Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill. Kështu kanë vendosur të hënën partitë politike në një takim që ishte thirrur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njëherësh kryetari i Lidhjes Social Demokrate në pushtet. “Duke pasur parasysh afatet ligjore dhe festat fetare që janë në këtë periudhë, ne u pajtuam për këto data të zgjedhjeve. Читать дальше...