Fëmijët në mesin e të vdekurve nga stuhitë në Evropë
Stuhitë e fuqishme kanë goditur disa rajone në qendër dhe jug të Evropës, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, që janë shkaktuar kryesisht nga rënia e drunjve, janë raportuar në Itali, Austri dhe ishullin francez, Korsika. Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat kanë shkatërruar zonat e kampeve në këtë ishull francez, derisa për dëme është raportuar edhe në qytetin italian, Venecia. Stuhitë vijnë pas disa javëve të të nxehtit ekstrem dhe thatësisë nëpër kontinentin evropian. Читать дальше...