Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërhiqet nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin. Për më shumë, ndihmësekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se zbatimin i vendimit mund të vërë në pikëpyetje raportet SHBA-Kosovë. Por, çfarë mendojnë qytetarët në Prishtinë për paralajmërimin amerikan?
Sot është Dita e Shën Valentinit ose dita e të dashuruarve dhe shënohet në shumë vende në botë në shenjë përkujtimi për Shën Valentinin që vdiq më 14 shkurt. Në këtë ditë të dashuruarit e deklarojnë dashurinë e tyre dhe i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
"Vymorozka" është termi që banorët e Jakutisë përdorin për të përshkruar punën e lodhshme, e cila kryhet përgjatë disa javëve në disa prej kushteve më të ashpra në botë. Teksa temperaturat bien në minus 50 gradë celsius, punëtorët heqin akullin që mbështjell anijet, në kërkim të zonave që kanë nevojë për riparim. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).
123ru.net — живые новости в прямом эфире!
В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.