Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Июль
2019

Новости за 10.07.2019

Trump kërcënon se do të shtojë sanksionet kundër Iranit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të shtojë sanksionet kundër Iranit, ndërsa kritikoi sërish marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, midis Iranit dhe fuqive botërore. "Sanksionet do të shtohen së shpejti", tha Trump në një postim në Twitter. Vitin e kaluar, Trump e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, me të cilën Irani ka kufizuar programin bërthamor në këmëbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Irani ka vepruar në përputhje me marrëveshjen... Читать дальше...

PE-së "i vjen keq" që disa politikanë në Serbi e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë

Evropaelire.org 

Presidenti i sapozgjedhur i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian (PE), David McAllister, tha se PE-së i vjen keq që në disa qarqe politike në Serbi mohohet gjenocidi në Srebrenicë.  "Parlamenti Evropian është i qartë për këtë çështje. Neve na vjen keq që disa politikanë në Serbi vazhdojnë të mohojnë se masakra në Srebrenicë ka qenë gjenocid. Ky është qëndrimi zyrtar i PE-së", tha McAllister. Ai u zgjodh të mërkurën në krye të Komitetit për Politikë të Jashtme në përbërjen e re të Parlamentit Evropian... Читать дальше...

E nominuara për presidente të KE-së shpreson të mos ndodhë Brexit-i

Evropaelire.org 

Ursula von der Leyen, e nominuar për presidente të Komisionit Evropian, tha se shpreson se Mbretëria e Bashkuar i braktis planet e saj për dalje nga Bashkimi Evropian, apo Brexit. "Vazhdoj të shpresoj se ju do të mbeteni", tha von der Leyen.  Ajo foli të mërkurën në një seancë të Paralmentit Evropian, përpara votimit të saj javën e ardhshme. Von der Leyen po ashtu tha se marrëveshja për Brexit, e negociuar nga kryeministrja në largim e Britanisë, Theresa May, dhe udhëheqësit e BE-së, është "e mirë". Читать дальше...



Merkel sërish shihet duke u dridhur

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u dridh për të tretën herë brenda një muaji. Pamjet televizive e treguan atë duke u dridhur gjatë një ceremonie me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, të mërkurën në Berlin. Pas incidentit, Merkel tha se është "shumë mirë" dhe se "nuk ka arsye për shqetësim". Një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha se ajo do t'i vazhdojë takimet ashtu siç është planifikuar. Merkel, 64 vjeçe, është parë duke u dridhur dy javë më parë, përpara udhëtimit në Japoni për samitin e G20-ës... Читать дальше...

Haradinaj insiston në gjithëpërfshirje për dialog

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vënë në thumb të kritikave të opozitës dhe analistëve politikë, për shkak të, siç thuhet, hezitimit të tij për të marrë rolin prijës në përfaqësimin e Kosovës në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë. Sipas opozitës, por edhe njohësve të zhvillimeve politike në Kosovë, që nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shpallur jokushtetues Ligjin për delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, është qartësuar se kompetencën dhe përgjegjësinë ligjore... Читать дальше...

Hoxha: Franca, Holanda e Belgjika kanë dilema për liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Ministrja e Integrimeve Evropiane e Kosovës, Dhurata Hoxha, tha të mërkurën para Komisionit parlamentar për punë të jashtme të Kosovës se Franca, Holanda dhe Belgjika kanë dilema për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.  Ajo tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e Bashkimit Evropian, por për shkak të këtyre hezitimeve, nuk dihet se kur do të hidhet në votim në Këshillin e Ministrave çështja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. “Parlamenti Evropian edhe një herë më 2019 e ka votuar raportin. Читать дальше...

BIK organizon kurse për mësim-besim

Evropaelire.org 

Rreth 350 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme po marrin pjesë në një kurs mbi mësim-besimin në Medresenë Alauddin në Prishtinë, i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Imamët thonë se zgjidhja më e mirë do të ishte futja e lëndës së mësim-besimit nëpër shkolla.

Rriten remitencat nga diaspora

Evropaelire.org 

Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave ka shënuar rritje viteve të fundit. Paratë e mërgimtarëve dërguar në Kosovë, vitin e kaluar kanë tejkaluar vlerën prej 800 milionë euro, duke shënuar vlerën më të lartë që nga viti 2004, kur remitencat kishte arritur në 357 milionë euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, publikuar në vjetarin e Kosovës për vitin 2019, vërehet se që nga viti 2014, ka qenë gjithnjë në rritje trendi i dërgesave të qytetarëve... Читать дальше...



Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar në mënyrë shumë naive, ndërkohë që protokolli i kabinetit qeveritar duket qartë se ka dështuar në realizimin e detyrimeve, thonë njohësit e çështjeve politike duke komentuar mashtrimin e kryeministrit Zaev nga dy humoristët rusë. Analistët janë të ndarë rreth asaj se pas bisedave të humoristëve rusë fshihen ose jo struktura të shërbimeve ruse. Këto reagime pasojnë publikimin e disa incizimeve në YouTube, ku dëgjohen bisedat ndërmjet kryeministrit... Читать дальше...

Raketa të Francës gjenden në bazën e komandantit Haftar në Libi

Evropaelire.org 

Franca mohoi se ka shkelur një embargo armësh të Kombeve të Bashkuara, edhe pse katër raketa të saj anti-tank janë gjetur në bazën e një komandanti rebel në Libi. Ministria e Mbrojtjes e Francës tha se nuk është synuar kurrë që raketat "e papërdorshme" Javelin të kalonin te ndonjë grup dhe se ato ishin në prag të shkatërrimit. Megjithatë, raketat janë zbuluar në një kamp në jug të kryeqytetit libian, Tripoli, të përdorur nga forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar. Forcat e Haftarit po luftojnë aktualisht për kontrollin e Tripolit. Читать дальше...

Vulin: Zbuluam edhe një gënjeshtër

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e quajti "gënjeshtar" kryeminstrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa komentoi ndalimin e hyrjes në Kosovë të zyrtarëve serbë. "Kjo është vetëm edhe një dëshmi se sa gënjeshtar është Ramush Haradinaj". "Ju rikujtoj se ai i ka thënë kryeministres sonë (Ana Bërnabiq) se nuk është e saktë se zyrtarëve të Republikës së Serbisë u është ndaluar të vijnë në territorin e Kosovës. Zbuluam edhe një gënjeshtër. Edhe një herë u dëshmua shkelja e të gjitha marrëveshjeve"... Читать дальше...

Shërbime të veçanta shëndetësore për viktimat e dhunës seksuale

Evropaelire.org 

Kosova është vendi i katërt që do të nisë së zbatuari projektin për shërbime të veçanta shëndetësore për gra të dhunuara gjatë luftës, por edhe ato që në ditët e sotme kanë përjetuar apo përjetojnë dhunë në baza gjinore. Bosnje e Hercegovina, Iraku dhe Afganistan tashmë janë duke e zbatuar një projekt të ngjashëm. Për zbatimin e këtij projekti është nënshkruar edhe një memorandum ndërmjet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe organizatës “Medica Gjakova”, e cila u ofron ndihmë psiko-sociale viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës... Читать дальше...

Jep dorëheqje ambasadori britanik në SHBA

Evropaelire.org 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, dha dorëheqje, pak ditë pasi disa dokumente të tij diplomatike, në të cilat kritikohej presidenti amerikan, Donald Trump, kanë rrjedhur në publik. Trump e quajti Darrochin "budalla" dhe "të krisur", pas publikimit të dokumenteve të klasifikuara të ambasadorit, në të cilat ai e cilëson administratën e presidentit amerikan si "të paaftë". Darroch tha të mërkurën se mandati i tij do të përfundonte në fund të këtij viti, porse ai beson se "në rrethanat e tanishme... Читать дальше...

Rohani kërcënon me pasoja Britaninë, për shkak të incidentit me cisternë

Evropaelire.org 

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Britania do të përballet me "pasoja" për shkak të kapjes së cisternës iraniane, javën e kaluar.  Agjencia e lajmeve IRNA e citoi atë duke thënë se konfiskimi i cisternës "është i lig dhe i gabuar". Të enjten e kaluar, marinsat britanikë u ndihmuan zyrtarëve në Gjibraltar të kapin super-cisternën Grace 1, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian. Irani kërkoi lirimin e menjëhershëm të cisternës. Читать дальше...

Rasti Khashoggi: Heshtja e SHBA-së "nuk është opsion"

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, tetorin e kaluar, paralajmëroi një eksperte e Kombeve të Bashkuara. "Heshtja nuk është opsion. Duhet të veprojmë", tha Agnes Callamard. Hetimet e saj konstatuan se vrasja e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll ka qenë "një ekzekutim jashtëgjyqësor". Callamard, raportuese e posaçme e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare, tha se Khashoggi është "vrarë brutalisht" brenda konsullatës më 2 tetor. Читать дальше...

SHBA-ja synon krijimin e një force ndërkombëtare në ujërat rreth Iranit dhe Jemenit

Evropaelire.org 

Një gjeneral i lartë amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që të krijojnë një koalicion ushtarak ndërkombëtar për të mbrojtur ujërat rreth Iranit dhe Jemenit. Gjenerali i marinës, Joseph Dunford, tha se iniciativa ka për qëllim të "sigurojë lirinë e lundrimit" në rajon, përmes të cilit sigurohen rrugë të rëndësishme tregtare. Muajin e kaluar, SHBA-ja akuzoi Iranin për sulme ndaj cisternave të naftës. Gjenerali Dunford tha se SHBA-ja është në bisedime me një numër vendesh të... Читать дальше...

Zyberaj: Ministrit serb i është refuzuar hyrja në Kosovë

Evropaelire.org 

Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Lajmin e konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës. Sipas tij, kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”. “Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zyberaj. Zyrtari i qeverisë se Kosovës vlerëson se... Читать дальше...

Joe dhe Jill Biden kanë fituar mbi 15 milionë dollarë që nga viti 2017

Evropaelire.org 

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe gruaja e tij kanë fituar më shumë se 15 milionë dollarë, që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2017, bëhet e ditur në të dhënat e taksave, të publikuara nga fushata e tij për nominimin e Partisë Demokratike, për garën presidenciale të vitit 2020. Dokumentet e publikuara më 9 korrik tregojnë se, shumica e të ardhurave të Joe dhe Jill Biden, erdhën nga angazhimet e fjalimeve dhe dy libra të shkruara nga ish-nënpresidenti. Biden përfitoi... Читать дальше...

Dhjetra të vrarë nga shpërthimi i dhunës mes fiseve në Papua Guinea e Re

Evropaelire.org 

Fëmijë dhe gra shtatzëna janë në mesin e atyre që janë vrarë, në dhunën e fundit mes fiseve në Papua Guinea e Re. Të paktën 24 persona konfirmohet se kanë vdekur, në një shpërthim të dhunës midis fiseve rivale, gjatë disa ditëve të kaluara, në provincën Hela. Disa raporte thonë se numri i vdekjeve është më i madh. Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, e quajti ngjarjen si "një nga ditët më të trishta të jetës së tij", duke premtuar se autoritetet do të gjurmojnë autorët e masakrës. Читать дальше...

Boeing po e humb vendin e parë në botë

Evropaelire.org 

Kompania amerikane e aeroplanëve Boeing, po e humb pozitën e të qenit prodhuesi më i madh i avionëve në botë, pas një rënie prej 37 për qind në shitjet, për gjysmën e parë të vitit. Rënia ndodhi shkaku i debateve të zgjeruara për aeroplanët e saj më të shitur 737 MAX, dy prej të cilëve u rrëzuan për një periudhë të shkurtë kohore, duke lënë të vrarë 346 persona. Shifrat tregojnë se shitjet e Boeing, ka të ngjarë të bien pas kompanisë rivale evropiane Airbus, për herë të parë në tetë vjet. Administrata... Читать дальше...

Anulohet një takim i zyrtarëve të lartë britanikë dhe amerikanë

Evropaelire.org 

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka treguar respekt ndaj kryeministres, dhe Britanisë së Madhe. Komentet vijnë, pasi presidenti Trump e quajti ambasadorin britanik në SHBA, Kim Darroch si një njeri “shumë budalla”. Presidenti, kritikoi edhe kryeministren në largim, Theresa May, duke thënë se ajo kishte injoruar këshillën e tij për Brexit-in. Ndërkohë, është anuluar një takim i planifikuar i sekretarit britanik të Tregtisë ndërkombëtare... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Жители и гости Москвы смогут посетить фестиваль «Московская весна»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Российский теннисист поднялся на две позиции в топ-10 рейтинга ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Метеоролог Шувалов рассказал, когда в Москве закончится снег и отступят холода





Путин в России и мире
Москва

Россия ждет поставки фруктов и овощей из Узбекистана, как и в прошлом году


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко пригрозил мгновенным ответом на агрессию против Белоруссии




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В США прокомментировали подготовку покушения на Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Песня

Рассылка Песни или Музыки на все Радиостанции России, СНГ и Мира, а также по всем СМИ России.



Москва

РФС поздравил всех с Днём Победы

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net