Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2019

Gjykatat e Kosovës marrin përsipër lëndët e EULEX-it për krime lufte

0
Gjykatat e Kosovës marrin përsipër lëndët e EULEX-it për krime lufte

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që monitoron proceset gjyqësore për krimet e luftës, ka mirëpritur vendimin e organeve të drejtësisë që në kuadër të strategjisë së punës të sistemit të drejtësisë, të funksionojë departamenti për trajtimin e krimeve të luftës.

Aktualisht, me rastet e dyshuara për krime lufte po merret një Gjykatë Speciale me seli në Hagë, por e cila kryesisht trajton vetëm krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serbë dhe civilëve tjerë gjatë viteve 1998-‘99.

Kurse, departamenti për krime lufte në Kosovë, pritet të trajtojë edhe rastet tjera, në të cilat mund të jenë të përfshirë edhe pjesëtarët serbë që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. Megjithatë, numri më i madh i personave që dyshohen të jenë përfshirë në këto krime, besohet se jetojnë në Serbi, andaj kjo edhe e vështirëson punën e këtij departamenti, marrë parasysh bashkëpunimin e ulët që kanë institucionet e drejtësisë në të dy shtetet.

*Video nga arkivi: Çka është Gjykata Speciale e Kosovës?

Amer Alija, analist ligjor dhe monitorues i gjykimeve për krime të luftës në Fondin për të Drejtën Humanitare, tha për Radion Evropa e Lirë, se që nga viti 2012, organizata ka rekomanduar që në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, duhet të funksionojë departamenti për krime të luftës.

"Ashtu si të gjitha shtetet e rajonit, të cilat kanë krijuar një gjykatë të posaçme që merret me gjykimin e krimeve të luftës, ashtu edhe Kosova ka pasur nevojë që të krijojë një departament apo një gjykatë, e cila merret me gjykimin e krimeve të luftës, pasi që krimet janë në numër të madh dhe kemi mijëra viktima. Ka nevojë për gjyqtarë, të cilët do të profesionalizohen në këtë fushë dhe të merren vetëm me këto raste", tha Alija.

Strategjia për trajtimin e krimeve të luftës tashmë parasheh përforcimin e Departamentit për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale me gjithsej pesë prokurorë dhe stafin mbështetës, të cilët do t’iu shërbejnë prokurorëve në trajtimin e lëndëve të krimeve të luftës.

Zyrtarët e lartë nga Prokuroria Speciale e Kosovë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se tash është duke u punuar për rastet e krimeve të luftës në Kosovë.

Prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me media nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha se në planin strategjik dhe në planin prokurorial është vendosur që të formohet departamenti për krime të luftës.

"Për momentin janë tre prokurorë..., është një konkurs i hapur, sigurisht që do të forcohet, sepse ka nevojë dhe ju e dini se përveç lëndëve të pakryera, tash na kanë ardhur edhe një numër i konsiderueshëm i lëndëve nga EULEX-i, kështu që ka nevojë të forcohet ky departament për ndriçimin e këtyre rasteve", tha Syla.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka marrë kompetencat ekskluzive në qershor të vitit 2018 për t’i hetuar dhe ndjekur krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

*Video nga arkivi: Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës?

Prokurori Syla thotë se vetë Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndërmarrë nismën që të ketë një departament të tillë për të hetuar rastet.

"Ne vetë e kemi paraparë që të ketë departament të tilla edhe të shkojmë kah profilizimi i prokurorëve dhe ta kemi një punë më të suksesshëm në kuadër të Prokurorisë Speciale", tha Hoxha.

Ndërkaq, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se për vite më radh; është kërkuar që në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, të diskutohet edhe për temën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

"Ne kërkojmë që ata shtetas dhe provat, të cilat i grumbullon Kosova, të gjinden një formë që përmes bashkësisë ndërkombëtare të dërgohen në Serbi dhe ata shtetas të gjykohen në Serbi", theksoi Alija.

Kurse, duke folur për këtë çështje, prokurori Hoxha tha se për këtë çështje duhet të ketë një bashkëpunim ndërshtetëror.

"Dy shtete duhet të merren vesh. Sigurisht se është në interes, por deri tani nuk kemi pasur aso bashkëpunimi", tha Hoxha.

Po në lidhje me gjykimin e rasteve që ndërlidhen me krimet e luftës, shoqata ‘Familja dhe Shpresa’, përmes një reagim publik, tregon se ka tre vjet që kur u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me kërkesa publike që të plotësohet Ligji për Gjykatën Speciale për t’i gjykuar krimet e Serbisë.

Përmes këtij reagimi, kjo shoqatë kritikon deputetët dhe liderët e Kosovës, duke u thënë se përveç vizitave nëpër varreza, nuk kanë bërë asgjë për ndryshimet ligjore që do t’u mundësonin organeve të drejtësisë të merren me gjykimin e rasteve që ndërlidhen me këto krime.

Ndryshe, rastet e krimeve të rënda ishin në kompetencë të prokurorëve të UNMIK-ut dhe më pastaj kishin kaluar në kompetencë të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Në kuadër të kësaj strategjie, synohet të hetohen dhe të ndiqen penalisht të gjithë personat, të cilët kanë kryer krime lufte në kundërshtim me të drejtën humanitare ndërkombëtare gjatë viteve 1998-1999 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил об увеличении числа резидентов ОЭЗ «Технополис «Москва»


Спорт в России и мире
Москва

В Росгвардии стартовал чемпионат по боксу "Кубок Победы"


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в полуфинал турнира WTA в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве создан экспертный совет по сохранению и развитию "Лосиного острова"





Путин в России и мире
Москва

Экспорт сельхозпродукции в Китай будет наращивать Россия


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Шесть городов Белоруссии и Азербайджана стали побратимами




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Терпящий военные неудачи Зеленский вымещает зло на верующих: в Киеве под покровом ночи снесли церковь, православным хотят запретить молиться дома


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Антон Шастун, Баста, INSTASAMKA, Влад А4 и Клава Кока показали свои первые фото в сети в рекламной кампании ВКонтакте



Москва

«112»: Сын адвоката Семена Мельницкого забил ножом домработницу в Новой Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net