Dyshimet për falsifikime për kontratën 8.4 milionëshe me Ushtrinë
Për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushqim, tri herë rresht është zgjedhur një kompani, ndërsa herën e katërt dhe përfundimisht kontratën e ka fituar “Beni Dona Plast”. Për këtë të fundit janë ngritur dyshime se ka falsifikuar ISO certifikatat në dosje të tenderit. Pse prokuroria njëherë i ka mbyllur hetimet? Si u rihapën hetimet në këtë rast, pas hulumtimit të emisionit? ‘Iustitia’ është emision që transmetohet çdo dy javë dhe prodhohet nga Radio Evropa e Lirë dhe Betimi për Drejtësi. Ky emision trasmetohet edhe në RTV21.