Turqia kërkon ndaljen e ofensivës së Sirisë në Idlib
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar është duke akuzuar Qeverinë siriane për tentim të zgjerimit të pikave të kontrollit në Provincën Idlib, çka sipas tij përbën shkelje të armëpushimit mes Rusisë dhe Turqisë, të arritur në shtator të vitit të kaluar. Akar ka bërë thirrje të premten që të ndalen sulmet qeveritare në këtë territor sirian. Ai i ka bërë këto komente gjatë një vizite në kufirin që ka Turqia me Sirinë, me qëllim të vëzhgimit të situatës, bashkë më komandantët më të lartë ushtarakë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Читать дальше...