Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июль
2021

Vetëm 30 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar

0
Vetëm 30 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar

Një nga parakushtet për fillimin e vitit të ri shkollor, sipas Ministrisë së Arsimit në Kosovë, është vaksinimi i personelit mësimor dhe stafit përcjellës me vaksinën kundër COVID-19.

Sipas ministrisë, deri më tash, nga rreth 23 mijë mësimdhënës në gjithë Kosovën, deri në fund të javës së kaluar janë vaksinuar rreth 7 mijë prej tyre.

Ministrja e Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Arbërie Nagavci, tha për Radio Evropa e Lirë, se mësimdhënësit në Kosovë duhet të vaksinohen dhe të jenë shembull edhe për të tjerët.

Ajo tha se nuk e di me saktësi se pse ekziston një lloj hezitimi te mësimdhënësit për t'u vaksinuar.

"Unë pres që mësimdhënësit, si persona që janë të kualifikuar për të marrë qëndrime e vendimet e tyre, të vaksinohen dhe çfarëdo dyshime që kanë për vaksinën, t'i largojnë edhe për të tjerët. Përmes vaksinimit të tyre, do të jenë shembulli më i mirë edhe për ata që mund të kenë ndonjë hezitim", tha Nagavci.

Në Kosovë nuk ka asnjë ligj që mund ta detyrojë ndonjë kategori të shoqërisë që të vaksinohet kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusin.

Vaksinimi i mësimdhënësve, thotë ministrja, Nagavci mbetet obligim moral.

"Pa pasur bazë të mjaftueshme ligjore, nuk mund t’i obligojmë për një gjë të tillë, por pres që mësimdhënësit të jenë shembull i mirë", tha Nagavci.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, përmes një përgjigjeje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, zyrtarët thanë se është shumë me rëndësi që mësimdhënësit të jenë të vaksinuar para fillimit të procesit mësimor, për të siguruar mbrojtje nga virusi për veten, për nxënësit/studentët dhe, siç thonë ata, edhe vijueshmëri të rregullt të procesit edukativo-arsimor.

"Mosvaksinimi i personelit shëndetësor nuk ekziston. Mund të ketë raste individuale që ende nuk janë vaksinuar për arsye të ndryshme, por të dhënat nga procesi i vaksinimit tregojnë se personeli shëndetësor në Kosovë, shumica është vaksinuar. E njëjta gjë nuk mund të thuhet tani për tani për mësimdhënësit, por MSH-ja pret që edhe ata do t'i përgjigjen pozitivisht vaksinimit, duke ditur rëndësinë jetike që ka sektori i arsimit dhe ai i shëndetësisë në Kosovë", thonë nga Ministria e Shëndetësisë pa përmendur ndonjë kategori tjetër të shoqërisë që mund të ketë hezitim për t'u vaksinuar.

Këshilli i Prindërve të Kosovës: Mosvaksinimi i mësimdhënësve, zhgënjyes

Këshilli i Prindërve të Kosovës thotë se me fillimin e procesit të vaksinimit është kërkuar bashkë me Sindikatën e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), por edhe vetë mësimdhënësit kanë kërkuar që të jenë si kategori me prioritet në procesin e vaksinimit.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, thotë se tash kur janë krijuar rrethanat dhe vaksinat, është e pakuptimtë që ka një hezitim nga mësuesit që të vaksinohen.

"Kjo çka po ndodh, vërtet është zhgënjyese, ky hezitim, kur janë siguruar vaksinat, dhe ka hezitim të madh nga mësimdhënësit që të mos merret kjo vaksinë dhe është e pajustifikueshme", thotë Reshiti.

Rashiti thotë se për shëndetin e nxënësve, autoritetet duhet t'i kushtëzojnë mësimdhënësit që të vaksinohen.

"Kemi kërkuar nga institucionet tona, nga Ministria e Arsimit, që ta bëjë kushtëzimin që mësimdhënësi, i cili nuk e ka marrë vaksinën, të mos ketë të drejtë të vazhdojë procesin mësimor, do të thotë prej 1 shtatorit. Ne kemi të drejtë në këtë rast sepse ne e mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë", shprehet ai.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në ditët e ardhshme pritet të koordinohet me Ministrinë Arsimit, për të bërë një apel më të madh që mësimdhënësit të vaksinohen.

Kryetari i sindikatës, Rrahman Jashari, tha për Radion Evropa e Lirë, se mosmarrja eventuale e vaksinës nga mësimdhënësit, do ta vështirësojë dhe mund ta dëmtojë procesin mësimor.

"Mosmarrja e vaksinës do të krijojë probleme, aq më tepër kur ky varianti Delta është më ngjitës, ashtu siç po thonë ekspertët. Vaksinimi do të mundësonte një vit shkollor më të mbarë e pa probleme edhe në institucionet shkollore", tha Jashari.

Këshilli i Prindërve të Kosovës, thotë se viti 2020, dhe pjesa e parë e viti 2021, si pasojë e pandemisë, ka qenë sfiduese dhe e dëmshme për procesin arsimor në Kosovë.

Këshilli thotë se ministria dhe mekanizmat e tjerë të vendit duhet të jenë të përgatitur mirë që procesi i arsimit të mos ketë pasoja më të mëdha në vitin e ri shkollor.

Në Francë, parlamenti ka miratuar legjislacion që i bën vaksinat kundër koronavirusit të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Ligji që i bën të detyrueshme vaksinat për punëtorët e kujdesit shëndetësor, u jep atyre kohë deri më 15 shtator që të vaksinohen - në të kundërtën, rrezikojnë pezullimin.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин прибыл в Кремль на церемонию инаугурации Путина


Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия приняла участие в обеспечении безопасности при проведении футбольных матчей в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Российский теннисист поднялся на две позиции в топ-10 рейтинга ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Кирилл Купченко, Директор по послепродажному обслуживанию ABTOДОМ МКАД рассказал о сервисном обслуживании электромобилей Zeekr





Путин в России и мире
Москва

Председатель Госдумы Володин: Путин спас Россию


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Польский судья Шмидт попросил защиты у Лукашенко и политического убежища в Белоруссии




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Филипп Киркоров

«Это было гениально!»: красноярец Илья Соболев спародировал Киркорова – Филипп оценил



Москва

Spiegel заявил о расколе в Евросоюзе из-за инаугурации Путина

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net