Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2019

Ngacmimet shënojnë rritje në shkollat e Maqedonisë së Veriut

0
Ngacmimet shënojnë rritje në shkollat e Maqedonisë së Veriut

Ndasitë e thella në aspektin social, komunikimi i tepërt në rrjetet sociale si dhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve, janë shkaqet kryesore që kanë çuar në rritjen e ngacmimeve si dukuri, që në vete përmban fyerjen dhe kërcënimet në formë të vazhdueshme në mesin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut.

Në bazë të një hulumtimi të realizuar nga Unioni i Nxënësve Shqiptarë të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, ka dalë në pah se pothuajse çdo i dyti nxënës ka qenë pre e ngacmimit.

“Në bazë të hulumtimit që kemi realizuar duke anketuar rreth 2 mijë nxënës të shkollave të mesme nga mosha 15 deri në moshën 19 vjeçare, 44 për qind e tyre janë shprehur se kanë qenë pre e ngacmimit dhe sipas të gjitha gjasave kjo tendencë shkon në rritje".

"Gjithashtu mund të themi se ngacmimi shndërrohet në një sjellje rutinë për nxënësit. 79% e nxënësve të anketuar vlerësojnë se më i pranishëm është ngacmimi i padukshëm, ose psikik edhe atë më shumë në relacionin mësimdhënës – nxënës por edhe midis vetë nxënësve”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Blendi Hodai kryetar i Unionit të Nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë, duke shtuar se kjo dukuri paraqet rrezik për ardhmërinë e nxënësve të cilët më vonë gjatë jetës mund të përballen me pasoja serioze, sidomos në aspektin emocional.

Por, sociologët e shkollave problemin e kanë adresuar në mungesën e komunikimit në relacionin prind nxënës dhe lirinë e tepërt që ua japin prindërit fëmijëve të tyre në raport me komunikimin në rrjetet sociale, prej ku në raste të shumta buron një kulturë e vrazhdë e komunikimit.

Ndërkaq, Naser Miftari profesor në gjimnazin e Shkupit "Zef Lush Marku", për Radion Evropa e Lirë, thotë se ngacmimi shfaqet si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të rrjeteve sociale.

Miftari thotë se mediat duhet të luajnë një rol sensibilizues veçanërisht për vetëdijesimin e prindërve sa i përket ngacmimit mes të rinjve.

“Mendoj se mediumet mund të kontribuojnë shumë në të mirë ndaj gjithë kësaj qe ne e quajmë luftë kundër ngacmimit, por duhet cekur se në shumë raste këto mediume vetë paraqesin burim edhe atë të fuqishëm të bulizmit mes nxënësve.

Do të thotë ngritja e vetëdijes është e patjetërsueshme për ngritjen e vetëdijes nga pasojat e shfaqjes së kësaj dukurie.

"Duhet të punohet më shumë në ndërgjegjësimin e mbi çfarë është ngacmimi, si ndikon tek fëmijët, cilat janë pasojat e tij dhe si të parandalohet”, thotë Naser Miftari.

Nga Drejtoria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut thonë se kanë mbështetur shumë projekte për ndërgjegjësimin e nxënësve, mësimdhënësve, por edhe prindërve për detektimin e kësaj dukurie duke theksuar se për të pasur sukses lufta kundër ngacmimit, duhet një bashkëpunim i fuqishëm mes këtyre tri hallkave.

Ndërkaq, Ilia Acevski, sociolog, thotë se institucionet arsimore duhet t'i qasen me shumë seriozitet këtij problemi. Acevski thekson se një gjë duhet kuptuar se “fjalët godasin” po aq sa lëndon goditja fizike, madje edhe më shumë.

“Ngacmimi në moshën më të re transferohet në injorim, në mungesë të kulturës elementare të komunikimit".

"Kjo dukuri duhet trajtuar me shumë profesionalizëm nga ana e institucioneve arsimore sepse pasojat barten në zhvillimin e mëtejshëm të individit”, thotë Acevski.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о мерах поддержки предпринимательства в Москве


Спорт в России и мире
Москва

Кто создает «креативный код» страны?


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Теннисист Медведев может потерять свое место в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

СберСтрахование объединила защиту от кибератак и экорисков в одном полисе





Путин в России и мире
Москва

Политолог Пшеничников: визит Путина в Китай укрепил союз Москвы и Пекина


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск поддерживает Баку: планы по строительству агрогородка в Карабахе – ОБНОВЛЕНО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

ABC: Зеленский недоволен результатами визита Блинкена в Киев


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Песня

Продвижение Музыки. Раскрутка Музыки. Продвижение Песни. Раскрутка Песни.



Москва

Во Владивостоке платные парковки обгоняют общественный транспорт. Это многим не нравится

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net