politikë, por në strategjinë e tij të përmbajtjes. Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Bolsonaro ka folur kundër izolimit, maskave dhe vaksinimit. Zyra e tij nuk e ka komentuar vendimin e YouTube, i cili prek 15 video, thanë mediat lokale. Kanali i Bolsonaros... Читать дальше...

Shkarkohet drejtori i ceremonisë së hapjes së Olimpiadës

Evropaelire.org 

Drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” u shkarkua, një ditë përpara se të nisë ngjarja. Kentar Kobayashi, sipas disa pamjeve nga vitet 1990, që kanë dalë në publik së voni, ka bërë shaka me Holokaustin. Shefja e Olimpiadës, Seiko Hashimoto, tha se videoja ku është shfaqur Kobayashi “përqesh fakte të dhimbshme të historisë”. “Meqë ceremonia e hapjes është afër, ne kërkojmë falje për shkaktimin e shqetësimit për ata që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike, për qytetarët e Tokios dhe publikun japonez”... Читать дальше...

Fshati i shtëpive të vockla për të pastrehët

Evropaelire.org 

Në një parking automjetesh, në Los Anxhelos, është ngritur një fshat i shtëpizave të parafabrikuara - njëri prej disa vendeve në qytetin e dytë më të madh të SHBA-së, ku të ashtuquajturat shtëpi të vockla po vendosen për t’iu ndihmuar të pastrehëve të rimëkëmbin jetën. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Biden: Pandemia vazhdon te të pavaksinuarit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi është kryesisht pandemi në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar. “Nëse jeni të vaksinuar, nuk do të shtroheni në spital, nuk do të jeni në njësi të kujdesit intensiv dhe nuk do të vdisni”, tha Biden në një ngjarje në Ohajo. “Është vërtet e thjeshtë. Ne kemi pandemi tek ata që nuk janë vaksinuar”, tha ai. Presidenti shtoi se vaksinimi i fëmijëve nën 12 vjeç ka të ngjarë të miratohet në javët e ardhshme. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Олимпиада по финансовой грамотности МГУ проходит при поддержке СберСтрахования жизни


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соболенко: я предпочитаю смотреть мужской теннис, а не женский


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Сенсорный сад с экотропами появится в Бутырском районе Москвы





Путин в России и мире
Москва

Площадь трех вокзалов в Москве переименуют


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске открывается ВНС: что будет




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Проводивший панихиду по Навальному* священник запрещен в служении



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Татьяна Рязапова

Предложения АИРР поддержала комиссия Госсовета



Москва

В Turkish Airlines предложили аннулировать билеты на рейсы из России в Мексику

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net