123ru.net
World News in Albanian
Июль
2021

Новости за 18.07.2021

Shiu përmbyt Prishtinën

Evropaelire.org 

Të dielën mbrëma, disa rrugë të Prishtinës u vërshuan, pas një stuhie shiu. Komuna e Prishtinës tha se gjendja është nën kontroll dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është në gjendje gatishmërie nëse kësaj komune i duhet ndihmë. Edhe qytete të tjera të Kosovës, ditëve të fundit janë përballur me vërshime, teksa edhe Evropa gjatë kësaj jave ka përjetuar përmbytje vdekjeprurëse.

Arka e Fondit Pensional varet nga buxheti i shtetit

Evropaelire.org 

Drejtuesit e Fondit Pensional në Maqedoninë e Veriut thonë se pandemia nuk e ka lëkundur stabilitetin e këtij fondi, pavarësisht se një numër shumë i madh i qytetarëve janë larguar nga puna dhe ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kontribuar në mbushjen e arkës së fondit, përmes pagesës së sigurimeve. Drejtoresha e Fondit të Sigurimit Pensional Invalidor, Biljana Jovanovska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se edhe ndryshimet ligjore që janë bërë, ku të gjithë qytetarët që mbushin 64 vjet obligohen të dalin në pension... Читать дальше...

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme nëpër qytetet e Kosovës

Evropaelire.org 

Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë qytet. Reshjet e shiut të shtunën, më 17 korrik, kanë shkaktuar disa telashe në këtë komunë duke përfshirë bllokim të rrugëve dhe dëme nëpër shtëpi private nga depërtimi i ujit nëpër bodrume. Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë intervenim në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave. Читать дальше...



Dita e Lirisë apo Ankthit më 19 korrik në Angli? 

Evropaelire.org 

Teksa afrohet e ashtuquajtura “Ditë e Lirisë” në Angli, gëzimi për t’iu dhënë fund kufizimeve për koronavirus është përzier me shqetësime për rritje të numrit të të infektuarve. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vendosur të fuqizojë Hapin e Katërt të masave – duke iu dhënë fund kufizimeve – të hënën, më 19 korrik. Kjo nënkupton se bizneset që kanë mbetur të mbyllura, duke përfshirë klubet e natës, do të mund të rihapen. “Na duhet të gjejmë rrugë për të ecur përpara”, ka thënë Eugene Wild... Читать дальше...

Pishina më e thellë në botë

Evropaelire.org 

Të luash shah apo futboll tavoline, të eksplorosh shpellat dhe të zbulosh një qytet të nënujshëm – të gjitha në një thellësi nënujore prej 60 metrash. Dubai ka thyer rekordet përsëri, me pishinën më të thellë në botë, e cila përmban 14.6 milionë litra ujë të freskët, sa gjashtë pishina olimpike. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Kryeministri britanik do të vetizolohet

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i tij i Financave, Rishi Sunak, do të vetizolohen për të paktën dhjetë ditë,  pas njoftimit se ata kanë pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus. Më herët, zyra e Johnsonit tha se ai dhe Sunak do të merrnin pjesë një pilot-programin e qeverisë, që do t’u lejonte atyre që të punonin nga zyrat e tyre, kur personat e tjerë të përfundonin orarin e punës. Megjithatë, Johnson e ndryshoi këtë vendim vetëm tri orë më vonë, për shkak të kritikave të shumta. Читать дальше...

Shkatërrimet nga përmbytjet në Gjermani

Evropaelire.org 

Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.

Turistët u kthehen maleve të Kosovës

Evropaelire.org 

Mëngjesin e së enjtes, më 15 korrik, Sharka Valentia nga Çekia dhe dy shoqet e saj, filluan ecjen në bjeshkët e Rugovës. Të pajisura me mjetet e nevojshme për alpinizëm dhe të shoqëruara nga udhërrëfyesi Fatos Katazolli, që është pjesë e Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK), ato janë duke shijuar bukuritë që ofron Rugova. “Pamjet janë mahnitëse dhe moti po ashtu është i mirë”, tha Sharka Valentia për Radion Evropa e Lirë. Kjo është hera e parë që ajo viziton Kosovën dhe thotë që nuk do të jetë e fundit. Читать дальше...



SHBA: Kosova, lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara e kanë përgëzuar Kosovën për riatdhesimin e shtetasve të saj nga zonat e konfliktit në Siri, duke thënë se Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.   Të shtunën, më 17 korrik, Kosova riatdhesoi 11 shtetas nga zonat e konfliktit në Siri. “Kthimi i këtyre shtetasve demonstron vullnetin e Kosovës që të marrë përgjegjësi për shtetasit e saj, teksa vendos shembull edhe për të tjerët. Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet... Читать дальше...

Në BE më shumë të vaksinuar sesa në SHBA

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tejkaloi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket normës të vaksinimit teksa Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar po përballen me një valë të  re të infektimeve, të shkaktuar nga varianti Delta i koronavirusit. Rreth 55.5 për qind e popullatës së përgjithshme të BE-së tashmë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, krahasuar me 55.4 për qind në Shtetet e Bashkuara, thuhet në të dhënat e Our World in Data. “BE-ja gjatë kësaj jave ka tejkaluar SHBA-në si kontinent që ka administruar më së shumti doza të para (të vaksinës)”... Читать дальше...

Konfirmohen rastet e para me COVID-19 në Fshatin Olimpik

Evropaelire.org 

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë raportuar për rastin e parë me COVID-19 në mesin e atletëve që po qëndrojnë në Fshatin Olimpik. Dy atletë në Fshatin Olimpik dhe një tjetër që nuk po qëndron në këtë fshat, kanë dalë pozitivë me koronavirus, thanë organizatorët më 18 korrik, duke mos dhënë detaje lidhur me atletët e infektuar. Më pak se një javë para nisjes së Olimpiadës janë rritur shqetësimet se si organizatorët do ta menaxhojnë virusin pasi ka një fluks atletësh, staf mbështetës dhe personel tjetër që ka ardhur nga jasht. Читать дальше...

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Evropë

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Evropë ka arritur në 193, njoftuan autoritetet më 18 korrik. Ndërkaq, dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. “Ekziston frika që numri i viktimave do të rritet”, tha policia në rajonin gjerman Rhineland-Palatinate. Në këtë deklaratë të policisë u tha se vetëm në këtë rajon, 670 persona janë lënduar. Përveç katër shteteve të goditura më së keqi nga përmbytjet – Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu – me përmbytje tani po përballen edhe Zvicra, Austria dhe Republika Çeke. Читать дальше...

Pse Irani përpiqet ta heshtë gazetaren Masih Alinejad?

Evropaelire.org 

Kritikat e ashpra të Masih Alinejadit ndaj establishmentit klerik të Iranit, fushata e saj kundër hixhabit të detyrueshëm dhe përpjekjet për të nxjerrë në pah abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran kanë zemëruar zyrtarët e Republikës Islamike, që kanë bërë përpjekje ta heshtin atë përmes frikësimit, fyerjes së emrit të saj dhe presionit ndaj familjes së saj. Por, një komplot i dyshuar për ta rrëmbyer Alinejadin - aktiviste dhe gazetare që drejton një emision javor televiziv në shërbimin persik... Читать дальше...

Njëmbëdhjetë shtetas të Kosovës kthehen nga Siria

Evropaelire.org 

Njëmbëdhjetë shtetas të Kosovës u kthyen të shtunën në Kosovë nga zonat e konfliktit në Siri. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Qeveria është duke i ndihmuar ata që “të kthehen në familjet e tyre”. “Gruaja dhe fëmijët që kemi kthyer sot kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë. Ne kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e tyre në ditët, javët dhe muajt në vazhdim”, shkroi Sveçla në rrjetin social Facebook. “Ata të cilët kanë kryer krime, këtu apo jashtë, do të ndiqen penalisht”, tha ai. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Наталья Сергунина: Новый спортивный сезон стартовал на ВДНХ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв разгромно проиграл Надалю тренировочный сет в Барселоне


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о результатах мероприятий по защите экологии 





Путин в России и мире
Москва

Запад признает, что бывший офицер КГБ В.Путин не дал им подчинить Москву и вернул великую славу России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко подписал указ по реализации до 2028 года нового проекта с РФ в сфере космоса




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленского выпороли ультиматумом: США жестко ответили на наглость и поучения Киева


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Михаил Шуфутинский

«Я этого не заслужил»: Шуфутинский рассказал о раздоре в семье



Москва

Прокуратура сообщает

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net