Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Февраль
2020

Новости за 14.02.2020

Kurti: Zyrtarët që nënshkruan marrëveshjet në Mynih nuk kishin autorizimin e qeverisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zyrtarët kanë nënshkruar dy marrëveshje me Serbinë në Mynih të Gjermanisë, atë për transportin hekurudhor dhe autostrata kanë qenë të autorizuar nga ish ministri i Infrastrukturës në qeverinë e kaluar, Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë së re. “Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re, as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes... Читать дальше...

SHBA-ja dhe talibanët arrijnë marrëveshje për ndalje të sulmeve

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje me talibanët për ulje të shkallës së dhunës për një javë, proces, i cili më vonë mund të rezultojë me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane, transmeton Reuters. Ky zyrtar u ka thënë gazetarëve në Konferencën për Siguri në Mynih se marrëveshja për ulje të shkallës së dhunës ende nuk ka nisur të zbatohet në praktikë. Ky njoftim ka ardhur pas një takimi të realizuar në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit... Читать дальше...

Afro 1,400 të vdekur nga koronavirusi i ri

Evropaelire.org 

Zyrtarët kinezë kanë publikuar të dhënat e zyrtarëve shëndetësorë të prekur me koronavirusin e ri, teksa janë rritur shqetësimet për mungesë të pajisjeve mbrojtëse. Komisioni Kombëtar për Shëndetësi ka thënë më 14 shkurt se të dhënat e fundit tregojnë për 122 vdekje të reja në Kinë, gjashtë prej tyre personel mjekësor, duke dërguar në 1,381 numrin e personave të vdekur nga ky virus. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se numri total i të infektuarve në botë nga ky koronavirus ka arritur në 64,000... Читать дальше...



Ligji për Prokurorinë Publike mund të shtyjë datën e zgjedhjeve?

Evropaelire.org 

Seanca parlamentare për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike në Maqedoninë e Veriut, është pasuar me shumë pauza, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet pushtetit dhe opozitës lidhur me procedurën e miratimit të këtij ligji, që është vendosur si kusht nga socialdemokratët e ish-kryeministrit Zoran Zaev, para se të shpërndahet Kuvendi  dhe vendi të shkojë në zgjedhje më 12 prill. Përderisa pushteti ka theksuar se Ligji për Prokurorinë Publike është në harmoni të plotë me kërkesat e Bashkimit... Читать дальше...

Falimenton kompania e fluturimeve, Atlas

Evropaelire.org 

Kompania turke, Atlas Global ka nënshkruar dokumentet për falimentim, pasi “ka dështuar të vazhdojë veprimtarinë”, ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në këtë shtet. Kjo kompani ka ndalur të gjitha fluturimet, ka thënë Autoriteti, pa dhënë detaje tjera. Kompania Atlas nuk ka komentuar ende falimentimin. Ajo është përballur me vështirësi financiare dhe ka pezulluar të gjitha fluturimet në nëntor të vitit të kaluar. Disa prej tyre ishin realizuar pas 21 dhjetorit. Këtë javë, mediat... Читать дальше...

Opozita nuk e sheh veten pjesë të ekipit të Kurtit për dialogun

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, synon që të marrë timonin e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, por njëherësh është në kërkim edhe të krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës. Këtë lidership në dialog, Kurti ka deklaruar se e mbështetë në vendimin e vitit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese, e cila ia njeh rolin kryesor në politikën e jashtme qeverisë dhe kryeministrit. Në këtë aspekt, po shihet edhe thirrja që Kurti ia drejtoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u takuar... Читать дальше...

Johnson mbledh pjesëtarët e kabinetit pas ristrukturimit

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson i ka thënë kabinetit të ri që të fokusohet në realizimin e premtimeve të Partisë Konservatore pas ristrukturimit, që ka rezultuar me largimin e Sajid Javidit nga pozita e kancelarit. Në një fjalim në kryeministri, Johnson ka thënë se kabineti i tij duhet të vazhdojë të merret me “punët bazike” për përmirësim të jetës dhe njerëzve dhe për ofrim të mundësive. Javid është larguar të enjten nga zyra që ka mbatjur, pasi i është thënë se mund ta mbajë pozitën vetëm nëse shkarkon ekipin e tij të këshilltarëve. Читать дальше...

Pacientët nuk e pëlqejnë ushqimin në QKUK

Evropaelire.org 

Ushqimi për pacientët, krahas terapisë, konsiderohet si element shumë i rëndësishëm për trajtim dhe shërbim apo edhe mbajtjen e sëmundjes nën kontroll, kur bëhet fjalë për sëmundje kronike. Në kuzhinën qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shërbehen prej 4 deri në 5 mijë racione ushqimi gjatë ditës. Por, pacientët thonë se nuk e preferojnë atë ushqim, kështu që në të shumtën e rasteve ushqehen jashtë klinikës ku janë të shtrirë. Ushqimi që shërbehet nga kuzhina qendrore... Читать дальше...



Hakerët iranianë ende shënjestrojnë universitete perëndimore

Evropaelire.org 

Hakerët iranianë, të përkrahur nga qeveria, kanë shënjestruar universitete në Evropë, në Shtetet e Bashkuara dhe Australi në muajt e fundit, ka thënë kompania, PricewaterhouseCoopers, sipas transmetuesit holandez, NOS. Hakerët kanë tentuar të vjedhin literaturë akademike dhe materiale për ligjërim. Aty nuk është përmendur nëse kanë qenë të suksesshme përpjekjet për të fituar qasje në kompjuterët e tre universiteteve holandeze dhe një institucioni tjetër të lartë. Një vit më parë, Shtetet e... Читать дальше...

Steinmeier: SHBA-ja, Kina dhe Rusia po e bëjnë botën më të rrezikshme

Evropaelire.org 

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka sugjeruar se Rusia dhe Kina, bashkë me Shtetet e Bashkuara janë duke nxitur jostabilitet global, teksa ka paralajmëruar për rrezikun që këto tri shtete të përfshihen e garën e “fuqisë së madhe” dhe asaj për armë bërthamore. Ai i ka bërë këto komente në fjalimin hyrës në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih. Konferenca organizohet në këtë qytet gjerman nga viti 1963. “Rusia i ka bërë forcën ushtarake dhe ndryshimin e dhunshëm të kufijve në kontinentin evropian... Читать дальше...

Trump uron Thaçin për 12-vjetorin e pavarësisë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka uruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për 12-vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Në një telegram të bërë publik nga presidenca, është thënë se “ lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik. “Ju dëshirojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin... Читать дальше...

Kandidati për kryetar të Parisit heq dorë nga gara pas një video-skandali

Evropaelire.org 

Një kandidat për kryetar të Parisit është tërhequr nga gara, pas publikimit të një videoje në internet me pamje komprometuese nga një artist rus. “Një faqe e internetit dhe rrjetet sociale kanë publikuar sulme të ulëta kundër jetës sime private”, ka thënë Benjamin Griveaux, duke shtuar se publikimi i një videoje me përmbajtje seksuale “ka shkuar shumë larg”. Griveaux, që është pjesë e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit vitin e kaluar, për të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit mars. Читать дальше...

Trump mund ta ndryshojë mënyrën e zhvillimit të bisedave me liderë të huaj

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është duke konsideruar dhënien fund të praktikës që edhe zyrtarë tjerë qeveritarë të dëgjojnë bisedat që ai zhvillon me liderë të huaj. “Unë mund t’i jap fund kësaj praktike tërsisht”, ka thënë Trump gjatë një interviste në radio. Një thirrje telefonike e korrikut të vitit 2019, në mes të Trumpit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka qenë në qendër të procedurave që patën nisur demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për të shkarkuar presidentin amerikan. Читать дальше...

Thaçi: Marrëveshja për hekurudhat, mesazh për paqe

Evropaelire.org 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat në mes të Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo marrëveshje është një mesazh për paqe dhe zhvillim ekonomik. Në një bisedë për Radio Evropa e Lirë, nga Berlini, presidenti Thaçi tha se marrëveshjet e arritura së fundi mund të kontribuojnë pozitivisht në arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë.

Shefi i Facebookut pranon rritjen e taksave në Evropë

Evropaelire.org 

Shefi i gjigantit, Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se pranon që kompania e tij mund të paguajë më shumë taksa në të ardhmen në Evropë dhe pranon “frustrimin” e njerëzve lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë po ashtu se mbështet planet e Institutit kërkimor, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për të gjetur një zgjedhje globale. Facebook edhe kompani tjetër janë akuzuar vazhdimisht se nuk kanë paguar shumën e duhur të taksave në shtetet ku veprojnë. Mbretëria e Bashkuar ka thënë... Читать дальше...

Kush do ta zëvendësojë Merkelin?

Evropaelire.org 

Politika gjermane u përfshi nga trazira të reja këtë javë, kur Annegret Kramp-Karrenbauer, udhëheqëse e Unionit Demokristian, njoftoi se nuk do të garojë për kancelare, vitin e ardhshëm. A do të mbijetojë partia e Angela Merkelit dhe kush do ta pasojë atë?

SHBA-ja zgjeron akuzat kundër Huaweit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara zgjeruan padinë kundër gjigantit kinez të telekomit, Huawei, duke e akuzuar atë për një plan, “të vjetër me dekada”, për të vjedhur teknologji nga firmat amerikane. Prokurorët thanë se Huawei ka shkelur kushtet e partneritetit me kompanitë amerikane dhe se ka vjedhur sekrete tregtare, si kodi burimor dhe teknologjia robotike. Këto i shtohen një liste të akuzave të tjera të ngritura nga SHBA-ja, vitin e kaluar. Sipas atyre, Huawei ka shkelur sanksionet e SHBA-së dhe ka vjedhur teknologji nga kompania amerikane T-mobile.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për hekurudha e autostrada

Evropaelire.org 

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten, në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në. Nënshkrimi i letrave të interesit ndodhi pak çaste para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih. Marrëveshja për hekurudha dhe autostrada, u arritë me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani... Читать дальше...


Музыкальные новости
Юрий Лоза

«В фонограмме нет ничего плохого»: певец Лоза оценил бесплатный концерт Мадонны в Рио-де-Жанейро





Персональные новости
#123ru.net

Концерт "Две музы"





Tensionet globale mbizotërojnë Konferencën e Mynihut

Evropaelire.org 

Rreth 35 udhëheqës të shteteve dhe qeverive, liderë ushtarakë dhe diplomatë do të ndjekin Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila nis sot, në një kohë të tensioneve të larta midis aleatëve dhe konflikteve të përgjakshme gjetkë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila zgjat deri më 16 shkurt. Lista e diplomatëve pjesëmarrës përfshin sekretarin amerikan të Shtetit... Читать дальше...

OBSH: Nuk ka ndryshime në ashpërsinë e koronavirusit

Evropaelire.org 

Rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ka qenë. OBSH-ja tha se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh as në ashpërsinë e koronavirusit. Shifrat e fundit flasin për 121 viktima të reja në Kinë, që e çojnë në 1,380 numrin total të të vdekurve. Komisioni i Shëndetit Kombëtar atje tha të premten se numri... Читать дальше...

Prokurori amerikan: Postimet e Trumpit ma bëjnë të pamundur punën

Evropaelire.org 

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, tha se presidenti Donald Trump, e nënvlerëson atë me postimet e tij në Twitter, duke ia bërë “të pamundur të kryejë punën”. Komentet vijnë në kohën kur Departamenti amerikan i Drejtësisë po përballet me kritika të ashpra për trajtimin e një rasti që përfshin Roger Stonte – ish-këshilltarin e dënuar të presidentit. Prokurori i përgjithshëm është akuzuar për përkulje ndaj presionit presidencial. Komentet e Barrit tani janë një shenjë e rrallë e përplasjes me presidentin. Читать дальше...

Senati kufizon fuqitë ushtarake të Trumpit kundër Iranit

Evropaelire.org 

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë që e kufizon autoritetin e presidentit Donald Trump për të nisur operacione ushtarake kundër Iranit. Rezoluta, e hartuar nga senatori demokrat, Tim Kaine, thotë se Trump duhet të ketë miratimin e Kongresit përpara se të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit. Tetë republikanë u janë bashkuar demokratëve për të miratuar rezolutën me 55 vota për dhe 45 kundër. Kaine dhe mbështetës të tjerë thanë se rezoluta nuk i drejtohet Trumpit, porse... Читать дальше...

Grenell takon në Mynih Thaçin e Vuçiqin

Evropaelire.org 

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po fiton në dinamikë duke rritur shpresat për një marrëveshje për njohje reciproke, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këto komente ai i bëri në Mynih, pas takimit më të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Para se të takonte Thaçin, ambasadori Grenell ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas dakordimit që ishte... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Пресс-служба «Лужников» опровергла информацию о концерте Канье Уэста в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Андрей Рублев поднялся на шестое место в рейтинге ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Ежемесячную денежную выплату получают более 1,6 млн пострадавших от радиации





Путин в России и мире
Москва

Почему в Москве принимают Пашиняна после всех его скандальных заявлений о России: Политолог назвал пять причин


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: Белоруссия реагирует на обострение обстановки вблизи границ страны




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В США прокомментировали подготовку покушения на Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Антонина Арталевская

Анна Данилова дала старт Всероссийской акции "Синий платочек Победы" 2024 на станции метро Курская



Москва

Гуцул и Шор возложили цветы к Могиле Неизвестного солдата в Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net