Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2022

Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA? 

0
Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA? 

Reuters

Disa raste të lisë së majmunëve janë raportuar ose dyshohen në Britani, Portugali, Spanjë dhe Shtete të Bashkuara.

Përhapja ka ndezur alarmin, sepse sëmundja virale, e cila bartet përmes kontakteve të ngushta dhe është zbuluar për herë të parë në majmunë, shfaqet kryesisht në pjesën perëndimore dhe qendrore të Afrikës, ndërsa vetëm herë pas here diku tjetër.

“Shumë e pazakonshme”

Lia e majmunëve është një virus që shkakton simptoma të temperaturës dhe puçrra të kuqe.

Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë - me vdekshmëri deri në 10 për qind - dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Rastet në Mbretërinë e Bashkuar janë raportuar si variant i Afrikës Perëndimore.

“Historikisht, ka pasur shumë pak raste të eksportuara. Ka ndodhur vetëm tetë herë në të kaluarën - përpara këtij viti”, thotë Jimmy Whitworth, profesor i shëndetit publik në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, duke shtuar se kjo “është shumë e pazakonshme”.

Portugalia ka regjistruar pesë raste të konfirmuara, ndërsa Spanja po teston 23 raste të mundshme. Asnjëra prej tyre nuk kanë raportuar raste më parë.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar, po ashtu, një rast.

Transmetimi

Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve.

Ai është zbuluar për herë të parë te majmunët në vitin 1958, prej nga ka edhe emrin. Megjithatë, brejtësit shihen tani si burimi kryesor midis kafshëve.

Transmetimi, këtë herë, është duke i habitur ekspertët, sepse një numër i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar - nëntë deri më 18 maj - nuk kanë asnjë lidhje të njohur me njëri-tjetrin.

Vetëm rasti i parë, i raportuar më 6 maj, ka udhëtuar së voni në Nigeri.

Duke qenë i tillë, ekspertët paralajmërojnë për transmetim më të gjerë, nëse rastet kalojnë të paraportuara.

Paralajmërimi i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se rastet e fundit kanë qenë kryesisht në mesin e burrave që janë vetidentifikuar si homoseksualë, biseksualë ose burra që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, dhe i këshillon ato grupe që të jenë të kujdesshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha këtë javë se shkencëtarët janë duke bërë disa studime, për të parë nëse viruset janë të lidhura.

Përse tani?

Një skenar i mundshëm pas rritjes së numrit të rasteve është rritja e udhëtimeve, pas heqjes së kufizimeve që ka imponuar pandemia COVID-19.

“Teoria ime e punës është se ka shumë [raste] në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, udhëtimet kanë rifilluar dhe kjo është arsyeja përse shohim më shumë raste”, thotë Whitworth.

Lia e majmunëve ka alarmuar virologët, sepse është në familjen e lisë, ndonëse shkakton sëmundje më pak të rënda.

Lia është çrrënjosur me vaksinim në vitin 1980, dhe që atëherë infektimet kanë rënë gradualisht.

Anne Rimoin, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, thotë se vaksinimi kundër lisë mbron edhe kundër lisë së majmunëve, andaj rënia e shkallës së vaksinimit ka çuar në rritje të numrit të rasteve në zonat ku sëmundja është endemike.

Ajo thotë se hetimi urgjent i rasteve të reja është i rëndësishëm, pasi “ato mund të sugjerojnë përhapje të reja ose ndryshime në virus”, por kjo “mbetet për t’u përcaktuar”.

Ekspertët u bëjnë thirrje njerëzve që të mos bëjnë panik.

“Kjo nuk do të shkaktojë epidemi mbarëkombëtare siç ka bërë COVID-19, por është shpërthim serioz i një sëmundjeje serioze - dhe ne duhet ta marrim seriozisht”, thotë Whitworth.

Përgatiti: Valona Tela






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Городские вокзалы объединяют маршруты


Спорт в России и мире
Москва

Среди сотрудников уголовно-исполнительной системы Республики Дагестан определили лучшего гроссмейстера


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ролан Гаррос

Бывшая российская теннисистка спела гимн Франции: «Я здесь дома»


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Бережем нашу природу: какие экологические проекты реализуются в Москве





Путин в России и мире
Москва

Песков: Москва и Пекин намерены продолжать диалог по поставкам газа


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Прямое авиасообщение открыли между Ульяновском и Минском




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Киеве допускают, что Зеленский может не попасть на саммит G7 в Италии


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Михаил Кутушов

Доктор Кутушов назвал болезни, которые поджидают отдыхающих у водоёмов



Москва

Джинсы и одежда с принтами: московские бренды ...

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net