Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2022

Kroacia: Droni që u rrëzua në Zagreb po barte një bombë

0
Një dron ushtarak që duket se fluturoi nga zonat e luftës në Ukrainë deri në Zagreb të Kroacisë, ku dhe u rrëzua, po barte një pajisje shpërthyese, thanë të dielën zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë.


Droni, i prodhimit sovjetik, fluturoi përmes Rumanisë dhe Hungarisë, para se të hynte në Kroaci. Ky dron u rrëzua të enjten mbrëma pranë një konvikti studentor në kryeqytetin kroat. Rreth 40 vetura që ishin të parkuara u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm, por asnjë person nuk u plagos në këtë incident.


“U gjetën gjurmë eksplozivi dhe të dhënat sugjerojnë se ky nuk ishte një avion zbulues. Ne gjetëm pjesë të një bombe ajrore”, tha ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, teksa vizitoi vendin ku u rrëzua droni.


Ai tha se ky fakt ngreh më shumë pikëpyetje nëse ky dron i përkiste Rusisë apo Ukrainës.


“Ka elemente që tregojnë se ky dron mund të ketë ardhur nga të dyja shtetet”, tha ai.




Hetuesit tashmë kanë arritur të nxjerrin pothuajse të gjitha pjesët e mbetura të dronit, përfshirë edhe kutinë e zezë, e cila është dëmtuar pjesërisht nga përplasja. Kjo kuti do të duhej të tregonte të dhëna se prej nga ka ardhur droni.


Zyrtarët kroatë e kanë kritikuar NATO-n, për atë që ata e kanë cilësuar si reagim të ngadalshëm ndaj një incidenti shumë serioz, dhe kanë vënë në pikëpyetje gatishmërinë e aleancës ushtarake që të përgjigjen në rast të një sulmi.


NATO ka thënë se sistemi i integruar i mbrojtjes ajrore dhe raketore ka gjurmuar rrugën që ka përshkruar ky dron. Por, zyrtarët kroatë thonë se nuk janë informuar nga NATO për këtë çështje.


“Nëse kjo situatë do të ishte detektuar dhe zgjidhur me kohë në shtetet fqinje, ne nuk do të përballeshim me këtë situatë”, tha Banozic.


“Ne do të kërkojmë përgjigje për këtë ngjarje. Ministrat e Mbrojtjes së Rumanisë dhe Hungarisë thanë se po vlerësojnë situatën që ka ndodhur. Ne jemi duke pritur përgjigjet e tyre”, tha ai.


Hetuesit kroatë kanë thënë se droni që u rrëzua në Zagreb është i tipit Tu-141, i prodhuar në kohën sovjetike. Ky lloj i fluturakes ata thanë se është përdorur si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina gjatë viteve ’80.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net