Forcat britanike dhe ato amerikane ditë më parë i sulmuan objektivat ushtarake të lëvizjes rebele jemenase Huthi, e cila mbështetet nga Irani, duke rritur frikën për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë në Rripin e Gazës. Por, kush janë rebelët e lëvizjes Huthi, pse i sulmoi SHBA-ja dhe Britania, dhe çfarë i lidh ata me Iranin? Shpjegon ekspertja për Jemenin, Hannah Porter nga grupi Ark. (Përgatiti: Trim Haliti)
I ftohti i shoqëruar me erëra dhe reshje bore ka përfshirë disa pjesë të SHBA-së, si Nju Jorku, Çikago e Ajova. Temperaturat nën zero dhe stuhitë e borës kanë ulur nivelin e dukshmërisë duke e vështirësuar qarkullimin. Paralajmërimet për mot të ftohtë, erëra dhe kushte të rrezikshme, mbeten në fuqi.
Disa shtëpi i kaploi zjarri në Fagradalsfjall, në jugperëndim të Islandës, më 14 janar, pasi një vullkan shpërtheu për të dytën herë në më pak se një muaj. Dy çarje u formuan afër qytezës së Grindavikut, të dielën, pas një rritjeje të aktivitetit sizmik, që i nxiti autoritetet të evakuonin komunitetin, një ditë më parë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).
123ru.net — живые новости в прямом эфире!
В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.