Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) i cilësoi si të pavërteta deklaratat e bëra nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës.
Petkoviq më herët gjatë 23 korrikut tha se me urdhër të AKKVP-së, familja Janiçeviq, që sipas tij përbëhet nga një nënë vetëushqyese me dy fëmijë, u dëbuan një ditë më parë nga një banesë në Mitrovicë të Veriut, “të cilën ata e kanë blerë, por padrejtësisht u është marr nga një shqiptar”. Читать дальше...