Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2022

Studimi në SHBA: Të infektuarit me Omicron, më pak gjasa që të hospitalizohen  

0
Të dhënat e një studimi paraprak në Shtetet e Bashkuara tregojnë për një rrezik më të ulët të shtrimit në spitale dhe vdekjes nga varianti Omicron i koronavirusit.


Studimi është kryer duke analizuar pothuajse 70,000 persona që rezultuan pozitivë për sëmundjen COVID-19. Analizat janë bërë nga të dhënat e marra nga sistemi shëndetësor në Kaliforni në periudhën ndërmjet 30 nëntorit dhe 1 janarit, ku dy variantet e koronavirusit, Delta dhe Omicronin qarkullonin gjerësisht.  


Studimi gjeti se personat e infektuar me Omicron kishin përgjysmë më pak gjasa që të hospitalizoheshin, rreth 75 për qind kishin më pak gjasa për kujdes intensiv dhe rreth 90 për qind kishin më pak gjasa të vdisnin në krahasim me personat e infektuar me variantin Delta.




Nga afro 52,000 persona të infektuar me Omicron, asnjëri prej tyre nuk pati nevojë për futje në ventilator, krahasuar me 11 persona nga pothuajse 17,000 të infektuar me variantin Delta.


Këto gjetje i bashkohen edhe hulumtimeve të kryera në shtetet e tjera, përfshirë Afrikën e Jugut dhe Britaninë. Këto studime zbuluan po ashtu se infeksionet me Omicron janë më pak të rënda dhe kanë më pak gjasa që të shkaktojnë vdekje.


Rezultatet e këtyre studimeve sugjerojnë se Omicroni është “më pak i rëndë” se Delta dhe ulja e gjasave për zhvillimin e një sëmurje të rëndë nuk është vetëm rezultat i vaksinimit apo infektimit të mëhershëm, tha studimi.


Megjithatë, ky studim ende nuk është shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë, prandaj Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se të dhënat nuk të merren si të mirëqena.


Drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky u tha gazetarëve se transmetueshmëria ekstreme e Omicronit ende është duke e rënduar sistemin shëndetësor amerikan.


SHBA-ja aktualisht po regjistron mesatarisht 750,000 raste të reja në ditë dhe ka rreth 150,000 hospitalizime nga COVID-19. Ky shtet po ashtu po regjistron në baza ditore mbi 1,600 viktima.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net