Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2019

Новости за 20.03.2019

Vendimi i pritur për Karaxhiqin

Evropaelire.org 

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq kundër dënimeve që i janë shqiptuar për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje Hercegovinë në vitet 1990, si dhe i është zgjatur dënimi 40-vjeçar me bugim të përjetshëm.

Pakistan: Vritet profesori që ftoi burra dhe gra në festë

Evropaelire.org 

Një student në Pakistan ka vrarë një profesor duke e therur me thikë, pas supozimeve se ai ka organizuar një festë, në të cilën do të ftoheshin së bashku burrat dhe gratë. Studenti, Khateeb Hussain, është arrestuar më 20 mars, pasi është  mbajtur në skenën e incidentit nga bashkëmoshatarët e tij. Policia ka thënë se ai do të akuzohet për vrasje. Profesori i gjuhës angleze, Khalid Hameed, nga kolegji, Sadiq Egerton, ka qenë duke përgatitur një festë lamtumirëse për studentët e tij, kur Hussain e ka sulmuar atë, ka thënë një zyrtar policor.

Një fushatë ajrore në mbrojtje të njerëzimit

Evropaelire.org 

Më 24 mars bëhen 20 vjet që nga dita kur NATO filloi bombardimet ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Gjatë 78 ditëve sa zgjatën bombardimet, forcat policore e ushtarake serbe vranë mijëra civilë, në mesin e tyre edhe 49 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë.



Nursultan, emri i ri i kryeqytetit të Kazakistanit

Evropaelire.org 

Kazakistani ka ndryshuar emrin e kryeqytetit të tij nga Astana në Nursultan si shenjë nderimi për liderin në shkuarje, Nursultan Nazarbayev, i cili ka dhënë dorëheqje papritur ditën e martë. Ky ndryshim është bërë i ditur pasi Kassym-Jomart Tokayev është betuar si president, duke u zotuar se do të kërkojë mendimin e paraardhësit të tij për vendime kyçe. Nazarbayev, 78 vjeçar, ka shërbyer 30 vjet si lider i këtij shteti. Ndërkohë, vajza e tij e madhe është emëruar kryetare e Dhomës së Lartë të parlamentit. Читать дальше...

BE vendos kushte për shtyrje të Brexitit

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian do të pajtohet për shtyrje të datës së largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, vetëm nëse Parlamenti britanik do të miratojë marrëveshjen aktuale për Brexit javën e ardhshme, i është thënë kryeministres britanike, Theresa May. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se është e mundshme një shtyrje e shkurtër e kërkuar nga kryeministrja May. Kryeministrja britanike i ka nisur një letër presidentit Tusk duke i kërkuar shtyrje të Brexitit deri më 30 qershor... Читать дальше...

Ambasada amerikane: Problem nuk është ligji, problem është politika

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se në takimin e Nivelit të lartë të Sundimit të rendit dhe ligjit, të drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrtarë të kësaj ambasade kanë marrë garanci se Kosova ka ligjet dhe burimet që i duhen për të luftuar korrupsionin dhe zbatimin e drejtësisë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, pa trajtim apo lidhje të veçantë për dikë. “Problemi nuk ka të bëjë me ligjin, problem është politika. Amerikanët flasin për shkak të përkushtimit tonë për të ardhmen e Kosovës”... Читать дальше...

Shtyhet data e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Afganistan

Evropaelire.org 

Udhëheqësja e Komisionit të Pavarur Zgjedhor në Afganistan, Hawa Alam Nuristani, ka thënë se zgjedhjet presidenciale të këtij shteti do të shtyhen për dy muaj, në mënyrë që autoritetet të organizojnë këtë proces si duhet dhe të eliminojnë problemet, që kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në muajin tetor. Nuristani u ka thënë gazetarëve në Kabul më 20 mars se zgjedhjet presidenciale planifikohet të mbahen më 28 shtator, bashkë me zgjedhjet në disa distrikte si dhe me zgjedhjet parlamentare në Provincën Gazni. Читать дальше...



BE-ja gjobit gjigantin Google

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka gjobituar me 1.49 miliard euro kompaninë Google për konkurencë të padrejtë. Kjo është hera e tretë që blloku evropian ndëshkon gjigantin global të internetit. Bashkimi Evropian ka thënë se shërbimi reklamues i Google, AdSense, ka kufizuar ilegalisht paraqitjen e disa reklamave të kompanive rivale. Shërbimi AdSense është ndërmjetësues në mes të reklamuesve dhe pronarëve të faqeve online, duke lejuar paraqitjen e reklameve në faqet përkatëse. “Sot, komisioni ka ndëshkuar... Читать дальше...

A po e bllokon Thaçi funksionalizimin e KQZ-së?

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të mbetet jofunksional deri në një vendim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për emërimin e anëtarëve të ri që do të jenë në përbërje të këtij komisioni, vlerësojnë përfaqësues të partive politike në pushtet dhe opozitë, si dhe njohës të zhvillimeve në Kosovë. Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës thonë se që moti i kanë dërguar emrat e të propozuarve nga ta, për anëtarë të KQZ-së, por vendimi për emërimin e tyre i takon presidentit të vendit. Читать дальше...

Karaxhiq dënohet me burgim të përjetshëm

Evropaelire.org 

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq kundër dënimeve që i janë shqiptuar për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje Hercegovinë në vitet 1990, si dhe i është zgjatur dënimi 40-vjeçar me bugim të përjetshëm. Kjo është masa e fundit që i shqiptuar Karaxhiqit për rolin e tij në masakrën në Srebrenicë më 1995, për orkestrimin e rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës dhe për krimet e kryera gjatë luftës në 20 komuna të Bosnjës. ... Читать дальше...

Karaxhiqit i refuzohet apeli dhe dënohet me burgim të përjetshëm

Evropaelire.org 

Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 dhe ka zgjatur dënimin e tij 40-vjeçar me burgim të përjetshëm. Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995. Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. Читать дальше...

Kryeministrja britanike zotohet se nuk do ta shtyjë Brexitin pas 30 qershorit

Evropaelire.org 

Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka nisur një kërkesë zyrtare presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk për shtyrje të Brexitit, proces i cili ishte planifikuar të fillonte më 29 mars. Kryeministrja u ka thënë ligjvënsve britanikë se “ajo nuk është e përgatitur për të shtyrë Brexitin më gjatë se 30 qershori”. Përveç tjerash, ajo ka thënë se dëshiron që Britania të mos marrë pjesë në zgjedhjet evropiane. Në letrën drejtuar Tusk, kryeministrja britanike ka thënë se ka kërkuar që të... Читать дальше...

Sllobodan Petroviq përfshihet në një incident fizik me një zyrtar të Listës Serbe

Evropaelire.org 

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës,  ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të afërt me ish-ministrin e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo nga Lista Serbe. Gjatë një konferencë të mbajtur të mërkurën në hollin e Kuvendit të Kosovës, ai tha se sulmi ndaj tij ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Kuvendit. Petroviq tha se në mëngjes ishte mysafir në një emision në Televizionin Publik ku kishte shpalosur... Читать дальше...

Policia e Kosovës mbyll 22 lokacione ku dyshohet se është zhvilluar prostitucion

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për mbylljen e 22 lokaleve për shkak të parregullësive që mund të mund të lidhen me trafikim dhe prostitucion. Riza Murati nga Drejtoria për hetimet e trafikimit me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës, tha se gjatë vitit 2019, në nëntë aksione policore janë arrestuar 41 persona të përfshirë në këto vepra penale, ndërsa në vitin 2018 ishin arrestuar 44 persona. Ai shtoi se kjo veprimtari më së shumti ushtrohet në qendra të masazhit, ndaj të cilave janë zhvilluar edhe aksionet e policisë. Читать дальше...

Kryeministrja e Zelandës së Re bën thirrje për luftë globale kundër racizmit

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë thirrje për luftë globale kundër ideologjisë raciste të ekstremit të djathtë, pas sulmit të përgjakshëm terrorist që ka ndodhur në dy xhami në Kristçërç. Ajo ka thënë për BBC-në se kundërshton idenë që rritja e imigrimit është duke nxitur racizmin. Ajo ka mbrojtur vendimet e Zelandës së Re për të pranuar refugjatë duke thënë se “ne jemi një vend mikëpritës”. Kur është pyetur për rritjen e krahut të së djathtës ekstreme, ajo ka thënë: “Ai ka qenë një qytetar australian... Читать дальше...

Aeroplanët Boeing 737 - Çfarë do të ndodhë më tutje?

Evropaelire.org 

Më shumë se 300 aeroplanë Boeing 737 MAX 8 dhe MAX 9 janë jashtë shërbimit në mbarë botën pas dy aksidenteve fatale gjatë pesë muajve të fundit, njëri në Etiopi dhe tjetri në Indonezi. Nga këto aksidente janë vrarë pothuajse 350 njerëz. Hetuesit të cilët po bëjnë kërkimet për të zbuluar shkaqet e aksidenteve duhet të përgjigjen në një pyetje të rëndësishme: A ishte faji i softuerit të këtij lloji të aeroplanit? Kompania Boeing tashmë ka paralajmëruar se do të bëjë ndryshime në softuer. Mirëpo çfarë dihet deri më tani? Читать дальше...

Raporti i Lumturisë: Kosova në vendin e 46-të

Evropaelire.org 

Sipas Raportit më të ri për Lumturinë në Botë, të lëshuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Kosova renditet si vendi i 46 më i lumtur në botë. Raporti i lumturisë botërore është një studim historik i gjendjes së lumturisë globale që i rendit 156 vende, nisur nga fakti se sa të lumtur janë qytetarët e tyre. Raporti i sivjetshëm i lumturisë fokusohet në lumturinë dhe komunitetin: se si lumturia ka evoluar gjatë dhjetëra viteve të fundit, me fokus në teknologjitë... Читать дальше...

Telekom apo "Telepunësim"?

Evropaelire.org 

Pas raportimeve në mediat vendore për qindra persona të punësuar vetëm brenda një viti në Telekomin e Kosovës, reagimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale. Disa persona me tona të ashpra kanë kundërshtuar ato që kanë konsideruar punësime partiake apo familjare, e disa kanë ironizuar me këtë situatë.


Музыкальные новости
Танец

Танец редких черных журавлей сняли на видео в Якутии





Персональные новости
#123ru.net

Magicsakh - превратите ваши волосы в произведение искусства с нашей косметикой!





Turqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për viktima

Evropaelire.org 

Instituti Gjeologjik i SHBA-së, thotë se një tërmet me magnitudë 5.7 shkallë të Rihterit goditi pjesën jugperëndimore të Turqisë, me epiqendër rreth 56 kilometra në juglindje të qytetit të Denizli. Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti u pasua nga dy dridhje të tjera. Kryetari i Bashkisë së qytetit Acipayam, Hulusi Sevkan, tha se nuk kishte raportime për viktima, por tërmeti shkaktoi dëme në disa shtëpi. Tërmetet në Turqi janë të shpeshta. Një tërmet me... Читать дальше...

Zyrtarja e lartë amerikane: Irani po destabilizon Lindjen e Mesme

Evropaelire.org 

Programi raketor i Iranit po destabilizon Lindjen e Mesme dhe po ngritë rrezikun e një "gare rajonale të armëve", tha Yleem Poblete, ndihmës sekretare amerikane e shtetit për kontrollin e armëve dhe verifikimin.  "Programi iranian i raketave është një kontribues kyç për rritjen e tensioneve dhe destabilizimit e rajonit, duke shtuar rrezikun e një gare rajonale të armëve", tha Poblete në Gjenevë në një konferencë të OKB-së për çarmatimin. Ajo shtoi se "Irani duhet të ndërpresë menjëherë aktivitetet... Читать дальше...

Australia po shqyrton raportet me Turqinë shkaku i deklaratave të Erdoganit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka dënuar deklaratat e bëra nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pas masakrës në Zelandë të Re, duke paralajmëruar se vendi i tij do të konsiderojë “gjitha opsionet” për shqyrtimin e raporteve me Turqinë. “Deklaratat e bëra nga presidenti turk Erdogan unë i vlerësoj shumë ofenduese ndaj australianëve dhe të pamatura në këtë situatë shumë të ndjeshme” tha kryeministri Morrison. Presidenti turk Erdogan më herët tha se australianët anti-myslimanë... Читать дальше...

Me ndihmën e mjekëve të huaj, në Kosovë po realizohen operacione të ndërlikuara

Evropaelire.org 

Më gjithë mungesat e shumta, nisur nga stafi, barnat dhe materialit shpenzues, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer operacione të rralla, që kualifikohen ndër më të vështirat. Në këtë institucion thonë se në rastet kur vlerësohet se ka komplikime dhe probleme rreth ndërhyrjeve kirurgjike, mjekët ndihmohen edhe nga ekipet e huaja. Marrëveshjet me qendrat klinike botërore për të sjell ekspertë shëndetësorë të huaj në Kosovë, ka bërë që nga përvojat që shkëmbehen të përfitojnë si pacientët, po ashtu edhe mjekët. Читать дальше...

SHBA-ja kërkon nga Britania të zbatojë referendumin për Brexit-in

Evropaelire.org 

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton akuzoi institucionet politike të Britanisë së Madhe për dështim në zbatimin e rezultateve të referendumit të vitit 2016 për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja e Brexit-it e negociuar nga qeveria e kryeministres Theresa May dhe zyrtarët evropianë është hedhur poshtë dy herë nga ligjvënësit britanikë dhe tashmë qeveria po shqyrton mundësinë që të kërkojë nga BE-ja shtyrjen e datës së Brexit-it që është paraparë më 29 mars. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Жулин заявил, что ему нужен миллион рублей для комфортной жизни в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Елена Рыбакина выступила с критикой в адрес WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии «зеленой» экономики в РФ





Путин в России и мире
Москва

Путин и Рахмон обсудили борьбу с терроризмом и ситуацию с мигрантами


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт дома детского творчества



Москва

В Подольске запустят производство материалов для изготовления печатных плат

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net