Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2022

Новости за 26.08.2022

Përmbytjet në Pakistan, qeveria shpall emergjencë kombëtare

Evropaelire.org 

Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare pasi rreth 1.000 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 milionë janë të pastrehë për shkak të përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë kombin e Azisë Jugore. Të paktën 937 persona kanë humbur jetën që nga mesi i qershorit, përfshi 343 fëmijë, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, me sipërfaqe të mëdha të provincës jugperëndimore të Baloçistanit që ndodhen ende nën ujë. Të premten, kryeministri... Читать дальше...

Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbulon detaje mbi hetimin ndaj Trumpit

Evropaelire.org 

Në një deklaratë të FBI-së, zbulohet se katërmbëdhjetë nga 15 kutitë e gjetura gjatë një bastisjeje të FBI-së në rezidencën e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida përmbanin të dhëna të klasifikuara, me 25 prej dokumenteve të etiketuar si ‘top sekret’. Deklarata prej 32 faqesh, edhe në version të reduktuar, përmban detaje mbi hetimin penal ndaj Donald Trumpit, teksa ky i fundit përgatiti terrenin për të garuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Detajet e reja të përfshira në deklaratë... Читать дальше...

Azerbajxhani rimerr qytetin strategjik pranë Nagorno-Karabakut

Evropaelire.org 

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi të premten se forcat e armatosura të vendit të tij kanë rimarrë kontrollin mbi qytetin kyç të Laçin, i cili lidh rajonin separatist të Nagorno-Karabakut me Armeninë, dhe ishte nën kontrollin e paqeruajtësve rusë që nga nëntori i vitit 2020. Aliyev shkroi në Twitter më 26 gusht se forcat e armatosura të Azerbajxhanit tashmë kontrollojnë gjithashtu edhe fshatrat Zabux dhe Sus në rrethin Laçin. Laçin ndodhet në një zonë që ka shërbyer si lidhje kryesore... Читать дальше...



Ballkani ekipi i parë nga Kosova që debuton në kupat evropiane

Evropaelire.org 

Në Stamboll të Turqisë u hodh të premten shorti për raundin e grupeve të “Conference League” 2022-2023. Ballkani, ekipi i parë i futbollit nga Kosova që arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian, zbuloi kundërshtarët e tij, pasi u evitua përballja me të vetmin ekip serb në short. Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ishte një nga skuadrat e fundit që u zgjodh nga vazoja e skuadrave më të ulëta në Conference League ndërsa vendi tjetër i lirë ishte në Grupin D që përfshinte Partizanin e Beogradit. Читать дальше...

Arrestohet dhe burgoset këngëtarja turke pas batutës për shkollat fetare

Evropaelire.org 

Ylli i popit turk, Gulsen u arrestua për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë” pasi bëri një shaka për shkollat fetare në Turqi, sipas agjencisë së lajmeve turke. Kompozitorja dhe këngëtarja 46-vjeçare, emri i plotë i së cilës është Gulsen Colakoglu u arrestua në banesën e saj në Stamboll mbrëmjen e së enjtes dhe u dërgua në paraburgim në pritje të gjyqit. Në prill, në një koncert në Stamboll, Gulsen tha se “perversitetet” e një prej muzikantëve të saj ishin rezultat i faktit se ai ndoqi një shkollë fetare. Читать дальше...

Escobar propozon shtetësinë e dyfishtë si zgjidhje për serbët në Kosovë

Evropaelire.org 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar në Beograd që Serbia dhe Kosova të përkushtohen se do të përmbahen nga dhuna. Escobar ka shkuar në kryeqendrën serbe bashkë me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, pasi paraprakisht qëndruan në Kosovë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Mali i Zi fajëson shërbimet ruse për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve qeveritare

Evropaelire.org 

Agjencia e Sigurisë së Malit të Zi (ANB) konfirmoi më 26 gusht për Radion Evropa e Lirë se shërbimet ruse ishin përgjegjëse për një sulm të fuqishëm kibernetik që preku të gjithë strukturën shtetërore të informacionit të Qeverisë së Malit të Zi. Sipas agjencisë, sulmi i së premtes ishte i parapërgatitur prej kohësh dhe se një sulm i të tilla përmasave ishte i paprecedentë në shtetin ballkanik. “Infrastruktura kritike shtetërore është sulmuar”, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i Agjencisë së Sigurisë së Malit të Zi. Читать дальше...

Vuçiq skeptik se mund të arrihet marrëveshje me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është optimist për arritjen e marrëveshjes me Kosovën për ri-regjistrimin e targave të veturave. “Jam skeptik dhe thjesht nuk shoh hapësirë për përparim, por na takon neve të bëjmë më të mirën”, tha Vuçiq më 26 gusht në Oseçinë, ku hapi Panairin e Kumbullës. I pyetur nga një gazetar nëse pret tensione më 1 shtator, data për të cilën autoritetet e Kosovës njoftuan për zbatimin e vendimeve për riregjistrimin e automjeteve dhe për dokumentet personale... Читать дальше...



Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike Moderna bëri të ditur në një deklaratë të premten se do padisë kompaninë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale gjatë zhvillimit të vaksinës së parë për COVID-19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompania amerikane farmaceutike dhe bio-teknologjike me qendër në Kembrixh, Masaçusets, pretendon se rivalët e saj kopjuan teknologjinë që Moderna zhvilloi vite përpara pandemisë. Drejtoresha ekzekutive e Moderna-s... Читать дальше...

Tajvani: Stërvitjet e Kinës thelluan solidaritetin ndërkombëtar

Evropaelire.org 

Stërvitjet e Kinës rreth Tajvanit i kanë bërë aleatët edhe më të vendosur në ofrimin e mbështetjes dhe solidaritetit, ka thënë ministri i Jashtëm i Taipeit, Joseph Wu. Pekini ka kryer stërvitje të pashembullta detare dhe ajrore, si shenjë hakmarrjeje ndaj vizitës së udhëheqëses amerikane, Nancy Pelosi në këtë ishull që vetëqeveriset. Për pasojë, tensionet janë rritur në nivelin më të lartë në dekada. Tre politikanë tjerë amerikanë kanë vizituar Tajvanin pas vizitës së Pelosit në këtë ishull. Читать дальше...

Çfarë parasheh projektligji për pagat?

Evropaelire.org 

Përcaktimi i vlerës monetare të një koeficienti për pagat e shërbyesve civilë, është një ndër debatet që ka përfshirë sindikatat e punëtorëve. Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar projektligjin për paga në konsultime paraprake më 17 gusht, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës për pozitën (nga 1 ... Читать дальше...

Papa Françesku i kërkon Koresë së Veriut ta ftojë për vizitë

Evropaelire.org 

Papa Françesku i ka kërkuar Phenjanit që ta ftojë në Korenë Veriore, duke thënë se nuk do ta refuzonte mundësinë për ta vizituar këtë vend dhe për të punuar për paqe. Një vizitë e mundshme e Papës në shtetin e izoluar është përmendur më 2018 kur ish-presidenti i Seulit, Moon Jea-in, pati nisur një rund të bisedimeve diplomatike me liderin e Phenjanit, Kim Jong Un. Moon, i cili është katolik, ka thënë gjatë samitit se Kim i ka thënë që Papa do të ishte i mirëpritur. Papa Françesku ka thënë atëbotë se ka gatishmëri për të bërë vizitën... Читать дальше...

Biden: SHBA sulmoi grupet në Siri për të mbrojtur personelin amerikan

Evropaelire.org 

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara këtë javë ndaj shënjestrave të lidhura me Iranin në Siri, janë kryer për të mbrojtur personelin amerikan, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Ai i ka bërë këto komente më 25 gusht, në një letër që i ka dërguar udhëheqëses që Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nanacy Pelosi. Në letër, Biden ka thënë se ka urdhëruar sulmet “për shkak të përgjegjësisë që të mbrojë shtetasit e SHBA-së në shtëpi dhe jashtë saj”. Zyrtarët lokalë ushtarakë kanë... Читать дальше...

Escobar: Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do të ketë dhunë

Evropaelire.org 

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Ambasadën amerikane në Beograd. Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë. “Dialogu nuk është klinikisht i vdekur... Читать дальше...

Vuçiq beson në “zgjidhje kompromisi” me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në orët e para të së premtes se shpreson në një zgjidhje kompromisi me Kosovën, për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe. Ai i ka bërë këto deklarata pas diskutimeve që ka pasur me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Ne do të vazhdojmë bisedimet dhe besoj se në ditët në vijim do të mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева установила новый рекорд на турнирах WTA-1000


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Концентрация песка в городском воздухе возвращается к обычным значениям





Путин в России и мире
Москва

Politico: Россия проиграет войну с НАТО, предупреждает Польша (Topmember)


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Басманный суд Москвы арестовал продюсера Reuters Константина Габова за помощь ФБК в подготовке материалов



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



The Beatles

«Если прищуриться, мы похожи на The Beatles» // Евгений Цыганов о своей карьере музыканта



Москва

Тамбовское УМВД проверяет материалы о картельном сговоре подрядчиков АО "ТСК"

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net