Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Декабрь
2020

Новости за 05.12.2020

Maqedonia e Veriut regjistron 24 viktima, paralajmërohet arritja e vaksinës

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të shtunën në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 24 vikima dhe 984 të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa numri i të shëruarve është 631 persona. Të dhënat e publikuara bazohen në testimin e 2.995 mostrave. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej 12; në Manastir 3, në Kumanovë 2 ndërsa nga 1 janë regjistruar në 7 qytete tjera. Sipas raporit të Ministrisë të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në 67.

LDK dhe PDK hedhin poshtë studimin për PE-në

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka quajtur si “manipulim” studimin e bërë për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në të cilin thuhet se qeveria e Albin Kurti është rrezuar “nga një operacioni dezinformues amerikan”. Në këtë studim thuhet se mesazhet në rrjetet sociale që vinin nga Isa Mustafa dhe Kadri Veseli (ish-kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës), “posaçërisht kanë nxitur mashtrimin e aferës Grenell (Richard, i dërguari... Читать дальше...

Merkel: Ndihma e shtetit ndaj bizneseve nuk mund të zgjasë përgjithmonë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të shtunën se ndihma aktuale që shteti po jep ndaj bizneseve që janë prekur nga pandemia e koronavirusit, nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Këto komente ajo i bëri teksa Parlamenti gjerman po bëhet gati që të miratojë buxhetin për vitin 2021. “Qeveria federale, shtetet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive që të tejkalojmë pandeminë dhe pasojat e saja në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Merkel. Të martën, Bundestagu gjerman... Читать дальше...



Një gjysmëvjetor i lënë në gjysmë

Evropaelire.org 

“Planprogramet shkollore nuk arrinin të realizoheshin edhe në ato orë të shkurtuara që mbanin fëmijët, e lërë tani që do të përfundojnë më herët”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ardiana Thaçi, nënë e tre fëmijëve, dy prej tyre nxënës në shkollë fillore. Qeveria e Kosovës, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka marrë vendim që gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021 të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë të nisë më 18 janar. Në bazë të kalendarit shkollor, mësimi... Читать дальше...

Protestuesit në Armeni kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Evropaelire.org 

Mijëra protestues u mblodhën në Jerevan të Armenisë, ku sërish kërkuan që kryeministri, Nikol Pashinian të japë dorëheqje lidhur me marrëveshjen kundërthënëse të armëpushimit me Azerbajxhanin, që i dha fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Protestuesit në Sheshin e Lirisë në Jerevan brohoritën “Nikol tradhtari” dhe “Armenia pa Nikolën” dhe valëvitën flamurin e Armenisë dhe të Nagorno Krabakut. Më 10 nëntor, Pashinian njoftoi për marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska... Читать дальше...

Maqedoni e V.: Familjet shumëanëtarëshe më të goditura nga kriza ekonomike

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit ka rritur shkallën e varfërisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, rreth 455 mijë persona jetojnë nën pragun e varfërisë dhe shumica e tyre janë familje me tre ose më shumë fëmijë. Duke marrë në konsideratë gjendjen e tanishme epidemiologjike si dhe treguesit ekonomikë, numri i të varfërve pritet të rritet, bazuar në hulumtimet e institucioneve përkatëse. “Marr 2.300 denarë (37 euro). Si do të jetojmë shtatë anëtarë me këto para. Mos pyet se si mbijetojmë. Читать дальше...

Kosovë: 14 viktima dhe 560 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 14 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 560 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç)", thuhet në raportin e IKSHPK-së. Numri i rasteve të reja del pas testimit... Читать дальше...

Shahisti Kasparov ndihmon filmimet në serinë e Netflix-it

Evropaelire.org 

Legjenda ruse e shahut, Garry Kasparov, këshilloi krijuesit e serisë së Netflix-it, “The Queen's Gambit”, për t’u siguruar që loja në këtë seri televizive të ishte e saktë dhe tërheqëse. Seria tregon ngritjen e një vajze të talentuar amerikane që u bë sfiduese e kampionit botëror sovjetik në Moskë. Kasparov i tregoi Radios Evropa e Lirë se si ai ndihmoi që loja e shahut në këtë seri të bëhej më e besueshme. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha)



Irani do të shqyrtojë rastin e tre të rinjve të dënuar me vdekje

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e Iranit tha se do të rishikojë rastet e tre të rinjve, të cilët janë dënuar me vdekje në lidhje me protestat anti-qeveritare në nëntorin e vitit 2019. “Rasti do të rishikohet nga një tjetër tribunal”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme, ku nuk jepen më shumë detaje. Tre burrat u dënuan me vdekje më herët gjatë vitit 2020, pasi u gjetën fajtorë për “bashkëpunim për të rrezikuar sigurinë kombëtare” dhe “shkatërrim apo zjarrvënie ndaj pronës publike me qëllim që të sulmohet sistemi politik i Republikës Islamike”... Читать дальше...

Turqia në izolim gjatë fundjavës

Evropaelire.org 

Turqia gjatë kësaj fundjave është futur në izolim, pasi rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet, kanë shënuar numra rekord ditëve të fundit. Masa e izolimit gjatë fundjavës është e dyta, pasi që edhe në muajin maj Turqia kishte aplikuar masë të njëjtë. Shteti prej 83 milionë banorësh ka regjistruar të premten 32,736 raste të reja. Kjo shifër është më e larta e regjistruar, që prej se u paraqit pandemia në muajin mars. Numri i viktimave të premten ishte 193, ndërkaq numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi nga sëmundja COVID-19 ... Читать дальше...

Shpresa e bizneseve te Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Evropaelire.org 

Bashkim Osmani, pronar i kompanisë “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve në Kosovë, thotë se miratimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, edhe pse shumë i vonuar, pritet të ndihmojë në rimëkëmbjen e bizneseve që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi. Kompania “Laberion”, për shkak të masave kufizuese për parandalimin e pandemisë, ka zvogëluar kapacitetet prodhues për 20 për qind, por që nuk ka larguar asnjë punëtorë nga puna. Me përfitimet eventuale nga Projektligji për rimëkëmbje ekonomike... Читать дальше...

SHBA-ja ndërprenë disa programe me Kinën

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit ka ndërprerë pesë programe të shkëmbimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke thënë se ato funksiononin si mjete të propagandës për Pekinin. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përmes një deklarate tha se programet ishin “fshehur” si “shkëmbime kulturore” nëpërmjet Aktit për Shkëmbime të Arsimit dhe Kulturës (MECEA). “Derisa programet e tjera janë themeluar nën MECEA dhe kanë përfitime të dyanshme, pesë programet në fjalë financohen plotësisht... Читать дальше...

Moska nis vaksinimin masiv kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Moska ka nisur shpërndarjen e vaksinës Sputnik V në 70 klinika në mbarë qytetin, thanë autoritetet, duke bërë kështu imunizimin e parë masiv që Rusia kryen kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Njoftimi i sotëm i task forcës së Moskës për koronavirusin, vjen pas kritikave se vaksina ruse ende nuk ka kryer studimet e avancuara që duhen për t’u siguruar se ajo është efektive dhe e sigurt sipas protokolleve të vendosura nga shkencëtarët. Autoritetet ruse thanë se vaksina fillimisht do t’iu jepet punëtorëve shëndetësorë... Читать дальше...

Pompeo e quan të papranueshëm nivelin e dhunës në Afganistan  

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thotë se dhuna në Afganistan është në nivel të lartë dhe të “papranueshëm”, teksa bisedimet e paqes ndërmjet Qeverisë afgane dhe talibanëve po vazhdojnë.   Pompeo tha se Uashingtoni ka kërkuar nga palët që të “zmbrapsen” nga dhuna, duke shtuar se shpreson që të dyja palët do të nisin të adresojnë disa prej çështjeve kryesore, përfshirë edhe për një armëpushim mbarëkombëtarë. Pompeo i bëri këto komente gjatë një konference virtuale më 4 dhjetor, që vjen... Читать дальше...

Biden i bën thirrje Kongresit të miratojë pakon e dytë të ndihmës për COVID-19

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka thënë se raporti mbi papunësinë në SHBA tregon se rimëkëmbja ekonomike është duke ngecur dhe i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë Projektligjin për ndihmë pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi. “Nëse nuk veprojmë tash, e ardhmja do të jetë shumë e zymtë”, tha Biden. “Amerikanët kanë nevojë për ndihmë dhe ajo ndihmë iu duhet tani”, shtoi ai. Pasi qeveria raportoi më 4 dhjetor për shkallën e papunësisë në muajin nëntor, Biden... Читать дальше...

Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit

Evropaelire.org 

Një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit. "Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET). Ky studim... Читать дальше...

Me ardhjen e vaksinës për COVID-19, pason lufta kundër dezinformimit rreth imunizimit

Evropaelire.org 

Vaksinat për COVID-19 pritet që së shpejti të arrijnë te qytetarët, por ky proces pritet të shoqërohet edhe me një bum të dezinformatave në lidhje me këtë vaksinë, që mund të dëmtojnë besimin e publikut dhe përpjekjet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Qeveritë kanë një rol të veçantë në luftën kundër keqinformimit. Edhe mediat sociale kanë rolin e tyre, por deri më tani, ato nuk kanë arritur të parandalojnë përhapjen e teorive të çuditshme të konspiracinit anti-vaksinë, shkruajnë mediat botërore. Читать дальше...

Tridhjetë të vdekur dhe 1,100 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 30 viktima nga koronavirusi, 1,100 të infektuar  si dhe 585 persona të shëruar. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë i referohen testimit të 2,824 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë të vendit. Viktimat janë, 12 në Shkup, tri në Prilep, nga dy në Strugë dhe Manastir ndërsa nga një në nëntë qytete tjera. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 66,330 persona. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Пресс-служба «Лужников» опровергла информацию о концерте Канье Уэста в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

После победы в Мадриде Рублев поднялся с 8-го на 6-е место в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

EDI-провайдер для ритейла Docrobot вошел в группу компаний СКБ Контур





Путин в России и мире
Москва

Путин встретился с Мирзиёевым в Москве


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минский вождь Лукашенко начал словесно угрожать оружием




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве налоговая потребовала взыскать долг с Алексея Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Антонина Арталевская

Анна Данилова дала старт Всероссийской акции "Синий платочек Победы" 2024 на станции метро Курская



Москва

На фоне слухов о разводе Кирилл Сафонов путешествует по Италии

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net