Frika mbërthen komunitetin sufist afgan pas sulmeve vdekjeprurëse
Mansur Sikandari ishte duke kënduar këngë fetare islamike brenda manastirit Khalifa Sahib në kryeqytetin afgan, Kabul, kur një shpërthimi i fuqishëm goditi ndërtesën. Manastiri ishte i mbushur me anëtarë të komunitetit sufist të Afganistanit, të cilët ndjekin një formë mistike të Islamit, ku në praktikat e tyre fetare përfshihen vallëzime, këngë dhe muzikë. Në këtë sulm, që ndodhi më 29 prill, u vranë afër 50 besimtarë dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. Ky është një prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj sufistëve në Afganistan. Читать дальше...