Disa të vdekur pas sulmit në qendër të Izraelit
Një sulmues në motoçikletë, ka shtënë me armë zjarri në qendër të Izraelit më 29 mars, duke lënë të vdekur të paktën katër persona. Ky është sulmi i tretë i tillë brenda një jave në Izreal. Ndonëse situata nuk është krejtësisht e qartë, dyshohet se sulmi është kryer nga sulmuesit arabë, pak para nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit. Mediat izraelite kanë thënë se sulmuesi ka qenë një palestinez nga Bregu Perëndimor. Të shtënat e së martës janë regjistruar në dy lokacione në Bnei Brak, qytet ultra-ortodoks në lindje të Tel Avivit. Читать дальше...