Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2019

Новости за 11.03.2019

Irani kërkon lidhje më të thella politike dhe ekonomike me Irakun

Evropaelire.org 

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, po qëndron për vizitë zyrtare në Irak, për herë të parë prejse ka marrë detyrën, pesë vjet më parë. Pas takimit me homologun irakian në Bagdad, Rohani tha se dëshiron lidhje më të thella politike dhe ekonomike midis dy shteteve, të cilat kanë zhvilluar një luftë të përgjakshme në vitet 1980. "Ne duam të krijojmë marrëdhënie shumë të ngushta me Irakun. Nuk kërkojmë të jemi në aleancë kundër të tjerëve, por t'i ftojmë edhe shtetet e tjera rajonale në aleancën tonë"... Читать дальше...

Ivanov nuk i dekreton ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Evropaelire.org 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Siç bënë të ditur shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për ligje në sfera të ndryshme në ekonomi, marrëveshje për bashkëpunim mes shteteve, marrëveshje për shërbimet e sigurisë, për shërbime në armatë, ligjin për komunikime elektronike, për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik e të tjera. Ivanov, ligjet nuk i dekretoi me arsyetimin se “gjatë ushtrimit të funksionit... Читать дальше...

Taksa, vendimi që po përçan koalicionin

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, nga partnerët e koalicionit qeverisës ishte vlerësuar fillimisht si vendim shumë i rëndësishëm. Por, rritja e trysnisë ndërkombëtare për pezullimin e këtij vendimi që hyri në fuqi më 21 nëntor të vitit të kaluar, shënoi edhe pikën e nisjes së mosmarrëveshjeve mes kryeministrit Ramush Haradinaj në njërën anë dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi, të cilët... Читать дальше...



Ambasada e SHBA-së kërkon përgjegjësi të plotë në rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha përmes një deklarate për media se "ka kaluar një vit qëkur Kosova i ka dëbuar gjashtë shtetas turq, pa një proces të duhur, duke pretenduar se kërcënonin sigurinë kombëtare". "Kemi qenë të lumtur për formimin e një komisioni hetimor parlamentar, i cili i ka ekspozuar shkeljet ligjore rreth incidentit, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij. Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë 31 shkelje ligjore ose procedurale nga Agjencia e Inteligjencës e Kosovës... Читать дальше...

SHBA sanksionon një bankë ruse për marrëveshjet me Venezuelën

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara ndërmorën sanksione kundër një banke të Rusisë, për shkak të marrëveshjeve të saj me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë, PDVSA, bëri të ditur Departamenti amerikan i Thesarit. Zyra e Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se "derisa Thesari ka vazhduar përdorimin e sanksioneve kundër regjimit të paligjshëm të ish-presidentit (të Venezuelës) Nicolas Maduro, pasuria neto e bankës Evrofinance Mosnarbank është rritur mbi 50 për qind gjatë vitit 2018". Shtetet... Читать дальше...

Vazhdojnë hulumtimet dhe gërmimet për varreza masive

Evropaelire.org 

Gjatë këtij viti, nga Serbia ende nuk ka pasur asnjë rast të identifikimit dhe riatdhesimit të mbetjeve mortore të personave të pagjetur të Kosovës, por puna dhe komunikimi ndërmjet delegacioneve shtetërore për çështjen e personave të pagjetur të të dyja vendeve, është duke vazhduar, konfirmojnë zyrtarët e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur të Kosovës. Më 6 tetor të vitit 2018, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për personat e pagjetur, kanë arritur pajtimin, i cili obligon të dyja vendet... Читать дальше...

Aktivistja iraniane dënohet me 7 vjet burgim; burri i saj thotë me 33 vjet

Evropaelire.org 

Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, u dënua me shtatë vjet burgim, raportoi media lokale në Iran. Një gjyqtar në Gjykatën Revolucionare të Teheranit i tha agjencisë së lajmeve ISNA se Sotoudeh u dënua me pesë vjet për "komplot kundër sistemit" dhe dy vjet për "fyerjen" e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Megjithatë, bashkëshorti i Sotoudeh, Reza Khandan, i tha Radios Evropa e Lirë se asaj i është thënë më 9 mars se është dënuar me 33 vjet burgim dhe 148 goditje me kamzhik për akuzën e dytë. Читать дальше...

Politizimi i bordeve që “ngriti në këmbë” diplomatët e huaj

Evropaelire.org 

‘Deri kur mund të vazhdojë Kosova të ketë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare kur vazhdon të dëshmojë mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar’, ishte pyetja që ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, parashtroi në një tryezë debati në Prishtinë, i shqetësuar me emërimet e vazhdueshme politike nëpër bordet e ndërmarrjeve dhe agjencitë shtetërore.  Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është një ndër proceset që vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë... Читать дальше...



Ndalesa kundër atletëve rusë mbetet në fuqi

Evropaelire.org 

Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës vendosi që të mbajë në fuqi ndalesën ndaj Federatës së Atletëve të Rusisë, e cila është vendosur më shumë se tre vjet më parë. Federata e Atletikës e Rusisë është pezulluar nga garat ndërkombëtare qysh në vitin 2015, pasi një raport i Agjencisë Botërore Anti-Doping ka gjetur prova të dopingut në mesin e atletëve. Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës e diskutoi mundësinë e heqjes së ndalesës në një takim në Doha të dielën dhe të hënën. Читать дальше...

Nëna e Shamimas kërkon mëshirë për vajzën e saj

Evropaelire.org 

Nëna e Shamima Begum, qytetare britanike, e cila i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik në Siri në vitin 2015, i bëri thirrje Qeverisë britanike që të rishqyrtojë vendimin për t'i hequr shtetësinë Shamimas. Në letrën dërguar Zyrës për Punë të Brendshme nga avokati i familjes, Asma Begum kërkon që autoritetet të veprojnë "nga mëshira". Letra vjen pas raporteve se djali i sapolindur i Shamimas ka vdekur javën e kaluar. Shamima ka ikur nga Londra për t'iu bashkuar Shtetit Islamik kur ka qenë 15 vjeçe. Читать дальше...

BE: I takon Britanisë të vendosë për Brexit-in

Evropaelire.org 

I takon Parlamentit britanik të marrë vendime të rëndësishme këtë javë për kushtet e Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, tha të hënën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas. Në një konferencë për media në Bruksel, ai tha se kryetari i Komisionit, Jean-Claude Juncker, ka biseduar në telefon me kryeministren britanike, Theresa May, porse nuk janë caktuar takime të reja në nivel politik. Komentet vijnë një ditë para se Parlamenti britanik të votojë për herë... Читать дальше...

Mustafa: Qeveria të ndryshojë qëndrim ndaj SHBA-së dhe BE-së

Evropaelire.org 

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se Qeveria aktuale duhet t'i ndryshojë qëndrimet dhe sjelljet e saj, karshi partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne jemi munduar që qeverisjes aktuale t’ia bëjmë me dije se duhet t’i ndërrojë qëndrimet e saj, sjelljet e saj, sepse është në interes të vendit që ne të kemi bashkëpunim më të mirë me partnerët tanë evropianë dhe veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha... Читать дальше...

Premtime të mëdha të kandidatëve për president

Evropaelire.org 

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka funksione të kufizuara pasi vendi është republikë parlamentare, por puna e presidentit aktual, Gjorge Ivanov, ka dëshmuar se edhe me kompetenca të kufizuara, ai mund të bllokojë procese apo vendime, siç ishte rasti me dekretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, apo marrëveshjeve që ka arritur Qeveria, edhe pse Kushtetuta parasheh kufizime se deri në çfarë faze mund të bllokojë fuqizimin e tyre. Edhe pse të vetëdijshëm se kompetencat nuk i lënë hapësirë për manovrime... Читать дальше...

Ekonomia e Turqisë bie në recesion

Evropaelire.org 

Turqia ka hyrë në recesion në fund të vitit të kaluar, bëjnë të ditur të dhënat zyrtare. Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë, ekonomia është tkurrur për 2.4% në çerekun e katërt të vitit 2018, krahasuar me çerekun paraprak. Tkurrje për 1.6% ka pasur edhe në tremujorin e tretë. Rënia në dy çerekë një pas një e definon recesionin. Një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara ka bërë që monedha turke të bie dhe importet të shtrenjtohen. Vitin e kaluar, lira ka rënë për 30% kundrejt dollarit amerikan. Читать дальше...

Hoxha: Pas zgjedhjeve në PE presim vendimmarrje për vizat

Evropaelire.org 

Kosova po pret që në Parlamentin Evropian (PE) të përfundojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mund të lëvizet përpara me një vendimmarrje, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Schengen. Kështu tha ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë një konference për media. “Po shpresojmë dhe po kërkojmë që pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian të krijohet një momentum i ri dhe në takimin e qershorit të Këshillit të ministrave (të Bashkimit Evropian) të kemi një vendim”... Читать дальше...

Lideri i talibanëve ka jetuar "afër bazës amerikane"

Evropaelire.org 

Lideri i talibanëve, Mohammed Omar ka jetuar afër bazës amerikane në jug të Afganistanit për vite të tëra, pretendohet në një libër. Libri, Në kërkim të Armikut nga gazetari dhe shkrimtari holandez, Bette Dam, tregon se si ky lider nuk është fshehur kurrë në Pakistan, ashtu siç kanë menduar zyrtarët amerikanë dhe ata afganë. Dam ka kaluar 5 vjet duke studiuar dhe intervistuar anëtarët e talibanëve për biografinë e talibanit, të cilën e ka publikuar në muajin  e kaluar. Talibanët kanë qenë në... Читать дальше...

Siguria e aeroplanëve Boeing vihet në pikëpyetje

Evropaelire.org 

Kompania amerikane e prodhimit të aeroplanëve Boeing është duke u përballur me pyetje, pasi aeroplani i kompanisë, Ethiopian Airlines është rrëzuar të dielën, duke lënë të vdekur 157 persona në bord. Kjo njëherësh ka shënuar rrëzimin e dytë të aeroplanit të llojit, 737 Max 8, në pesë muajt e fundit, andaj veçse ka filluar të krahasohet ky incident me atë që ka ndodhur në Indonezi në tetor të vitit të kaluar. Në përgjigje ndaj këtij incidenti, një numër i kompanive ajrore kanë hequr dorë nga aeroplanët e këtij modeli. Читать дальше...

SHBA dhe Rusia mbesin eksportueset më të mëdha të armëve

Evropaelire.org 

Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkime ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin eksportueset më të mëdha të armëve në botë, teksa Rusia është renditur e dyta. Bazuar në raportin e publikuar nga ky grup më 11 mars, hapësira në mes të Shteteve të Bashkuara dhe gjithë pjesës tjetër të botës vetëm është zgjeruar në pesë vjetët e fundit, pasi eksportet amerikane janë rritur për 36 për qind në krahasim me 30 për qind të eksporteve sa ka qenë katër vjet më parë. “Shtetet e Bashkuara kanë fuqizuar... Читать дальше...

Kompania Boeing përballet me pyetje pas rrëzimit të aeroplanit në Etiopi

Evropaelire.org 

Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore, Ethiopian Airlines, që ka lënë të vdekur 157 persona në bord, ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me sigurinë e aeroplanit, Boeing 737 MAX 8. Rrëzimi i 10 marsit, ka shënuar aksidentin e dytë fatal në më pak se gjashtë muaj, në të cilin është përfshirë lloji i njëjtë i aeroplanit. Në muajin tetor, një aeroplan i njëjtë i kompanisë Lion Air pati rënë në oqean, duke lënë të vdekur 189 persona. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, linjat ajrore... Читать дальше...

India mban zgjedhjet kombëtare në periudhë tensionuese

Evropaelire.org 

Zyrtarët për zgjedhje në Indi kanë njoftuar se zgjedhjet e ardhshme kombëtare do të realizohen në shtatë faza në muajt prill dhe maj, teksa sondazhet kanë treguar se koalicioni i udhëhequr nga kryeministri indian, Narendra Modi mund të fitojë shumicën në parlament. Shefi i komisionit për zgjedhje, Sunil Arora ka thënë se zgjedhjet do të mbahen më 11,18,23, 29 prill dhe 6,12, dhe 19 maj. Rreth 900 milionë persona kanë të drejtë vote në Indi, derisa numërimi do të bëhet më 23 maj. Në këtë proces... Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë do të publikojë buxhetin për vitin 2020

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë pritet të publikojë të hënën, buxhetin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për vitin 2020. Zyra për buxhet e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar më 10 mars se Trump do të propozojë që Kongresi amerikan të zvogëlojë shpenzimet që nuk janë për mbrojtje për 5 për qind, ashtu që të shtohen financat për ushtrinë, kujdesin shëndetësor të veteranëve dhe për siguri kufitare. Në buxhetin e propozuar përfshihet edhe financimi prej 8.6 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit me Meksikën si dhe për Forcën Hapësinore... Читать дальше...

Lirohet e dyshuara për vrasjen e Kim Jong-namit

Evropaelire.org 

Gruaja indoneziane, Siti Aisyah, e cila është akuzuar për vrasjen Kim Jong-nam, gjysmëvëllait të liderit verikorean, Kim Jong-un, është liruar, pasi akuzat ndaj saj janë hedhur poshtë. Aisyah ishte akuzuar për vrasje të Kimit, në aeroportin e Kuala Lampurit, duke i hedhur në fytyrë, agjent nervor, VX. Ajo dhe e akuzuara tjetër vietnameze, Doan Thi Huong, mohojnë të kenë kryer vrasje. Kim pati vdekur rrugës për në spital teksa më vonë është vërtetuar se ai i është ekspozuar agjentit nervor, VX. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардейцы обеспечили безопасность во время футбольного матча в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев о победе над Алькарасом на турнире в Мадриде: мне очень помогла подача


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии «зеленой» экономики в РФ





Путин в России и мире
Москва

Путин и Рахмон обсудили борьбу с терроризмом и ситуацию с мигрантами


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Тимати показал повзрослевшего сына от Анастасии Решетовой



Москва

Выставка проекта Нижегородского планетария «Вселенная BRICS» открылась в Архангельской области

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net