Breshri i bën shoshë veturat në autostradën italiane
Një stuhi e fuqishme breshri në veriun e Italisë ka bërë që të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në autostradën ndërmjet Milanos dhe Napolit, më 26 korrik. Qindra vetura janë dëmtuar, teksa breshri i ka bërë shoshë xhamat e përparmë të tyre, duke i detyruar vozitësit të ndalen skaj rrugës, dhe duke i nxitur autoritetet të mbyllin një pjesë të rrugës për një kohë të shkurtër. Disa njerëz janë lënduar, kryesisht nga copëzat e xhamave të thyer. Askush nuk është raportuar të ketë pësuar lëndime serioze. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)