Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 04.01.2022

Pavarësisht Omicronit nxënësit spanjollë do të kthehen në shkolla

Evropaelire.org 

Nxënësit dhe studentët në Spanjë, do të kthehen fizikisht në shkolla kur të fillojë mësimi më 10 janar, tha të martën më 4 janar ministrja e Shëndetësisë, duke i dhënë fund spekulimeve se infeksionet rekord të COVID-19 mund të rikthejnë mësimin në distancë. Prej kur u zbulua varianti i ri i koronavirusit, Omicron, rastet janë rritur në Spanjë, duke ngritur shqetësimet se fëmijët nuk do të mund të kthehen në shkollë pas festave të fundvitit. Varianti Omicron përbënte rreth 43 për qind të rasteve në javën para Krishtlindjes... Читать дальше...

Shpëtohen rreth 100 viktima që ishin kidnapuar në Nigeri

Evropaelire.org 

Rreth 100 viktima që ishin kidnapuar dhe po mbaheshin në mal në veriperëndim të Nigerisë, janë shpëtuar nga forcat e sigurisë së këtij vendi. Policia nigeriane tha të martën se viktimat ishin rrëmbyer dy muaj më parë nga bandat kriminale. Ushtria dhe policia e Nigerisë muajt e fundit kanë goditur grupet e armatosura, të njohur si banditë, të cilët kanë kryer grabitje dhe rrëmbime të shumta. Policia njoftoi se në operacionin e ditës së hënë, kanë shpëtuar 68 viktima që po mbaheshin në kampe. Читать дальше...

Studimi izraelit: Doza e katërt mund të pesëfishojë antitrupat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Doza e dytë përforcuese apo doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19, sipas një studimi të bërë në Izraerl, mund ta pesëfishojë numrin e antitrupave kundër variantit Omicron. Gjetjet e studimit u prezantuan të martën më 4 janar nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett, gjatë një vizite në një spital në afërsi të Tel Avivit. “Doza e katërt e vaksinës është e sigurt”, tha Bennet duke shtuar se janë të vërteta lajmet se më këtë dozë të vaksinës rriten antitrupat dhe rritet mbrojtja kundër infektimit dhe shtrirja në spital mund të evitohet. Читать дальше...



Italia raporton 259 vdekje nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Italia ka raportuar të martën 259 vdekje nga COVID-19, derisa një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë ishin raportuar 140 vdekje. Po ashtu sipas njoftimit të lëshuar të martën, është regjistruar numër rekord prej 170,844 rasteve të reja me COVID-19. Vetëm një ditë më parë, u raportuan 68,052 raste të reja. Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit 2020, Italia ka regjistruar 138,045 vdekje nga koronavisuri dhe deri më sot ka raportuar 6.57 milionë raste me COVID-19. Në spitalet... Читать дальше...

"Omicron mund ta luftojë variantin Delta"

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara, shtetet evropiane dhe Japonia, kanë raportuar shifra rekorde të infektimit me koronavirus, teksa varianti Omicron vazhdon të përhapet në kohë festash; Izraeli do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç si dhe për stafin shëndetësor; Afrika e Jugut ka hequr orën policore. Në disa hulumtime ka dalë se infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj variantit Delta. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Bujar Tërstena)

Suedia ndjek penalisht një grua që rekrutoi djalin e saj në Siri

Evropaelire.org 

Një grua 49-vjeçare nga Suedia, është akuzuar për krime lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi dyshohet se kishte marrë djalin e saj për të luftuar në Siri, kanë njoftuar të martën më 4 janar prokurorët suedezë. Gruaja, e cila është në paraburgim në Suedi që nga shtatori i vitit të kaluar, dyshohet se ka ndihmuar në rekrutimin e njërit prej djemve të saj, i lindur më 2001. Rekrutimi ka ndodhur gjatë viteve 2013-2016 kur ajo dhe fëmijët e saj jetonin në territorin sirian që kontrollohej nga grupi militant Shteti Islamik. Читать дальше...

Këtë javë mbahet takimi i NATO-s për Ukrainën

Evropaelire.org 

NATO ka njoftuar të martën më 4 janar, se këtë javë do të mbahet një takim virtual i ministrave të jashtëm të 30 vendeve anëtare, për të vlerësuar situatën në Ukrainë dhe bisedimet e ardhshme me Rusinë. Takimi i jashtëzakonshëm i anëtarëve të aleancës, do të nisë një jave diplomacie intensive mbi grumbullimin ushtarak afër kufijve të Ukrainës. Presidenti i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin se Uashingtoni mund të vendosë sanksione të reja kundër Moskës nëse ajo ndërmerr... Читать дальше...

Kosova regjistron 108 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 4 janar se janë regjistruar edhe 108 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i madh i rasteve të reja në javët e fundit. Sipas njoftimit, brenda 24 orëve të fundit nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19. Numri i rasteve të reja doli pas testimit të 6.169 mostrave. Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 637. Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.161 doza të vaksinës. Në Kosovë... Читать дальше...



Maqedonia e V. regjistron 15 viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 1,197 raste të reja me koronavirusin e ri dhe 15 të vdekur, shifër kjo më e lartë në tetë muajt e fundit. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 4 në Shkup, 3 në Manastir, nga 2 në Ohër dhe Vallandovë, ndërsa nga 1 në Prilep, Veles, Gjevgjeli dhe Negotinë. Numër më të madh të të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 766 raste të reja. Të dhënat e bazohen në testimin e 7,483 mostrave në laboratorët shtetëror dhe privat të Maqedonisë së Veriut. Читать дальше...

Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, në proces

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar që të lehtësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e mallrat mes dy shteteve, por për lëvizje pa ndalesë duhet kohë, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.  “Është duke u punuar që të ketë pika të veçanta të kalimit kufitar, pika të përkohshme të kalimit kufitar në mbi dhjetë fshatra të brezit kufitar. Janë duke u bërë lehtësime tjera si bashkëpunime në ndërlidhje të sistemeve të përbashkëta të kontrollit kufitar”. Читать дальше...

Rizvanolli: Do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës. Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Rizvanolli ka njoftuar se “duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”. “Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin... Читать дальше...

Italia mban zgjedhjet presidenciale më 24 janar

Evropaelire.org 

Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar. Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës. Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme. Zgjedhja e pasardhësit të presidentit aktual, Sergio Mattarella, pritet me padurim në Itali. Deri më tani, nuk ekziston një emër zyrtarisht. Për javë të tëra, mediat kanë... Читать дальше...

Joseph: Afrimi i Ramës me Vuçiqin nuk është ‘i shëndetshëm’

Evropaelire.org 

Afrimi i Edi Ramës dhe Alleksandar Vuçiqit nuk është “i shëndetshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington. “Në fakt, duhet përkujtuar se një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo po thyhet në Kosovë, në lumin Ibër. Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të realizohet pa vlera evropiane, demokratike. Përkundrazi... Читать дальше...

Tesla kritikohet për hapjen e një dyqani në Ksinjiang

Evropaelire.org 

Kompania amerikane e prodhimit të makinave, Tesla, është kritikuar në Shtetet e Bashkuara për hapjen e një dyqani për ekspozim të produkteve të saj. Në këtë rajon, zyrtarët kinezë akuzohen se abuzojnë me anëtarë të minoritetit ujgur. Tesla, e udhëhequr nga miliarderi, Elon Musk, ka njoftuar se do të hapë dyqanin në Urumqi, kryeqytetin e provincës Ksinjiang, një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një legjislacion që u kërkon kompanive të vërtetojnë se mallrat e importuara nga Ksinjiangu... Читать дальше...

“Cigare për lakra”: Banorët e izoluar në Kinë këmbejnë ushqimet

Evropaelire.org 

Disa banorë të provincës kineze, Xi’an kanë nisur të këmbejnë ushqime, pas izolimit që u është bërë me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit. Në disa postime në rrjetet sociale, banorët janë parë duke ofruar edhe pajisje teknologjike në këmbim të ushqimit. Rreth 13 milionë banorë janë mbyllur nëpër shtëpi prej 23 dhjetorit, dhe sipas rregullave, ata nuk guxojnë as të dalin jashtë shtëpive për të blerë ushqim. Në ditët e fundit ata kanë shprehur shumë ankesa nëpër rrjetet sociale. Читать дальше...

Mali i Zi regjistron 450% më shumë raste me koronavirus brenda dy javësh

Evropaelire.org 

Autoritetet në Mal të Zi janë duke u përballur me rritje të shpejtë të rasteve të infektimit me koronavirus, pas raportimit të rasteve të para të variantit Omicron të këtij virusi. Vetëm më 3 janar, autoritetet kanë raportuar për 12,507 raste të reja me koronavirus. Shtatë ditë më parë, shifra ditore e të infektuarve ka qenë 3,310. Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit – i cili është identifikuar 18 ditë më parë në këtë shtet- është dominant dhe po përhapet më shpejt sesa variantet tjera. Читать дальше...

Raportohet se kryeministri i Haitit i ka mbijetuar tentim-vrasjes

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Haiti kanë thënë se një sulmues ka tentuar të vrasë kryeministrin e këtij shteti, Ariel Henry, gjatë një organizimi për të shënuar përvjetorin e pavarësisë. Incidenti ka ndodhur të shtunën, pasi Henry ka arritur në një kishë në qytetin Gonaives. Në disa fotografi të publikuara online, është parë se kryeministri dhe anëtarët e sigurimit kanë tentuar të hyjnë sa më shpejt në makinë, si pasojë e të shtënave masive. Situata e sigurisë në këtë shtet është përkeqësuar prej vrasjes së presidentit... Читать дальше...

Apple bëhet kompania e parë në vlerë të 3 trilionë dollarëve

Evropaelire.org 

Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, është kthyer në kompaninë e parë që kap vlerën e 3 trilionë dollarëve në treg. Çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur për 5,800 për qind prej kur themeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv, Steve Jobs, ka prezantuar telefonin e parë, iPhone më 2007. Apple është konsideruar si një nga fitueset e pandemisë, pasi shitjet janë rritur gjatë periudhave të izolimit, meqë njerëzit kanë kaluar më shumë kohë në pajisje teknologjike. “Vlera 3 trilionë përbën një tjetër moment historik për Apple... Читать дальше...

Kostoja e luftës së Erdoganit për “pavarësinë ekonomike” të Turqisë

Evropaelire.org 

Çmimet e konsumit në Turqi janë rritur në shkallën më të lartë që nga viti 2002, duke minuar më tej betejën jo të zakonshme të presidentit, Recep Tayyip Erdogan për "pavarësinë ekonomike" të vendit të tij në zhvillim. Analistët ia atribuojnë rritjen e inflacionit në 36.1 përqind muajin e kaluar (sipas shifrave zyrtare), rritjes së kostos së importeve, të cilat variojnë nga energjia deri te shumë prej lëndëve të para që prodhuesit e Turqisë i kthejnë në eksporte. Këto kosto u rritën për shkak të një kolapsi historik të lirës... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Опыт проведения Всероссийской акции «Вода России» представлен на межведомственном заседании в Ташкенте





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



НОПРИЗ

Подмосковные проекты победили в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023



Москва

Психолог Трубачева посоветовала родителям дошкольников готовить детей к первому классу с лета

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net