Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2022

Koronavirusi cenon fëmijët e pavaksinuar 

0
Koronavirusi cenon fëmijët e pavaksinuar 

Fëmijët që nuk vaksinohen, janë të cenueshëm nga koronavirusi, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore në Kosovë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i fëmijëve 12 deri në 17 vjeç, të vaksinuar me një ose dy doza të vaksinës, është rreth 45,000.

Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të kësaj grup-moshe, që sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 160,000, i bie që rreth 28 për qind janë të vaksinuar.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se hezitimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët “është i pabazuar”.

Vaksina Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç ka marrë dritën jeshile nga institucionet kryesore shëndetësore në botë.

Përpara vendimit, shkencëtarët kanë kryer prova klinike me mijëra fëmijë dhe nuk kanë raportuar asnjë shqetësim serioz për sigurinë.

Dhënia e vaksinës për grup-moshën 12-15 vjeç në Kosovë është miratuar në nëntor të vitit të kaluar.

“Prindërit e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart duhet t'i vaksinojnë fëmijët pa asnjë rezervë, aq më tepër tani që [varianti] Omicron [i koronavirusit] prek edhe moshat e reja, siç janë nxënësit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

REL-i i ka kontaktuar disa prindër për të biseduar rreth zgjedhjes së tyre për të mos i vaksinuar fëmijët, por ata nuk kanë dashur të identifikohen.

Në kushte anonimiteti, disa kanë thënë se i frikësohen vaksinimit, për shkak të “efekteve negative” në të ardhmen.

Të tjerët kanë shprehur besimin se edhe në rast të infektimit, fëmijët do ta kalojnë lehtë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në mars të vitit 2020, fëmijët kanë pasur shumë më pak gjasa se të rriturit që të sëmuren rëndë nga koronavirusi. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëri të Bashkuar, autoritetet shëndetësore kanë raportuar shifra rekorde të fëmijëve të hospitalizuar, si pasojë e variantit më ngjitës të koronavirusit, Omicron.

Ish-drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, infektologu Hamdi Ramadani, thotë se vaksinimi u ofron mbrojtje fëmijëve.

“Prindërit duhet të mendojnë për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i rasteve është i lartë. Është detyrë dhe obligim i prindërve t’i vaksinojnë ata”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Nëse prindërit nuk i vaksinojnë fëmijët, shton ai, ata lejojnë që virusi të përhapet edhe më shumë.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, të publikuara më 20 janar, grup-mosha 10-19 vjeç ka qenë më e prekura nga koronavirusi.

Nga gjithsej 2,943 raste të reja, 899 kanë qenë të kësaj grup-moshe, ndërsa 181 të grup-moshës 0 deri në 9 vjeç.

“Sa më shumë persona të vaksinuar, aq më lehtë do të kalohet sëmundja edhe në rast të infektimit”, thotë Ramadani.

Thirrje të ngjashme bën edhe drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Violeta Grajçevci.

“Prindërit duhet t’i vaksinojnë fëmijët mbi moshën 12-vjeçare, nuk duhet hezituar. Këtë e rekomandon edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë”, thotë ajo.

Sipas OBSH-së, vaksinimi i fëmijëve kundër koronavirusit është i domosdoshëm në luftën kundër pandemisë. Vaksinat, sipas studimeve, ndikojnë në rritjen e imunitetit ndaj virusit dhe evitimin e hospitalizimit dhe pasojave të rënda nga ky virus.

Në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të tjera është miratuar vaksinimi edhe i fëmijëve 5-11 vjeç.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), fëmijët kanë gjasa aq sa të rriturit për t’u infektuar me koronavirus. Ata po ashtu mund të sëmuren rëndë dhe të kenë pasoja afatshkurtra ose afatgjata.

“Fëmijët që infektohen me koronavirus mund të kenë gjithashtu komplikime serioze, si sindroma inflamatore e shumë sistemeve (MIS-C) - një gjendje ku pjesë të ndryshme të trupit inflamohen, duke përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat, trurin, lëkurën, sytë ose organet gastrointestinale”, thotë CDC-ja.

Vaksinimi mund të ndihmojë që fëmijët të mos sëmuren rëndë edhe nëse e kapin koronavirusin, thekson CDC-ja.

Sipas CDC-së, vaksina Pfizer/BioNTech mund të shkaktojë efekte të përkohshme anësore, si lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh apo ethe dhe ato mund të zgjasin deri në 48 orë.

CDC-ja thotë se vaksinimi i fëmijëve mund të ndihmojë në mbrojtjen e anëtarëve të familjes, duke përfshirë vëllezërit dhe motrat që nuk kualifikohen për vaksinim dhe anëtarët e familjes që mund të jenë në rrezik më të lartë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал, как можно посетить экскурсии в зданиях посольств разных стран


Спорт в России и мире
Москва

Турнир по бильярдному спорту «Кубок Мэра Москвы» продлится до 18 мая в столице


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Хачанов вышел в третий круг турнира ATP в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Ежемесячную денежную выплату получают более 1,6 млн пострадавших от радиации





Путин в России и мире
Москва

ПРЕДСТАВИТЕЛИ РУКОВОДСТВА РОСГВАРДИИ ПРИНЯЛИ УЧАСТИЕ В ИНАУГУРАЦИИ ПРЕЗИДЕНТА РОССИИ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко надеется на восстановление транспортных маршрутов с Израилем




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мечтающего по победе Киева Макаревича* проверят на экстремизм


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Бато Багдаев

Бурятский госцирк представил новое руководство: Театр и цирк, Россия и культура, дети



Москва

«Пока не приходится»: Позднякова предупредила о неблагоприятной погоде в Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net