Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2022

Ambasadori francez në Shkup: Zgjerimi i BE-së nuk ka afate

0
Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk ka afate të përcaktuara, por Franca mbetet e përkushtuar për zgjerimin e BE-së edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi ambasadori i Francës në Shkup, Cyrille Baumgartner, gjatë prezantimit të prioriteteve të kryesimit me BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm.


Deklarata e tij se nuk ka afate për zgjerimin e BE-së, u bë në kohën kur autoritetet maqedonase kanë rritur pritjet se gjatë kryesimit francez me BE-në mund të ketë progres në heqjen e vetos bullgare, që do t’i hapte rrugën nisjes së bisedimeve të anëtarësimit evropian.


“Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në union, është një temë që nuk ka afate të përcaktuara, sepse afatet varen nga mbledhja ndërqeveritare. Por, është e qartë se në vazhdimësi do të bëhen përpjekje për qasje konstruktive dhe gjatë kryesimit francez të arrihet përparim në këtë fushë”, deklaroi ambasadori francez, Cyrille Baumgartner.




Ai tha se gjatë presidencës franceze me Bashkimin Evropian, në qershor do të mbahet një konferencë për Ballkanin Perëndimor, që sipas tij, paraqet konfirmim se presidenti francez i kushton vëmendje rajonit, por pa hyrë në detaje mbi kontestin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë, apo nëse Franca do të ndërmjetësojë në arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, siç është paralajmëruar në disa raste nga zyrtarët maqedonas.


Por, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka mbajtur optimizmin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për një përparim të mundshëm gjatë kryesimit të Francës me BE-në. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Escobar tha se ka biseduar me zyrtarët në Francë për procesin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian duke theksuar me këtë rast rëndësinë që ka për rajonin integrimi i tij në BE.


“Ne kemi biseduar tashmë me Francën. E kemi bërë të qartë se besojmë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është thelbësor për të gjithë në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë se ata janë pjesë e Evropës. Besojmë se me përmbushjen e kushteve duke mbyllur kapitujt duhet të integrohen më shumë në BE dhe mendojmë se do të jetë një zgjidhje për të gjitha vendet. Çdo vend që është anëtarësuar në BE është bërë më demokratik, më i begatë dhe më i qëndrueshëm”, ka deklaruar Escobar.


“Procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE duhet ta zgjidhë Evropa. Megjithatë, ne e mbështesim fuqishëm kandidaturën e Maqedonisë së Veriut për në BE. Besojmë se ka bërë një punë të madhe, tashmë është një vend evropian, si në aspektin kulturor, ashtu edhe në atë historik, prandaj, ne duam të shohim që procesi të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.




Ndërkohë, partitë politike kanë vazhduar përplasjet pas deklaratës së zëvendëskryeministrit në detyrë, Nikolla Dimitrov, se gjatë negociatave me Bullgarinë po diskutohet edhe për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase.


Antonio Milloshoski, deputet i VMRO DPMNE-së, dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, deklaroi se “pohimet e Dimitrovit janë edhe një dëshmi për po përgatitet një marrëveshje e dëmshme me Bullgarinë.


“Denoncimi i Dimitrovit nuk është i ndershëm pasi ai këtë e bëri pasi e pa se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re”, u shpreh Milloshoski duke akuzuar qeverinë se me marrëveshjen me Bullgarinë do të dëmtojë rëndë, sipas tij, interesat shtetërore dhe kombëtare maqedonase.


Përplasjet ndërmjet partive po ndodhin para vizitës në Shkup më 18 janar të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, për të diskutuar me kryeministrin e ri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, një plan gjashtëmujor për negociata ndërmjet dy vendeve, jo vetëm për çështjet historike, por edhe për bashkëpunimin në shumë fusha të ekonomisë.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net