Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2022

E ardhme e paqartë për afganët në Kosovë

0
E ardhme e paqartë për afganët në Kosovë

As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në Shtetet e Bashkuara nuk japin informacione nëse disa afganë të strehuar në Kosovë, nuk do të lejohen të zhvendosen në SHBA, ashtu siç ka raportuar gazeta amerikane The Wall Street Journal.

Më shumë se 1,300 afganë janë strehuar në Kosovë, pasi militantët talibanë kanë marrë kontrollin e pushtetit në Afganistan, në gusht të vitit të kaluar.

Ata janë vendosur në kampe që ndodhen në afërsi të qytetit të Ferizajt. Qëndrimi i tyre atje është i përkohshëm, pasi të gjithë ata, pas kalimit nëpër procese të verifikimit, janë zhvendosur ose pritet të zhvendosen në shtete të treta - kryesisht SHBA.

Të martën e 24 majit, The Wall Street Journal ka raportuar se Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur t’i njoftojë disa prej afganëve të strehuar në Kosovë, se nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA.

Gazeta ka raportuar se 22 afganë janë duke kaluar nëpër procesin e verifikimit - prej të cilëve 16 kanë marrë njoftimin se aplikacionet e tyre për të hyrë në SHBA, janë refuzuar. Sipas gazetës, për gjashtë raste të tjera ende nuk është marrë vendimi.

Si arsye për këtë përmendet zbulimi i “disa informacioneve diskualifikuese” për afganët, por nuk jepen më shumë detaje.

Kosova dhe SHBA-ja kanë marrëveshje për strehimin e afganëve deri në një vit.

Sipas gazetës amerikane, The Wall Street Journal, nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me afganët në Kosovë, që nuk e kalojnë procesin e verifikimit.

“Diçka që mund të jetë shqetësuese për SHBA-në, mund të mos jetë për ndonjë shtet tjetër”, ka thënë një zyrtar amerikan, duke folur për mundësinë që ndonjë shtet tjetër t’i pranojë ata afganë, ka cituar The Wall Street Journal.

Autoritetet e Kosovës dhe SHBA-së ende pa konfirmim

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës se çfarë do të ndodhë me afganët e strehuar në Kosovë, në rast se u refuzohet hyrja në SHBA, dhe a po zhvillohen bisedime për zgjatjen eventuale të qëndrimit të tyre në Kosovë, por, deri në publikimin e këtij teksti, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.

Këtyre pyetjeve të REL-it nuk u është përgjigjur as Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe as Departamenti amerikan i Shtetit.

Në mars të këtij viti, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë për gazetarët se asnjë afgan, i cili mund të mos e kalojë procesin e verifikimit, nuk do të mbetet në Kosovë.

“Ata do të jenë në Kosovë për vetëm 365 ditë dhe jo më gjatë se aq. Në rast se duhet më shumë kohë, ne do të gjejmë një vend tjetër për ta, e që duhet të jetë i pranueshëm për të gjitha palët, në rast se ata [afganët] nuk mund të shkojnë ende në SHBA. Marrëveshja që kemi me Kosovën, thotë se ata nuk do të rrinë në Kosovë”, ka thënë zyrtari i DASH-it.

Në muajin shkurt, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka thënë se, bazuar në marrëveshjen e saj me SHBA-në dhe NATO-n, çdo afgan që është në Kosovë mund të qëndrojë vetëm një vit.

“Deri më tani, asnjëri nga qytetarët afganë nuk ka aplikuar për qëndrim në Kosovë”, ka thënë MPB-ja për REL-in.

Shumica e afganëve që janë larguar nga Kosova, janë vendosur tashmë në SHBA.

Në fillim shkurtit, një burim i Qeverisë amerikane i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në kampin Liya në Kosovë, që gjendet brenda bazës ushtarake amerikane Bondsteel, janë duke qëndruar rreth 200 afganë.

Sipas raportimit të gazetës The Wall Street Journal më 24 maj, në kampin Bondsteel vazhdojnë të qëndrojnë rreth 70 afganë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о строительстве трех станций новой Троицкой линии метро


Спорт в России и мире
Москва

Независимый фантастический триллер из девяностых


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Открытый чемпионат Италии: Новак Джокович получил сильный удар после выхода в третий раунд после Корантена Муте | Теннисные новости


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Синоптик Шувалов: в Москве потеплеет до +15 градусов, заморозки прекратятся





Путин в России и мире
Москва

Пара из Орловской области связала себя узами брака на Всероссийском свадебном фестивале на ВДНХ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Марина Василевская передала Александру Лукашенко флаг Беларуси, побывавший на МКС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мечтающего по победе Киева Макаревича* проверят на экстремизм


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Бато Багдаев

Театр кукол «Ульгэр» выступил в райцентре Бурятии в День Пушкина - Россия, Культура, Дети



Москва

Все о пожарной безопасности глазами детей

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net