Forcat amerikane në Irak, cak i shpërthimeve dhe sulmeve me dronë
Forcat amerikane ishin shënjestër e tri sulmeve në Irak më 9 nëntor, por nga sulmet nuk ka viktima. Kështu thanë burime të sigurisë për agjencinë Reuters. Këto ishin sulmet më të mëdha brenda një dite ndaj aseteve amerikane, që kur ka nisur lufta midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor. Një patrullë e përbashkët e forcave amerikane dhe shërbimeve kundër terrorit të Irakut u shënjestruan nga një mjet shpërthyes afër qytetit verior të Mosulit, duke shkaktuar dëme në makinën patrulluese, por pa shkaktuar viktima, thanë dy burime të sigurisë. Читать дальше...