Në mungesë të ligjit, miratohen rregullore për mbrojtjen e fëmijëve
Kosova vazhdon të mos ketë Ligj për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Projektligji për mbrojtjen e fëmijëve, nga aspekti profesional, sipas zyrtarëve qeveritar, është përfunduar dhe janë kryer të gjitha procedurat, por pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës. Në mungesë të ligjit përkatës, organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thonë se është parë e nevojshme që të bëhen disa rregullore nëpër komunat e Kosovës, dhe të nisë zbatimi i tyre, meqë Ligji për fëmijët pritet të aprovohet së shpejti. Читать дальше...